Tё dashur lexues! Historia ime, nё tё vёrtetё, nuk ёshtё njё histori dashurie pasionante, ashtu si shumica e historive qё keni lexuar, por ёshtё edhe mё e fortё se dashuria.
Ёshtё historia qё mё bёri tё ngrihem nga hiçi, nga hendeku i thellё ku kisha rёnё.
Unё quhem Maria dhe jam rreth tё dyzetave. Jam beqare, por kam njё lidhje tё cilёn po e pёrjetoj çdo moment. Kjo lidhje ёshtё e mrekullueshme, por mё e rёndёsishmja e saj ёshtё se si ajo mё nxori nga varfёria.
Kur isha 15 vjeçe, mbeta shtatzёnё me njё shok tё lagjes. Isha shumё e re dhe shumё e padjallёzuar. Sapo prindёrit e morёn vesh kёtё, mё çuan te daja, nё njё fshat tё largёt. Atje nuk rrija te shtёpia e dajёs, por te shtёpia e njё gruaje qё nuk lindte fёmijё dhe fёmijёn tim do ta merrte sapo ta lindja. Ajo jetonte me burrin e saj dhe me vjehrrёn. I kishin tё gjitha tё mirat, pёrveç sё mirёs mё tё madhe, fёmijёs. Mё mbanin mirё, por unё mёrzitesha shumё, sepse nuk duhet tё dilja as nё oborr qё tё mos mё shihnin komshinjtё, pra, gjithçka ishte super e fshehtё. Kalova 7-muaj shumё tё mёrzitshёm sepse kur shkova atje, isha 2-muajshe shtatzёnё, por nё kёta shtatё muaj, mёsova shumё gjёra. Kryesorja e atyre qё mёsova ishte mirёsia. Në atë familje, mirёsia kishte ndёrtuar folenё e saj. Shkonin shumё mirё si burri me gruan, ashtu edhe vjehrra me nusen. Tё dyja ishin shumё punёtore dhe mё mёsuan tё gatuaj, tё bёj punё dore tё tё gjitha llojeve, si dhe si tё bёja qilima. Pavarёsisht kёsaj, ata 7 muaj ishin shumё tё gjatё, nga mёrzia. Bebja lindi. Ishte vajzё. E pashё kur e mbёshtollёn sapo kishte lindur dhe nuk e pashё mё. Edhe pse ndenja njё javё pas lindjes derisa mora veten, vajzёn nuk e pashё. Kjo ishte dёshira e nёnёs sime, e cila vendoste gjithmonё pёr mua.
U ktheva nё qytetin tim. E kisha marrё pak veten, por ndjeja njё boshllёk nё shpirt. Nё familjen time, nuk hapej asnjёherё kjo bisedё. Nuk kisha me kё tё bisedoja e t`i zbrazja shpirtin. Nuk i kishim treguar as djalit qё mё la shtatzёnё. Nё shkollё nuk u ktheva mё. Kishte kaluar njё vit dhe prindёrit nuk i dhanё shumё rёndёsi shkollimit tim. Djalin qё mё la shtatzёnё e shihja rrallё dhe, sa e herё e shihja, ndёrroja rrugё. Ai njёherё mё ndaloi dhe mё kёrkoi tё vazhdonim lidhjen, por unё i thashё se nuk e doja e se kishte qenë diçka kalimtare. Pashё lot nё sytё e tij. Edhe pse tё vegjёl, ishim dashur. Pra, u shkёputa nga shoqёria. Rrija nё shtёpi dhe bёja punёt. Kёshtu kalova disa vjet, derisa njё ditё mami mё tha se mё kishin kёrkuar pёr martesё. Isha 19 vjeçe dhe kjo gjё pritej. Nuk e kundёrshtoja dot mamanё e as babanё dhe u bё si donin ata. U fejova dhe u martova me njё djalё nga njё familje shumё e pasur. Ai nё fakt ishte simpatik, por unё nuk ndjeja ndonjё gjё pёr tё. Po kёshtu dukej edhe ai, sepse edhe pёr atё, kishin vendosur prindёrit. Ai u mёrzit mё tepёr kur mori vesh historinё time, por ai mё kuptonte dhe ishte njeri shumё i mirё, kёshtu qё nuk i tregoi askujt. Jeta jonё bashkёshortore nuk ishte e keqe. Ia kalonim mirё dhe për kёtё na ndihmonte dhe gjendja e mirё ekonomike, mirёpo fati nuk po na gёzonte me njё fёmijё. Ndoshta fёmija do tё ishte rregullatori i kёsaj lidhjeje, por nuk ishte e shkruar. Pas dy vjet martese, mua mё vdiq nёna. U mёrzita shumё, edhe pse ajo nuk mё kishte afruar kurrё e nuk kishte mё kishte lёnё qё tё bёja ato qё doja unё. Pas vdekjes sё nёnёs, babai u tret çdo ditё e mё tepёr nga mёrzia. Gjashtë muaj pas vdekjes sё nёnёs, vdiq edhe ai. Unё e pёrjetova shumё vdekjen e nёnёs dhe babait, por edhe mё shumё vuaja faktin qё nuk mund tё bёja mё fёmijё. Ndoshta ishte mallkimi i fëmijës qё braktisa. Kishin kaluar 5 vjet dhe unё as po bёja fёmijё, as punoja, vetёm rrija nё shtёpi e merresha me gatim e punё shtёpie. Burri im, pavarёsisht se nё fillim mё kishte dashur, tani ishte pak mё i larguar nga unё. Nuk i vija faj. Nganjёherё mendoja se mos kishte ndonjё tjetёr. Njё ditё mendova diçka: “Po sikur unё tё iki e tё ndahem nga ai? Kёshtu, ai do tё martohet pёrsёri e do tё bёhet me fёmijё.”. Qё nga ajo ditё e nё vazhdim, vetёm ky mendim mё qarkullonte nё mendje, derisa njё ditё mora njё vendim. Kisha përgatitur darkёn dhe mezi prisja tё vinte. Kur erdhi, i thashё se kjo do të ishte njё natё e veçantё.
– Ç`ka ndodhur? – tha ai.
– Kam vendosur tё largohem, – i thashё. – Kёto vite qё kaluam bashkё, ishin tё mrekullueshёm, por ti nuk ke pse tё dёnohesh nga gabimet e mia.
Pas njё bisede tё gjatё, u vendos; unё do tё ikja. Ai mё premtoi se do tё mё ndihmonte ekonomikisht, por shumё shpejt e harroi premtimin. E dija se do tё ndodhte kёshtu sepse i kisha njohur vjehrrёn dhe kunatёn se si ishin. Nejse, ndihesha e çliruar pёr vete, por gjendja ekonomike ishte mjaft e vёshtirё. Babai dhe nёna nuk kishin patur shtёpi dhe nuk kisha vend ku tё rrija. Qёndrova pak kohё te vajza e tezes, por shumё shpejt, e pashё që u bёra e tepёrt. Nuk kisha as profesion e as arsim. Mora njё garsionierё me qira dhe, 30-vjetorin, e festova vetёm.
Punoja nё njё filanto dhe merrja njё rrogё shumё tё vogёl. Atё pak e paguaja qira e pjesёn tjetёr, haja bukё. Sikur tё mos mjaftonte kjo, u njoha nё punё me njё burrё tё martuar. Ai mё ishte vёnё pas e unё kisha nevojё pёr njё njeri. Ishte njё njeri i mirё, por duhet tё mbante dhe familjen, kёshtu qё herё pas here mё kёrkonte mua para pёr duhan e gjёra tё tjera. Shpesh vinte te shtёpia ime dhe mё duhej tё gatuaja edhe pёr dy. Mallkimi i fёmijёs tim vazhdonte. Nganjёherё bёhesha shumё keq. Mёrzitesha shumё, por asnjёherё nuk e shprehja sepse ashtu mё kishin mёsuar prindёrit, t`u bindesha tё gjithёve. Lidhja zgjati shumё, deri para dy vjetёsh kur, ashtu si shumë tё tjerё, u njoha nё internet me njё tё huaj. Ai mё kishte dёrguar ftesё nё Facebook. Jetonte nё Amerikё. Edhe pse nuk flisja asnjё gjuhё tё huaj, komunikoja me tё në fillim me pak fjalё e mё pas, filluam tё komunikonim më mirё.
Mё ftoi tё shkoja atje. Ai mё çoi garancinё dhe pas shumё orёve me avion, isha nё Amerikё. Ai mё priste nё aeroport. Ishte njё burrё shumё simpatik dhe shumё i ёmbёl. Kalova njё javё tё mrekullueshme atje.
Ai mё pyeste pёr çdo gjё dhe unё tregohesha e sinqertё me tё. Ai nuk arrinte ta kuptonte se si nuk kisha investuar pёr veten asgjё. Nuk kisha as njё zanat, por nё fakt, unё njё gjё tё mirё kisha mёsuar gjithё kёta vjet tё jetёs sime. Kisha mёsuar tё thurja qilima, kur prisja tё lindte vajza ime dhe ai mё dha njё ide. Do të mё ndihmonte tё hapja njё tezgjah. Unё kisha shumё frikё. Isha nё njё moshё kur i studion shumё gjёrat dhe nuk bёn asgjё pa u trembur, por ai mё dha shumё kurajё dhe unё mora guximin. Kur u ktheva në Shqipëri, lashё punёn nё filanto dhe mora njё ambient me qira. Ai mё dёrgoi tё hollat dhe unё bleva mjetet qё mё duheshin. Mora disa ndihmёs dhe, ja ku puna filloi.
Pas njё pune tё mirё, erdhi edhe rezultati. Ai erdhi nё Shqipёri dhe u kёnaq shumё qё tashmё, unё kisha njё punё tё mirё. Nё fakt, po tё mos kishte qenё ai, unё prapё do të numёroja kafshatat e bukёs nё pritje tё rrogёs, duke vuajtur mallkimin qё mё ndiqte nga prapa. Ai mё tha se kishte edhe njё ide tjetёr: Tё kёrkoja vajzёn qё e kisha braktisur! Unё e dёshiroja shumё kёtё, por nuk kisha guxim. Tashmё, vajza i kishte kaluar tё njёzetat dhe besova se do të mё kuptonte se pse e kisha braktisur. Shkova nё fshatin e dajёs sim dhe shkova te shtёpia ku kisha jetuar pёr 7 muaj dhe kisha lindur vajzёn. Plaka kishte vdekur dhe çifti ishte plakur. Ata kishin qenё tё mëdhenj në moshë kur morёn nё kujdes vajzёn time. Me ata njerёz, ruaja kujtime shumё tё bukura. Meqenёse tashmё isha mirё nga gjendja ekonomike, u kisha sjellё tё holla dhe disa dhurata. Vajza ime ishte rritur dhe studionte jashtё Shqipёrisё. Ata mё dhanё numrin e tyre të telefonit dhe mё thanё se do tё lidheshin me mua kur ajo tё vinte. Mendova se ishte vetëm një justifikim për të më larguar, por kёshtu ndodhi. Ata më telefonuan dhe më prezantuan me vajzën time…
Nё fillim, vajza nuk fliste me mua, por unё e afrova shumё… Tani ajo punon nё firmёn time dhe menaxhon tё gjithё aktivitetin tim, pra, u bashkuam. Tёrhoqёm nё Tiranё edhe prindёrit qё e kishin rritur dhe çdo gjё u rregullua. Tashmё, mallkimi mbaroi. Nё fakt, çdo njeri qё braktis njё fёmijё nё njё mёnyrё apo në njё tjetёr e vuan kёtё, pavarёsisht se pse ёshtё detyruar ta braktisё, por Zoti, në fund, më bekoi me dashurinë e saj dhe të burrit që kam në krah…