Jam një nënë dhe kam një shqetësim.
Djali im ka bajamet dhe mish të huaj në hundë. Sëmuret shpeshherë dhe na kanë rekomanduar ta bëjmë operacion pa bisturi, me rreze.
A ka ndonjë rrezik apo efekt anësor nëse bëhet me këtë lloj mënyre. Ju lutem, na ktheni përgjigje sa më parë. Faleminderit
Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, Poliklinika Qendrore, tel 0674090843:-Adenotonsillectomia, pra heqja e mishit të huaj në hundë dhe bajameve është një proçedurë kirurgjikale që mund të bëhet me dy mënyra. Me heqje konservative kirurgjikale dhe me heqje me radio terapi pra tonsillotomi me radio frekuencë dhe adenotomi me radiofrekuencë. Në rastin e heqjes kirurgjikale proçedura bëhet me anestezi gjenerale dhe i vetmi komplikacion më i hasur postoperator ashtu si në të gjitha procedurat kirurgjikale është hemoragjia e cila mund të jetë e hershme pra direkt pas proçedurës ose edhe ditën e shtatë pas ndërhyrjes, pas rënies së tapave të fibrines si rezultat i procesit të sherimit post tonsillectomise pra pas heqjes se bajameve. Kurse në rastin e heqjes se mishit të huaj në hundë komplikacioni postoperativ është vetëm hemorragjia dhe nëse nuk hiqet mirë edhe ripërsëritja. Në rastin e heqjes me radiofrekuencë apo me rreze lazer komplikacioni meë i shpeshtë është ripërsëritja sidomos në rastin e bajameve ku 20 % është mundësia e ripërsëritjes dhe 80 % jo kurse shkalla e hemorragjise postoperatore dhe e vonshme ështeë e papërfillshme. Kështu që gjithmonë prindi njoftohet që përpara proçedurës që ripërsëritja është e mundshme dhe është në dorën e prindit të vendosë nëse do ta bëjë me metodën konservative kirurgjikale apo me metodën e re me radiofrekuencë.