Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A shërohet prostata pa operacion?

– Doktor Evi, kam një sëmundje që po më shqetëson shumë kohët e fundit.

U vizitova dhe sipas doktorit, jam me prostatë. Unë në fakt kam çrregullime dhe djegie kur urinoj. 

Doktori më këshilloi operacionin, por unë kam shumë frikë t’i hyj operimit, sepse jam shumë i dobët me shëndet, plus që këtu s’kam besim.

Advertisement

A nuk ka ndonjë ilaç përveç operacionit, që ta rregullojë gjendjen time?

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- -Siç e kam thënë edhe herë të tjera, sëmundjet e prostatës janë të shumta. Në radhë të parë, duhen ditur shkaqet, arsyet apo patologjia e prostatës. Kjo sëmundje haset më shpesh te mosha juaj dhe quhet hipertrofia beninje e prostatës. Ky është shkak i çrregullimeve hormonale që ndodhin te shumë meshkuj për shkak të moshës. Kemi zmadhim të prostatës, që çon në çrregullimin e aktit të urinimit. Në rastin tuaj dhe në lidhje me ato që na shkruani, mendoj se kemi të bëjmë me një nga patologjitë e shpeshta si: infeksioni i prostatës apo siç quhet ndryshe, prostatitis. Në këto raste, pacientët kanë shqetësime të tilla si: Dhimbje, dalje e një sekrecioni në fund të urinimit apo defekimit dhe njëkohësisht, njëfarë bezdisjeje e rëndimi në fund të barkut. Ju duhet të bëni një eko, që është shumë e rëndësishme për përcaktimin e kësaj patologjie dhe nuk është nevoja të bëheni operacion. Pasi të dalë ekzaminimi i saktë, mjekimi do të jepet në bazë të shkaktarit të infeksionit dhe bëhet zakonisht me antibiotikë, që janë mjekimi më specifik. Gjithashtu, ju këshilloj të kryeni akte të shpeshta seksuale, në mënyrë që lëngu spermatik të dalë jashtë sa më shpejt të jetë e mundur. Përveç kësaj, ju këshilloj të bëni edhe një konsultë me mjekun urolog, në mënyrë që të merrni një mjekim me rezultat më të mirë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Është martuar me një italiane, por e dua!

Next Post

Një gabim, më kushtoi gjithë jetën

Advertisement