Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vuaj nga tiroidet e brendshme


– Kam shumë kohë që vuaj nga tiroidet e brendshme. Problemi që më shkaktojnë ka të bëjë me frymëmarrjen; nuk mbushem dot me frymë dhe kam dhimbje rreth zonës së zemrës. Më shkurtohet frymëmarrja. Jam kuruar para disa vitesh dhe u bëra mirë, por tani janë përsëritur prapë. Krizat i kam gati çdo dy ditë. Çfarë më këshilloni, ju lutem?

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekesore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- – Faleminderit për pyetjen tuaj. Shpresoj të jem bindës dhe i qartë me sqarimet e mia. Termi tiroide të brendshme, në kuptimin shkencor, nënkupton zmadhim të gjendrrës tiroide me ose pa kokrra, jo në pozicionin normal të vendosjes së tiroides, por brenda kafazit të kraharorit. Jo rrallëherë ndodh që gjëndrra tiroide të vendoset jo në pjesën e përparme të qafës, por në pozicione të tjera kudo në organizëm. Në më të shumtën e rasteve, këto janë dhe funksionojnë normalisht, por ka edhe raste kur këto pozicione ektoipike nuk e kryejnë funksionin, por shkojnë drejt atrofizimit.

– Nisur nga fakti që gjendrra tiroide është e vogël në madhësi dhe peshë, edhe kur ajo vendoset në pjesën e brendshme të sipërme të kraharorit, nuk shkakton probleme lokale, por kur gjendet në këto pozicione dhe zmadhohet apo më rëndë akoma, kur krijon kokrra, bëhet shumë herë më e rrezikshme sesa normalisht për të njëjtën sëmundje, po të ishte në pozicionin normal. Shenjat më të shpeshta klinike kur ndodh kjo patologji janë marrja e frymës, çrregullime të ritmit dhe presionit arterial, fryrje në pjesën e sipërme të lëkurës, në zonën përreth, ndryshime të ngjyrës dhe mavijosje në fytyrë e në qafë.

Advertisement

– Ju më thoni që keni dhimbje në zonën e zemrës. Kjo ka nevojë për një përcaktim më të saktë nëse është vërtet e zemrës apo është në sajë të efektit mekanik të shtypjes që gjëndrra tiroide e brendshme ka dhënë në strukturat e kraharorit. Nëse vërtet kjo gjendje ka ndodhur te ju, mund t’ju them që e keni të nevojshme të kërkoni shpejt ndihmën mjekësore jo vetëm me pyetje në media, por duke vajtur vetë fizikisht te mjeku i cili do të marrë në konsideratë çdo shqetësim dhe do të kryejë të gjitha ekzaminimet e domosdoshme për gjendrrën tiroide, mushkëritë, zemrën etj. Duke e mbyllur, më vjen keq t’ju them që këshillimi im është: Shpejtoni ta zgjidhni problemin tuaj sepse pasojat e saj, nëse neglizhohen, janë realisht të rënda. Duke ju uruar shërim të plotë, shpreh dëshirën të më shkruani sërish. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si e rrita djalin tim vetëm

Next Post

Ç’është sëmundja e prostatës?

Advertisement