Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Erion Braçe, zagari i pushtetit të Ramës

Nga Jakup B. GJOÇA

Dje Erion Braqe, me cilësinë e Zëvendëskryeministrit i cilësoi dhjetëra mijëra protestuesë në Tiranë si “…turmë politikqensh”… Erion Braqe nuk është si Kryeministri Rama. Kryeministri Rama është dështak në profesionin që është diplomuar. Për piktor… Kryeministri Rama ka vetëm një profesion që e ushtron 21 vjet. Njeriu i Karrikes. Kryeministri Rama edhe si “emigrant” në Francë shkoi si djali i Kristaq Ramës dhe nuk punoi në Paris asnjë ditë si emigrant. Ka denoncime që e akuzojnë se Edi Rama është arrestuar nga Policia e atëhershme e Francës sepse ka vjedhur… Vetë Kryeministri Rama ka heshtur ndaj kësaj akuze, ndërkohë nuk ka paraqitur publikisht ASNJË DOKUMENT që të dëshmojë se punoi si emigrant dhe me ato franga bëri, siç iu përgjigj Studentit Vilën në Surrel… Erion Braqe ka një profesion që e ushtroi. Kryeredaktor i Zërit të POPULLIT. Profesioni i dytë i Erion Braqe është ai i denoncuesit të korrupsionit të qeverisë në vitet 2005-2013. Megjithatë, Erion Braqe si deputet i mazhorancës në 6 vite nuk mundi të çojë ASNJË AKUZË në Prokurori ndaj Qeverisë ” Berisha” të cilën e denoncoi çdo ditë në 8 vjet. Kësaj o Erion Braqe shqip i thonë: Shpifës!!! Pra profesioni i sotëm i Erion Braqes është ai i Shpifësit! Pardje roja i Prokurores së Përgjithshme dhunoi publikisht në mjediset e Parlamentit gazetarin. I pari që duhej të reagonte në mbrojtje të Lirisë së Fjalës duhej të ishte Erion Braqe si gazetar në profesion. Por Erion Braqe heshti. Heshti sepse siç thotë populli: ” Qëni leh aty ku ha”. Erion Braqe heshti sepse është Zagar i Pushtetit të Edi Ramës. Dje në Protestë u dhunua një fotoreporter nga Policia e Gjeneral Lleshit. Dje në Protestë një gazetareje i ra të fikët në Kohën që intervistonte udhëheqësin e Opozitës, sepse u helmua nga Gazi që përdori kundër Protestuesve Policia e Gjeneral Lleshit. Dhe Erion Braqe, si gazetar profesionist heshti. Erion Braqe heshti sepse siç thotë populli: “Qeni leh aty ku ha”, Ngaqë tani Erion Braqe ka ndërruar profesion dhe është Zagari i Pushtetit të Edi Ramës. Departmenti Amerikan i Shtetit publikoi Raportin 2018 dhe Shqipërinë e cilësoi ” Vendin më të korruptuar, qendrën e Trafikut Ndërkombëtar të Drogave”. Ka 6 vjet që Qeveris Edi Rama. Erion Braqe me profesion “Denoncues i Korrupsionit” heshti. Erion Braqe heshti sepse siç thotë populli: “Qëni leh aty ku Ha” dhe tani Erion Braqe është me profesion Zagari i Pushtetit të Edi Ramës. Zëri i Amerikës publikoi para disa javësh zbardhjen e Dosjes 339 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku dëshmohen me zë bashkëpunimi i Zyrtarëve të Lartë të Partisë Socialiste me njerëzit e Botës së Krimit për blerjen e votave në zgjedhjet Parlamentare të 2017. Erion Braqe me profesion gazetar heshti. Erion Braqe heshti sepse siç thotë populli: ” Qëni leh aty ku Ha” dhe tani Erion Braqe nuk është më gazetar në profesion, por është Zagar i Pushtetit të Edi Ramës. Erion Braqe si Zagar i Pushtetit të Edi Ramës para një viti guxoi edhe “kafshoi” mediatikisht deputetët gjermanë të cilët paralajmëruan se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat e anëtarësimit në BE në qershorin e 2017, sepse Shqipëria është vend i korruptuar, krimi ka pushtuar Shtetin, Drejtësia nuk funksionon. BE- ja dëgjoi kritikat e deputetëve gjermanë për Shqipërinë dhe jo ” kafshimet” e Zagarit të Pushtetit të Edi Ramës… Dje Erion Braqe, me profesionin e ri që ushtron si Zagar i Pushtetit të Edi Ramës cilësoi dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë protestuesë si ” Turmë politikqensh”. Erion Braqe harron që kjo ” Turmë politikqensh” e paguan atë gjithë këto vite që Erion Braqe leh në Parlament si ” Zagar i Pushtetit të Edi Ramës”. Sepse Nëse Erion Braçe do të ndihej sadopak “Deputet” duhet të tregonte RESPEKT PËR PROTESTËN E MIJËRA QYTETARËVE KUNDËR QEVERISË. Nëse Erion Braçe do të kishte sadopak ndërgjegje gazetari DO TË JEPTE DORËHEQJEN si zëvendëskryeministër, si Deputet, nga denoncimet për Korrupsion që zbardhen çdo ditë ndaj Qeverisë së Ramës. Nëse Erion Braçe do të ndihej sado pak Deputet i POPULLIT do të dorëhiqej nga ai Parlament Kukull i Diktatorit Edi Rama, derisa ai Parlament NUK KA OPOZITË. Dhe Nëse Erion Braçe ndihet sadopak akoma gazetar, e di mirë QË NUK KA DEMOKRACI PA OPOZITË NË PARLAMENT. Por Erion Braqe nuk është më Deputet i POPULLIT, as Gazetar, që të ndjejë Përgjegjësi para Shqipërisë, POPULLIT, për Korrupsionin, Inkriminimin e Qeverisë së Edi Ramës. Jo! Erion Braqe tani është Zagari i Pushtetit të Edi Ramës dhe Leh kundër POPULLIT, duke e quajtur ” Turmë politikqensh” për të kafshuar Kockën e Pushtetit, Si Zëvendêskryeministër, që i jep Edi Rama. Erion Braqe tërë vitet si gazetar dhe deputet Lehu të rrëmbejë Kockën e Pushtetit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Ma morën me dhunë fëmijën tim!

Advertisement