– Përshëndetje me përzemërsi stafit të “Intervistës” sepse kjo gazetë është bërë një tribunë e vërtetë ku njerëzit gjejnë zgjidhjen e halleve apo informacionin e saktë.
Unë dhe një mik i imi student në mjekësi kemi kaluar ankthe e kriza paniku dhe kjo na ka lidhur e bërë miq.
Pyetjen këtë herë i kam enkas për Dr.Taulantin. Kur ke një atak paniku të fortë, deri në sa rrahje mund të arrijë frekuenca kardiake e njeriut, pa u rrezikuar? 2. A ështe e sigurtë se nuk më bie të fikët, nuk vdes e nuk të bëjnë asgjë ataket e panikut veçse të tmerrojnë?! Mbrëmë pata një takikardi të fortë dhe kur u qetësova disi, rrahjet i kisha 112 për minutë; imagjinoni sa duhet të kenë qenë në ato momente… Jam 20 vjeç, kam bërë edhe holter 24 orë, i cili shënon rrahje maksimale 150 dhe konkluzioni ishte: takikardi sinusale. A rrezikon të ndalë zemra nga kjo frekuencë e lartë?
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 +355662770750:- Përshëndetje! Ataket e panikut pothuaj gjithmonë shoqërohen me takikardi, pra me rrahje të shpejta! Nëse takikardia është në terren të një zemre normale përgjithësisht është e parrezikshme! Është thjesht një rritje e të rrahurave mbinormë e nxitur nga një gjendje ankthi. Kujtojmë që deri në 100 rrahje në minutë jane rrahje normale ndaj vlera 112 nuk konsideohet problematike. Nëse në holter rezulton thjesht takikardi sinusale atëherë jemi shumë me të qetë pasi kjo tregon që nuk kemi takiaritmi. Një konsultë neurologu apo neuropsikiatri në këto raste do ishte e arsyeshme. Kjo pasi në këto raste reagimi i zemrës është pasojë dhe jo shkak. Të shkuara!