Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vjehrra do të më ndajë nga burri


– Jam Ina, 27 vjeçe. Problemi im qëndron këtu… Jam e martuar prej 6 vjetësh. Kur u njoha me burrin, si dhe në fejesë e martesë, nuk mori pjesë asnjë nga njerëzit e tij. Kjo, për arsye se babain e ka të martuar me një tjetër dhe të ëmën e ka në Itali prej 10 vjetësh, bashkë me të motrën dhe ato nuk vinin dot për arsye dokumentesh. Sa herë flisja në telefon me vjehrrën, unë nuk i thoja “mama”, por “zonja X” ose në emër sepse s’më duket logjike t’i thuash mama dikujt tjetër përveç mamasë tënde biologjike. Kur erdhi vjehrra këtu, unë e respektova në maksimum, duke e ftuar për drekë dhe i bëra edhe dhurata, por kjo tani na ka ngelur e pakënaqur pse nuk i thërras “mama” dhe ka shprehur pakënaqësi te mamaja ime. Çfarë nuk i ka thënë, që s’kam edukatë etj., madje ndërhyn edhe te burri që ai të ndahet prej meje. Më thoni, ju lutem, si të veproj? Me respekt, Ina.

Redaksia:  – E dashur Ina, na vjen sinqerisht keq që ka akoma në Shqipëri nëna të tilla që ndërhyrjnë në jetën e një çifti. Fatkeqësisht, ju nuk jeni e vetmja që e vuani një situatë të tillë, pasi ka plot çifte të tilla në vendin tonë që janë ndarë vetëm sepse ka hyrë vjehrra në mes. Sigurisht, nuk po them që të gjitha vjehrrat janë të tilla. Sjellja juaj ndaj vjehrrës është shumë korrekte. Për letrën tuaj, përveçse e kemi diskutuar në redaksi, jemi konsultuar dhe me një psikologen tonë e cila u shpreh qartë që s’keni pse të ndiheni fajtore. Ju jeni treguar e edukuar dhe e sjellshme me të, ndërsa si shpërblim, keni marrë mospërfilljen dhe thashethemet e saj. Me këto që po ju themi nuk duam t’ju nxisim në grindje me të, përkundrazi, jeni ajo që jeni treguar deri më sot e respektuar. Këshilla jonë është të jeni pak më indiferente. Ju këshillojmë që këtë konflikt ta bisedoni me burrin tuaj, të cilin nuk e përmendni aspak nëse është në dijeni dhe a ju mbështet ndopak. Mendoj se këtu duhet të ndërhyjë ai, t’i tregojë nënës së tij se nuk ka të drejtë të ndërhyjë në jetën e tij private. Në qoftë se keni mbështetjen dhe mirëkuptimin e bashkëshortit, nuk duhet të shqetësoheni sepse e rëndësishme është të jeni mirë me njeriun tuaj të jetës, me atë që keni ndërtuar familjen. Ndërsa sa i përket vjehrrës, me qetësinë me të madhe duhet t’ia bëni të ditur asaj që s’ka aspak të drejtë të ndërhyjë në jetën tuaj. Mund t’ia shprehni qartë që keni ngelur e pakënaqur nga sjellja e saj dhe t’i kërkoni që të mos ndërhyjë. Bëjani të ditur se e respektoni vetëm për hir të bashkëshortit tuaj sepse ajo nuk i ka lënë vend vetes për respekt. Shkurt dhe qartë, qëndrojini pak indiferente sepse më duket se është “llastuar” shumë nga vëmendja juaj. Nëse ju jeni e drejtë dhe korrekte ndaj saj, ajo s’ka arsye të ndërhyjë në jetën tuaj në çift dhe për më tepër, t’i shprehet në atë mënyrë mamasë suaj. Për këtë, duhet të kërkoni edhe mbështetjen e familjes tuaj, që të mos i japin të drejtë asaj gruaje për ato që ka shprehur ndaj jush. Ju, duke qenë e mbështetur nga bashkëshorti në radhë të parë dhe nga familja juaj më pas, nuk duhet të shqetësoni aspak sepse ajo nuk do t’ia arrijë kurrë qëllimit të saj, që t’ju ndajë. E rëndësishme është të jeni në rregull me bashkëshortin tuaj. Ju e keni respektuar dhe ajo ju është përgjigjur në mënyrë negative? Atëhere qëndroni e tërhequr dhe mos u përzieni fare me të. Nëse ju vjen në shtëpi, respektojeni për hir të bashkëshortit tuaj dhe kaq. Ju keni jetën tuaj dhe askush s’ka të drejtë t’jua trazojë atë, qoftë kjo edhe nëna juaj. Vërini kufij dhe kaq. S’ka asgjë të keqe që i thërrisni në emër vjehrrës suaj. Ndodh edhe që mamasë biologjike t’i thërrasësh në emër. Nuk jemi të detyruar t’i thërrasim të tjerët siç duan ata, por siç e ndjejmë dhe për këtë, s’ka pse na gjykon kush. Gjithë të mirat.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon..!

Next Post

Si të jetosh mirë në menopauzë?

Advertisement