Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si jetoj i ngujuar për shkak të gjakmarrjes

Historia që dua t`ju tregoj sot, është ajo e një zotërie me origjinë nga Puka.

Atë do ta prezantojmë jo me emrin e tij, por me një pseudonim, për faktin e thjeshtë sepse ky zotëri ka problem gjakmarrjeje dhe nuk duam t`i hapim edhe më shumë probleme me anë të këtij shkrimi. Së bashku me zotërinë, zgjodhëm emrin Petrit, por ky është vetëm një detaj për të treguar historinë e jetës së tij dhe gjendjen e rënduar në të cilën po jeton.

Petriti jeton në një fshat të Mirditës, i fshehur nga gjithë realiteti, jo sepse ashtu dëshiron, por i detyruar nga rrethanat e jetës. Mosha e tij nuk është shumë e thyer, por pamja e tregon vuajtjen që po përjeton dita ditës. Është i gjatë, por pak i kërrusur, me duar të vrara nga puna që bën. Ndryshe nga çka ndodhur me familjet e tjera që kemi prezantuar në këtë faqe, këtë herë, personi nuk bën thirrje për ndihmë sepse shprehet se shpresat e tij janë shuar, por dëshiron vetëm të tregojë mjerimin në të cilin ka arritur ai dhe shoqëria shqiptare. Petriti jetonte në një ambient të braktisur që s’ka asgjë të përbashkët me një ambient banimi. Mobiljet dhe çdo gjë tjetër e një shtëpie normale mungojnë. Nuk mund të tregoj a kishte kuzhinë apo tualet sepse mjafton të them se ai jeton në një bunker dhe fjalët e tjera dalin të tepërta. Unë bëra një bisedë të gjatë me zotin Petrit dhe ai më tregoi se si po mbijetonte në ato fshatra të thella të malësisë së Mirditës, pasi ishte braktisur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët kishte 10 vjet pa i parë. Unë u ula përballë tij dhe fillova t`i bëj pyetje për çfarë më kishte thënë, duke më impresionuar që në momentin që më kontaktoi në telefon…

Advertisement

– Petrit, ç’të shtyu të kontaktoje me mua?

– Kontaktova me ty pasi rastësisht më ra në dorë gazeta juaj dhe lexova artikullin që kishit shkruar për zonjën Telallari. Vërtet më rëndoi në zemër fati i saj dhe fëmijës së saj… Në atë moment, vendosa të flas për jetën që po bëj unë sepse shoqëria shqiptare mendon vetëm anën e mirë të zhvillimit të vendit dhe liberalizimin e vizave, kur ka njerëz që po vdesin urie dhe për këtë, s’do t’ia dijë asnjeri.

Sa vjeç jeni?

– Jam 49 vjeç.

Nga jeni?

– Jam nga Puka me origjinë, por e kam lënë vendlindjen, për shkak të gjakmarrjes.

– Mund ta dimë arsyen pse keni hyrë në gjak?

– Sigurisht… Jam në gjak sepse para disa vjetësh kam kryer një vrasje, për arsye familjare.

Për të cilën, disa vjet i keni kaluar në burg, apo jo? Sa vjet u dënuat dhe sa bëtë?

– Pas vrasjes, jam burgosur dhe është bërë edhe gjyqi, që më dënoi me 18 vjet burg. Kam qëndruar në burg për 18 vjet me rradhë.

Edhe pse keni bërë burgun, ju ende keni probleme për aktin që keni kryer?

– Po, edhe pse shteti më ka dënuar dhe kam hequr vitet e burgut, nuk më është falur gjaku, kështu që jetoj si një hije në këtë botë, për të mos rrezikuar veten. 

– Sa kohë ka që jetoni në këto kushte, në këtë bunker?

– U bënë tashmë 10 vite qëkur unë kam dalë nga burgu, që jetoj i vetmuar këtu, ku nuk kam as ujë, as drita. Kam bërë disa përpjekje për të rregulluar diçka, por ka qenë e kotë. Ujë mbush diku këtu afër me kova, kurse drita kam kërkuar disa herë, por banorët e zonës nuk më kanë ndihmuar.

– Ju jetoni vetëm dhe gjithçka duhet ta bëni vetë? Me çfarë gatuani? Çfarë hani dhe me çfarë i lani rrobat?

– Mundohem të marr ushqime të thata që nuk kanë nevojë për shumë gatim, kurse rrobat i laj me dorë të gjitha. Kështu më ka vajtur halli se e kisha familjen shumë mirë, por ata s`deshën një baba si unë, që edhe pse bëri një gabim, mund të ndryshonte…

– Më tregoni diçka më shumë për familjen tuaj…

– Më parë kisha shtëpinë time, kisha gruan dhe fëmijët, por pasi rashë në burg, ata më mohuan dhe unë, për të mos bërë ndonjë budallallëk, ika sepse s`doja të përfundoja sërish në burg.

– I takoni fëmijët?

– Absolutisht, jo. E ëma nuk më lejon t`i takoj. Kjo është një brengë që do ta mbaj në zemër gjithë jetës sepse vërtet nuk e meritoja të më braktisnin edhe fëmijët e mi.

– Sa vjeç janë ata?

– 19 dhe 18 vjeç.

Keni kërkuar ndihmë në shtet? Ku pikërisht dhe çfarë përgjigjeje keni marrë?

– Kam kërkuar te kryetari i komunës, por kam marrë përgjigjen: “Shtëpinë time e kam në rregull, për ty s`kam ç`bëj!”. As ai dhe as ndonjë pushtetar tjetër nuk më merr seriozisht sepse më shikojnë njeri pa njeri e të rënduar nga gjendja ime dhe vetëm më përbuzin. Kam folur me deputetin e zonës dhe me Avokatin e Popullit, por s’kam gjetur përkrahje tek asnjëri nga këta. Duke qenë i krishterë, kam ikur edhe te kisha e Shën Ndoit, Laç dhe i kam treguar hallin tim një prifti, por më tha që s`të ndihmoj dot vetëm me ushqim se si ti, është mbushur Shqipëria plot. Tani sa iki t`i takoj për herë të dytë, më mbyllin dyert në fytyrë.

Me sa lekë e përballoni jetesën dhe sa keni tani në xhep?

– Kam përkrahje vetëm 15 mijë lekë të vjetra, të cilat i marr në muaj. Me ato blej ushqime dhe mundohem të shtyj muajin. Tani që është mesi i muajit, kam vetëm 6 mijë lekë, të cilat po i ruaj deri me datë 30.

Po nëse fëmijët do kërkonin t’ju takonin, si do reagonit?

– Kjo gjë nuk ndodh dhe unë e di, por edhe nëse ata kthehen tani, për mua s`ka më rëndësi sepse kanë zgjedhur nënën dhe unë po përfundoj dita-ditës në çmendi. Nuk jam krenar për të kaluarën time, por ishin ngjarjet e jetës që më të bënë të jetoj këto pasoja. Vetëm se… nuk mund ta konceptoja dot një përbuzje të tillë, jo vetëm nga gruaja dhe fëmijët, por edhe nga njerëzit e mi.

Do të bëni një thirrje për personat që do të donit t’ju ndihmonin?

– Kujt t`i drejtohem, moj motër?! Mua s`po më ndihmojnë as shteti, as njerëzit e mi dhe nuk pres të më ndihmojnë shqiptarët e shkretë se këto halle i kanë të gjithë, kështu që nuk bëj thirrje për  ndihmë, por për sensibilizim. U uroj njerëzve në hall: “I ndihmoftë Zoti, se shteti na la në mëshirë të fatit”. Të falënderoj ty që more përsipër të bësh zërin tim publik sepse deri më sot, asnjeri s’më ka kushtuar as kaq vëmendje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i përdorësh erëzat në dobi të shëndetit?

Next Post

Gjendja ime shpirtërore më duket se ka prekur fundin!

Advertisement