Pershendetje!
S’e kisha menduar ndonjehere veten ne keto pozita…
Ndoshta e kerkova vetë, por nuk vazhdohej me ashtu. Jam Elona nga Tirana dhe do tw doja te tregoja historine time.
Ndoshta shume te tjere e gjejne veten brenda saj… Jam 18 vjeçe dhe fakti qe po e bej publike kwtw qw po mw ndodh, do te thote qe nuk po mundem me te vazhdoj ne kete menyre, e mbyllur perbrenda me kedo, pa shfaqur ndjenjat e mia me askend. Qe femije, ne jeten time problemi kryesor ka qene familja. Duhet te isha e lumtur sepse i kisha te dy prinderit, gezonim nje gjendje familjare te mire pa probleme, por ne realitet, brenda familjes time kishte gjithmone probleme te cilat vinin gradualisht e duke u rritur, duke kaluar brez pas brezi derisa erdhwn edhe tek une.
Prinderit e babit tim gjithmone kane hasur probleme me prinderit e mi, debatonin per gjene me te vogel. Une atwhere isha e vogel dhe nuk kuptoja shume, edhe pse ne koken time vazhdojne te buçasin zerat e te bertiturat e tyre. Arsyet ishin shume te forta dhe mjaft personale, saqe edhe sot unw e kam te veshtire t’i kuptoj, por tani qe jam e rritur nuk mbaj me anen e askujt sepse nuk me takon mua, edhe pse te gjitha ato qe ndodhen dikur, me mbushen me mllef. Me rriti gjyshja dhe per vite me radhe, kisha harruar kuptimin e fjales nene, dashurine qe femija mund te ndjejw per nenen e tij. Me pak fjale, po rritesha si nje femije jetim, me nene gjalle. Edukaten, sjelljet morale, gjithçka i mora nga gjyshja qe pavarësisht atyre qe ndodhen do t’ia di gjithmone per nder dhe do jem ne borxh me te per gjithe jeten, por vetem kaq.
Pasi erdhem me shtepi ne Tirane, mosmarreveshjet familjare kishin ndalur. Si me magji, çdo gje po shkonte shume mire, madje te gjithe u lidhen jashte mase me njeri-tjetrin, por une nga mosha 14 vjeçare mbeta vetem, po rritesha dhe askush nuk po e kuptonte. Me eshte dashur qe te perballesha kunder gjithçkaje qe me dilte perpara, fillova te jetoja ne nje ambient tjeter ku shoqeria nuk ekzistonte, me eshte dashur te gaboja qe me vone te mesoja, po formoja karakterin tim dhe askujt nuk po i interesonte kjo gje. Ne familjen time njiheshin vetem kwto fjalw: “Meso, shkolla eshte e vetmja qe te çon perpara”, degjoheshin vetem debatet e prinderve, krahasimet me moshatare te tjere, rendesia e krijimit te nje jete me nje burre qe familja e pranon. Vetem kjo kishte rendesi, te ishim krenaria e tyre, me pak fjale, te ishim perfekte me ato qe kishim mesuar vetw, pa ndihmën dhe perkrahjen e askujt. Mosha 14-vjeçare ishte fillimi i gjithçkaje per mua, fillimi i urrejtjes dhe i mllefit ndaj asaj qe biologjikisht quhej nena ime. Kisha nevoje per mesime, kisha nevoje per dike që te me qendronte prane sepse vuaja nga veprimet e gabuara qe mund te bëja. E gjitha kjo me beri te mbyllesha ne vetvete, te shmangia lidhjet me djemte (meqenese ra fjala, me kete parim jam rritur gjithe jetes), te ndjeja frike ne çdo moment. Por gjerat filluan te ndryshonin çuditerisht ne moshen 15-vjeçare…
Ishte fillimi i eksperiencave te reja, i ndryshimit te karakterit tim, i ketij karakteri qe sot askush nuk e pelqen, nuk e pranon dhe nuk e deshiron. Kete vit arrita te kuptoja veten time, arrita te piqesha para kohe, edhe pse fillimi ishte shume i veshtire. U perballa me nje klase nw tw cilwn me urrenin, nuk shoqerohesha me askend dhe aq me pak me djem, qe as nje “ç’kemi” nuk u thoja, por sa shume ndryshuan gjerat! Aq shume saqe u largova komplet nga atmosfera e familjes sepse me duhej te perballesha me nje mision shume te veshtire. Cilesite e mia si vajze, nga ato qw ishin, ndryshuan komplet, u bwnw krejt tw kundwrta. Nga e qetw, u bera e tmerrshme, nuk rrija pa folur, isha e turpshme, tashme asgje nuk me interesonte, kisha shoqe e nuk kisha shoke, por perqindja ndryshoi; shoket u bene arsyeja e gjithçkaje qe kisha, filluan te me respektonin te gjithe per ate qe po kthehesha, nuk kisha me frike nga askush, ndergjegjja ime ishte e qete ne çdo moment, e mora jeten si nje loje ku me e rendesishmja ishte te beja qejf. E jetoja jeten time vetem ne shkolle sepse sapo vija ne shtepi, mbyllesha ne dhomen time dhe rrija aty derisa flija gjume, qaja ne deshperim sepse me mungonte dikush, mbytesha ne ate vetmi e sa e sa here kam tentuar te lendoj veten. Serish e njejta rutine, shkolle-shtepi, por perballja ime me prinderit do fillonte serish sepse tashme isha kthyer ne nje rebele qe nuk njihte kufi. Vazhdoja te lendohesha nga mungesa e nje nene. Fjalet qe ajo me thonte vazhdonin te me benin pershtypje e nganjëhere pyesja veten: “Si ka mundesi qe jam kaq vetem? Si mundet qe nje nwne te mos i bëjë pershtypje femija i tij? Jam bere 15 vjeçe dhe s’me ka pyetur asnjehere me ke shoqerohem, pse jam e merzitur, çfare me shqeteson…”.
Kisha nevoje per dashuri, kisha nevoje per nenen time qe te me keshillonte te mos beja gabime. O Zot, sa po ndryshoja! Fillova te kompletizohesha, ironia u be jeta ime, sarkazma me ndiqte gjithmone, tallesha, isha kthyer ne nje egoiste te poshter qe nuk mendonte me asgje perveç vetes, kerkoja te dilja me e mira kudo, pa me interesuar me çmimi. Jetoja me deshiren per t’u hakmarrë sepse isha kthyer ne nje njeri që mendon vetëm veten dhe per kete gje vetem dy njerez e kishin fajin. Përkunder te gjithave, shoqeria filloi me te vertetë te me vleresonte sepse i ndihmoja, i keshilloja, u thoja ato fjalë qe askush nuk pati meshire te m’i thoshte mua, beja ato qe kisha nje jete qe i kisha deshiruar te m’i thoshte dikush.
Përkunder te gjithave, shoqeria filloi me te vertetë te me vleresonte sepse i ndihmoja, i keshilloja, u thoja ato fjalë qe askush nuk pati meshire te m’i thoshte mua, beja ato qe kisha nje jete qe i kisha deshiruar te m’i thoshte dikush. Arrita te gaboja, por brenda kufirit dhe kjo, fale nje personi qe me ndihmoi te kuptoja se sa egoiste isha, se sa shume gjera duhej te beja, se sa shume kisha per te mesuar. Ai më beri te kuptonte se çfare ishte dashuria dhe kjo dashuri me beri te kuptoja shume. Filluan me te vertetë problemet e moshes, por une i kalova brenda normave. Duke mos ditur asgje, mesova shume. Vitin e te pesëmbëdhjetave te mia do ta kujtoj gjithmone si nje vit jashtezakonisht te bukur, në të cilin arrita tri gjera: Te gaboja, te mesoja dhe te falja. Keshtu nisi nje vit tjeter kur unë mendova se me kaq kishin mbaruar problemet e mia, kisha arritur ta justifikoja mamin qe nuk me kishte qendruar prane dhe gjithë ajo ndjenje negative me ishte zhdukur ose të pakten, keshtu mendoja. Ndryshova shkolle, ndryshova klase dhe ky ishte nje minus per mua, pasi rrezimi i asaj shoqerie qe dikur e pata, me shkatërroi komplet. Te gjitha idealet e mia ishin vendosur mbi ate shoqeri, shto dhe faktin qe personi për të cilin ju fola iku, u largua me eren… Ishte fundi i nje epoke te vjeter dhe fillimi i nje jete te mbushur me dhimbje, vuajtje, te qara, me depresion e ne fund, me deshiren per t’i dhënë fund jetes, pasi kuptova qe kisha jetuar ne nje genjeshter. Ditet plot vuajtje nuk patën fund…
Nga deshperimi i madh lejova qe te me perdornin, te me merrnin nëpër kembe, te me shihnin duke lotuar, te dobet. Epoka e re ishte interesi… U shnderrova ne zarin e disa personave e pa e kuptuar, humba gjithçka. Nuk kalonte dita pa te qarat e mia, me fryheshin syte, shume here perfundova te psikologia pa e ditur askush. Beja gabim pas gabimi, perfundova duke provuar shume gjera vetem që ta harroja gjithe kete dhimbje, krijova nje tjeter shoqeri qe dikur as nuk ia hidhja syte. Prinderit s’i degjoja aspak; me sakte, askush s’e dinte çfare beja. U flisja me mosperfillje e ironi, pa e vrare shume mendjen. Fillova ta urreja veten per kete shndërrim, por nuk mund te ndryshoja dot. Kaluan muajt dhe gjendja sa vinte e bëhej me depresive. Arrita deri aty sa ne shume momente isha gati t’i jepja fund jetës, pija çfare me dilte perpara, kur lahesha mundohesha te mbytesha, luaja me thikat ne shtepi dhe shume here, perfundoja ne spital. S’e di ne çfare momenti fillova te merrja veten, te kuptoja se çfare po beja, por di qe fillova te ngrihesha e t’i vija kufi gjithçkaje, por tashme isha bere me hije e nuk mund te isha me e lumtur. Me mamin gjerat sa vinin e perkeqesoheshin, derisa nje nate plasi çdo gje. Isha e lodhur duke dëgjuar: “Mos rri me ate! Mos rri me kete”, me krahasimet qe bente… Ça dreqin donte? Tani filloi te interesohej per mua kur deri dje nuk dinte as emrin e shoqes sime me te ngushte? Ate dite ishte fundi! Pasi filloi te me fliste, nuk durova dot me dhe i thashë:
– Është hera e fundit qe m’i thua keto gjera! Se me ke rri unë nuk eshte pune per ty! Po a dreqin ke menduar ndonjhere si ndihem unë kur ti me flet keshtu? Pse, ça kujton ti, se vetem per te me dhene per te ngrene kisha nevoje une? Ça dreq nene je ti?
Me kaq e lashe, por ajo u ndje shume e ofenduar dhe filloi:
– Ti m’i thua mua keto gjera? Unë të kam rrit, une te kam vesh, te kam ushqyer… – dhe bla bla bla, te njejtat fjale si gjithmone, po me nje ndryshim, qe kete here filloj te qante.
Unë, me nje indiference te madhe vura kufjet dhe ndeza kompjuterin. Ajo vazhdonte të llomotiste nga dhoma tjeter, por une nuk isha e interesuar ta degjoja. Aty kuptova qe tashme nuk me interesonte me asgje, por e di qe ky ishte fillimi i nje rrefimi dhe nje debati te gjate sepse çdo gje qe kam perbrenda do t’ia them. Nuk arriten te me mesonin dhe te me njihnin te vogel… Ka ardhuar momenti te ma degjojne zerin tani qe jam lodhur nga gjithçka dhe jam bere si nje bombe qe eshte gati te perlcasë nga momenti ne moment. Urrej këtë qe jam dhe s’e mohoj, por nuk mund te ndryshoj me, te pakten derisa te nxjerr te gjithe kete inat qe kam perbrenda. Kam humbur gjithçka, por as kjo nuk me ben me pershtypje, jam mesuar me gjithçka. Uroj te mos ju kem lodhur me historine time, po me te vertetë kisha nevoje qe te hapesha, dikush te me degjonte zerin… Letra ime kishte me shume ndjenja, por per momentin kaq mund te beja, ishte me mire per mua te thoja çfare ndjeja sesa çfare bera. Nëse jeni te interesuar mund edhe t’jua tregoj të tjerat ne nje pjese tjeter. Ndihem pak me mire, por gjithashtu, ndjej qe fundi im eshte shume afer…
Ju faleminderit!