Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ta përdorë glukosaminën?


– Ju lutemi t’ia përcillni këtë letër mjekut specialist të diabetit për një problem të rëndësishëm që ka shëndeti i nënës sonë 75 vjeçare. Ajo vuan nga tharja pothuajse totale e lëngut sinovial në të dy gjunjët dhe gjendja e saj sa vjen e bëhet më e vështirë për të ecur, aq sa nuk del dot më nga shtëpia. Mjekët reumatologë i kanë rekomanduar si mjekim Glukosaminën, rigjeneruese e lëngut sinovial. Problemi ynë është ky: A ndikon Glukosamina në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak (ne nisemi thjesht nga emri glukozë)? Nëna nuk është diabetike e mirëfilltë, por duke u nisur nga mbipesha (80-90 kg), me një gjatësi trupi 1.60 m, ajo e ka shumë kujdes punën e sheqerit, mban dietë dhe i bën analizat e glicemisë rregullisht, çdo 2-3 muaj, pikërisht sepse nuk do që të bëhet me diabet. Nuk kemi asnjë rast trashëgimie në familje, por gjithsesi, kujdesi nuk është i tepërt e as i dëmshëm. Analizat e saj janë mjaft të ndryshueshme dhe ka patur muaj që i ka dalë sheqeri 85 (gjithmonë esëll). Ka patur të tjera raste me 97, 99, por tani së fundi, i ka dalë 112 dhe 115. Mund të jetë rastësi, por ka koinçiduar tamam që, gjatë muajit që ajo ka marrë rregullisht çdo ditë Glukosaminën, i ka dalë dhe analiza e nivelit të sheqerit më e lartë. Kemi nevojë të dimë me saktësi nga mjeku i diabetit nëse nëna mund ta marrë këtë mjekim pa frikën se mos i ngre nivelin e sheqerit në gjak. E theksojmë që është i vetmi mjekim që ajo mund të marrë, sepse gjithë antiinflamatorët e kanë qetësuar vetëm përkohësisht, por lëngut sinovial nuk i kanë bërë asgjë. Ajo merr rregullisht sintrom (antikoagulant) sepse 2 vjet më parë ka kaluar një fibrilacion dhe aritmi mjaft të rrezikshme për jetën. Shumë ilaçe, sisdomos antiinflamatorët, ose dhe Amoxicilina etj. kanë të shënuar ke letra brenda kutisë që kush merr antikoagulantë, duhet të ketë shumë kujdes me marrjen e atyre ilaçeve. Pra, i mbetet vetëm glukosamina, për të përmirësuar gjendjen e saj. Shpresojmë të na jepni një sqarim e të vazhdojmë t’i japim ilaçin e duhur, pa preokupime. Ju falënderojmë familjarisht.

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekesore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- – Të nderuar lexues, duke ju falënderuar për përshkrimin perfekt të gjendjes së nënës suaj, si dhe duke më dhënë shumë elemente të hollësishme të historikut të sëmundjeve të saj, gjej momentin t’ju përgëzoj edhe për nivelin e mirë të kulturës shëndetësore dhe dëshirës për të qenë gjithmonë të shëndetshëm e të informuar me të rejat shkencore.

Advertisement

– Në lidhje me Glukosaminën, mund t’ju them që kjo është një substancë që prodhohet nga vetë trupi ynë dhe përbëhet si komponim kimik nga një glukozë dhe një proteinë. Në kushte normale, trupi ynë e sekreton vazhdimisht qëkur ne lindim e deri në pleqëri këtë substancë që ka shumë efekte fiziologjike në organizëm, ku më kryesori është sigurimi i lëngut sinovial ndërartikular apo lëngu i kyçeve, në gjuhë popullore, që është i domosdoshëm për lubrifikimin e kyçeve dhe për të kryer me lehtësi gjithë veprimet e tyre.

– Një veprim tjetër i rëndësishëm i saj është ndihma që jep në aparatin e tretjes, në prodhimin e mukozës dhe disa sekrecioneve të tjera të domosdoshme për tretjen e ushqimeve. Me kalimin e viteve, pakësohet prodhimi i saj, gjë që çon në tharje të lëngjeve mes kyçeve dhe në vështirësi dhe dhimbje të kyçeve, të shkallëve të ndryshme.

– Në të tilla raste, sot në praktikën e përditshme mjekësore përshkruhet si ilaç Glukozamina dhe ai ka rezultuar me efekte të shkëlqyera. Me të drejtë, ju shtroni pyetjen nëse duhet ta marrë nëna juaj këtë ilaç, meqë është diabetike. Shpjegimin gati-gati e jepni vetë në përshkrimin e mësipërm, ku thoni që ka patur pak rritje të vlerave të sheqerit në organizëm që nga fillimi i përdorimit të saj. Kjo nuk është e rastësishme, por është një nga efektet anësore të këtij ilaçi. Të gjitha studimet e fundit e mbështesin faktin që përdorimi i glukosaminës destabilizon pak ekuilibrat e sheqerit në gjak.

– Veçanërisht, glukosamina, dëmton lehtë çlirimin e insulinës që është hormoni përgjegjës për mbajtjen e sheqerit normal në gjak e po ashtu edhe në dëmtimin e veprimit të insulinës nëpër inde. Duke përfunduar, dua t’ju qetësoj dhe t’ju them: Përdoreni pa ndrojtje dhe pa frikë këtë produkt sepse vlerat e sheqerit në gjak te nëna juaj nuk janë problematike për moshën dhe gjendjen e saj të përgjithshme. Tërë rekomandimet botërore e sugjerojnë marrjen e saj te diabetikët, por gjithsesi, ju duhet ta monitoroni rregullisht glukozën në gjak. Të shkuara dhe shëndet të gjithë juve familjarisht!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të kemi trup të shëndetshëm?

Next Post

Ka problem rripi i motorrit?

Advertisement