Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si t’i shpëtosh ftohtësisë seksuale?


Sipas statistikave në shkallë botërore, sot, çiftet po ankohen gjithnjë e më shumë për probleme ftohjeje në jetën e tyre seksuale. Ekspertët kanë vënë re se në gjysmën e dytë të shekullit XX, martesat kanë qenë ku e ku më të lumtura dhe marrëdhëniet intime kanë qenë më të forta se ato të ditëve tona. Në SHBA, bie fjala, sipas të dhënave të vetë shtypit amerikan, më shumë se 40 milionë familje kanë statusin e quajtur “martesa pa seks”. Po cilat janë ato shkaqe që e kanë ulur kaq poshtë sferën e intimitetit në familjet e kohës sonë? Shkaqet mund të jenë lodhja e madhe e mungesa e kohës së lirë, por në të vërtetë, ka shkaqe të tjera edhe më të rëndësishme, siç janë pesha e tepërt trupore, menopauza, “tejngopja” e dhomës së gjumit me mjete të reja të progresit teknik, etj. Le t’i shikojmë më hollësisht këto shkaqe…

Shkaku i parë

Advertisement

Shtrati nuk është më vetëm për gjumë dhe seks

Sipas mendimit të përgjithshëm psikologjik të kohës, shtrati është vetëm për gjumë, për një jetë aktive intime dhe për asgjë tjetër, mirëpo tani mbushen krevatët me laptope, DVD, celularë dhe “pjella” të tjera të progresit teknik, të cilat jo vetëm sjellin pagjumësinë, por edhe na pengojnë në jetën intime. Të gjithë e kuptojnë se është e vështirë ta përqafosh partnerin në shtratin bashkëshortor kur i ke duart e zëna me pultin e televizorit, kur hedh ndonjë shënim në laptop apo dëgjon muzikë në kufje.

Këshilla jonë: Rishikojeni jetën tuaj dhe jepuni vendin që u takon marrëdhënieve intime. Mos mbani në dhomat e gjumit televizorë, kompjutera dhe mjete të tjera që i mbajnë të lidhur pas tyre. Madje, psikologët rekomandojnë që edhe jeta intime të programohet ashtu si gjithë veprimtaria tjetër, gjatë ditës së punës. Gjithçka me orar!

Shkaku i dytë

Preparatet, sidomos kontraceptivët, ulin interesin për seks

Për ironi të fatit, kontraceptivët që merren nga goja, të cilët shumica e grave i përdorin për të përmirësuar jetën intime seksuale, ulin ndjeshëm interesin për seks. Estrogjeni, që është në sasi të mëdha në përbërjen e tyre, ndikon që organizmi të prodhojë një albuminë e cila nga ana e saj, “bën presion” mbi hormonet e lumturisë dhe “magnetizmit” seksual. Veprimi i këtyre kontraceptivëve vazhdon еdhe më pas, duke sjellë një gjendje shpirtërore të zymtë, mërzi, depresion, të cilat nga ana e tyre ulin gjithashtu aftësitë seksuale, sidomos te gratë. Mirëpo kjo ndikon edhe te meshkujt sepse gjatë marrëdhënieve intime, dy partnerët ndikojnë emocionalisht te njëri-tjetri. Eshtë pikërisht si puna e shkrepëses; për t’u ndezur duhet të jenë të thata, si fija, ashtu edhe karta ku ajo fërkohet. Një rol të tillë si kontraceptivët, e luajnë edhe antidepresantët.

Këshilla jonë: Kur merrni një preparat të ri, cilidoqoftë ai, këshillohuni me mjekun për ndikimin e tij anësor. Mos harroni se, në fund të fundit, veç atij që merrni nga goja, ka edhe kontraceptivë të tjerë…

Shkaku i tretë

Një jetë e tejngopur me stres

Ditët janë të mbushura plot e përplot me punë, halle, derte, kështu që në mbremje, kur kthehet burri në shtëpi, as që i shkon ndërmend të përqafojë të shoqen, por do të hajë dhe të mbështesë kokën sa më parë në jastëk. Jeta e përditshme, e mbushur me strese, jo vetëm i shtrydh njerëzit si limonin, por vë në lëvizje edhe një mekanizëm ndryshimesh hormonale që ndikon në procesin e magnetizmit dhe tërheqjes seksuale…

Këshilla jonë: Në rast se seksi “spontan” nuk qëndron më në rendin e ditës, është koha që ju të merreni seriozisht me riorganizimin e jetës suaj intime… në dobi të forcimit të marrëdhënieve tuaja familjare në përgjithësi.

Shkaku i katërt

Juve nuk ju pëlqen trupi juaj

Shumë burra dhe sidomos gra, përpiqen të evitojnë zhveshjen në krevatin bashkëshortor për shkak të trupit të tyre, të kilogrameve të tepërt, për të cilët ndihen në siklet dhe jo në formën e duhur.

Këshilla jonë: Psikologët theksojnë se janë të shumta gratë që e krahasojnë trupin e tyre me atë të fotomodeleve dhe u vjen rëndë të zhvishen edhe para bashkëshortëve të vet. Natyrisht, kujdesi për pamjen duhet të jetë në shkallën më të lartë te të dy partnerët, por s’duhet harruar se jeta seksuale aktive, krahas dietave dhe ushtrimeve fizike, mund të jetë edhe një mjet efikas për t’u dobësuar. Prandaj…

Shkaku i pestë

Gjendja shpirtërore e partnerit

Emocionet që pushtojnë një mashkull kur është pranë bashkëshortes së vet në shtrat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhëniet intime. Një grindje e paradokohshme mund të ndikojë shumë në sjelljen e tij në krevat.

Këshilla jonë: Bisedoni shtruar me njeri-tjetrin, pa thumba dhe ngacmime: Problemet e sferës së jetës intime, meshkujt i përjetojnë shumë më thellë sesa gratë, prandaj delikatesa e tyre në këto raste merr një rëndësi të dorës së parë. Përpiquni të mos i çoni grindjet tuaja, madje as hijen e tyre, në krevatin bashkëshortor. 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bëj ushtrime për të parandaluar problemet me shpinën

Next Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (36)

Advertisement