Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më bien flokët nga tiroidet?

– Doktor Dashamiri, ju përgëzoj për përgjigjet që jepni; jeni shumë i qartë. Unë kam një problem që nuk e di nëse është për fushën tuaj apo për ndonjë mjek tjetër, por gjithsesi, unë po e shkruaj. U bë ca kohë që kurohem për mungesë jodi dhe marr jodox, por prej dy muajsh kam rënie të mëdha flokësh dhe doktoresha më ka thënë që e kam nga tiroidet. Sa ndikojnë tiroidet te rënia e flokëve? Po te krizat nervore? E shoh veten shumë të nervozuar dhe shpeshherë, edhe të dëshpëruar, pa ndonjë shkak të veçantë. Ju lutem, më thoni çfarë shenjash jep zakonisht tiroidja e acaruar? Shpeshherë, ndjej skuqje të faqeve, saqë më djeg edhe lëkura. Veç të tjerash, kam rrahje të shpeshta të zemrës. Jam 29 vjeçe dhe jam beqare, pa fëmijë.

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekësore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- Ju falënderoj për konsideratat ndaj meje dhe pyetjen tuaj interesante. Nëse jeni lexuese e rregullt e rubrikës mjekësore, besoj se do të keni patur mundësi të lexoni përgjigjet e mëparshme ku jo rrallëherë e kemi trajtuar fenomenin e rënies së flokëve në sëmundjet e tiroides. Tani po mundohem t’jua sqaroj pak më gjatë. Gjëndra tiroide është e domosdoshme për shumë funksione të trupit tonë dhe ka ndikim jo të paktë në lëkurë e anekset e saja, siç janë edhe flokët. Në kushte normale, hormonet e kësaj gjëndre, në bashkëpunim me faktorë të tjerë, marrin pjesë aktive në daljen, rritjen dhe mbajtjen e flokëve. Është e kuptueshme që, për një sëmundje apo një tjetër, niveli i hormoneve të tiroides ndryshon. Edhe kur shtohen këto nivele, por edhe kur pakësohen, do të kemi prishje të balancave në organizëm dhe, për pasojë, do të çrregullohen edhe efektet ushqyese e mbajtëse mbi flokët. Më thoni që ju kanë trajtuar për mungesë të jodit por nuk më keni dhënë asnjë element biologjik që e konfirmon këtë gjë. Në mjekësi, diagnoza e saktë është baza e gjithçkaje pasi mjekimi është pak më komod. Që të konfirmojmë defiçencën e jodit, duhet matur niveli i tij në gjak, urinë etj. Mjaft e rëndësishmë do kishte qenë edhe kryerja e ekografisë në këtë rast. E trajtova pak çështjen e diagnostikimit sepse nga mungesa e thjeshtë e jodit, nuk ka kaq shumë ankesa e aq më tepër, rënie të theksuara të flokëve. Në kushtet tuaja, jeni e lutur të mos merrni më asnjë lloj mjekimi pa u konsultuar me mjekun specialist endokrinolog.

– Vetëm duke vlerësuar gjendjen tuaj të përgjithshme dhe duke kryer ekzaminimet bazë funksionale dhe morfologjike të tiroides, do të shkonim drejt përcaktimit të saktë të diagnozës suaj. Te kjo diagnozë e kanë shpjegimin më vonë edhe një pjesë e shqetësimeve nervore që ju paraqisni më lart, duke nënkuptuar që nëse tiroidja ka prishur ekuilibrin e punës së saj, mbase edhe spektri i shqetësimeve psikologjike ka ardhur si rrjedhojë e mosfunksionimit korrekt të tiroides. Në rast të kundërt, nëse konfirmohet që gjendra juaj mund të jetë pak e zmadhuar, por me funksion normal, ne nuk mund t’ia ngarkojmë gjithë kuadrin tuaj klinik gjëndrës tiroide. Kur pyesni çfarë shenjash jep tiroidja e acaruar, kam përshtypjen që doni të dini si paraqiten klinikisht në ekstremitetin e vet, sëmundjet e tiroides. Sëmundjet e tiroides janë të ndryshme. Edhe krizat apo manifestimet e tyre ekstreme janë po aq të ndryshme. Rrahjet e shpejta të zemrës nuk mungojnë kurrë kur tiroidja e ka shtuar punën e saj dhe e kundërta, janë të ulura kur tiroidja ka ulur funksionin apo punën që kryen. Në fakt, defiçiti i jodit i sjell më vonë të dyja çrregullimet, edhe atë të tepricës së hormoneve të tiroides, por më shpesh çon në pakicë. Prandaj mos humbni më kohë lart e poshtë, por drejtojuni specialistit endokrinolog tek i cili ju besoni. Mbetëm në pritje të lajmeve të mira nga ju rreth shqetësimeve që jam i bindur se do marrin zgjidhje të shpejtë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më braktisi dhe iku te dashnorja

Next Post

Pse s’jam si më parë?

Advertisement