Janë ëndrra e një nate vere…. ose le të themi edhe pranvere! Fustanet e mbrëmjeve janë kaq romantike, të këndshme dhe elegante sa duken si magji e pastër, një magjepsje me sy hapur.
Vajzat e “Felix TheSalon” kanë bërë një zhytje në romanticizëm dhe rezultati është një feminilitet i jashtëzakonshëm që të con pa u menduar gjatë tek eleganca dhe klasi që çdo femër kërkon tek fustani i saj i mbrëmjes.
Një magji e ndërthurur mes tylit, dantellës, puplave dhe teminave që e çon elegancën në qiell. E zeza, e bardha, bluja e thellë, ngjyrat pastel janë nuancat e preferuara të këtij salloni fustanesh. Motivet e luleve , qëndisjet e çmuara dhe apikacionet shkëlqyese me copëza kristalesh, për të ndriçuar mbrëmjet tuaja me fustane ëndrrash të gatshme për t’u shndërruar në realitet. Me një joshje intriguese, prezantimi vetëm i një pjese të koleksioneve që do vazhdojnë edhe më tej, na ftojnë të mos ia ndajmë sytë për asnjë moment FenixTheSalon. Atë e gjeni në Durrës, Rruga Andon Naci, Lagjja Nr 6! Fustanet jepen vetëm me qera, kështu që secila prej femrave ka mundësi t’a bëjë të sajin fustanin e ëndrrave. Mund t’i ndiqni edhe në instagram në @fenixthesalon e do gjeni atë që që keni kërkuar gjithmonë, për të qenë ju princeshat e mbrëmjes ku jeni të ftuara…! Më poshtë keni disa modele të cilat do t’ju bëjnë t’i dashuroni ashtu siç ndodhi edhe me ne..!