– Pershendetje, nëse njeriu vdes, ku jeton shpirti? Çfarë ndodh me të?
Redaksia:- E dashur, edhe pse kjo është një pyetje që mund ta përdorësh për temë bisede, nuk do të doja të ishte një pyetje që ty të krijon shqetësim.
Janë bërë shumë kërkime, por akoma nuk ka një përgjigje shkencore për këtë çështje.
Kërkimet janë bërë me pacientë që kanë kaluar vdekje klinike dhe pothuajse të gjithë flasin për një qetësi absolute, për bardhësi dhe për të gjitha momentet e jetës së tyre që u kaluan para syve brenda pak momentesh etj. Këto kërkime mund t’i gjesh edhe në internet. Për fat të keq, shkenca, megjithëse është vazhdimisht në evoluim, deri këtu ka arritur, nuk ka një përgjigjëje për më tej! Feja, ndryshe nga shkenca, ka një përgjigje për të gjitha dhe ajo thotë se shpirti i njeriut jeton në parajsë apo në ferr, në varësi të sjelljes së tij në këtë jetë, pra, të të mirave apo mëkateve që ka bërë.
Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës shpesh gjendet në dëshirën tonë… Nëse ne kemi humbur një person të dashuur dhe kemi nevojë të kemi shpirtin e tij pranë, atëhere mjafton të mendojmë momentet e bukura me të dhe kështu, do ta mbajmë gjallë te vetvetja. Jeto këtë jetë sa më mirë të mundesh, e dashur, një jetë që është e sigurtë se të është dhuruar për ta jetuar.