Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…


– Gjatë menstruacioneve, para e pas tyre, gjinjtë më fryhen e më dhembin. Po kështu edhe kyçet e këmbëve. Jam pa humor dhe qaj shumë gjatë këtyre ditëve. Ç’duhet të bëj? Erda.

– Ju vuani nga ai që quhet sindromi premenstrual. Duhet t’i kushtoni rëndësi ushqimit. Hani me vakte të rregullta për ta mbajtur gliceminë në një nivel të domosdoshëm. Evitoni kripën, kafeinën e alkoolin në ditët para menstruacioneve. Këshillohuni me mjekun tuaj i cili mund t’ju japë një mjekim hormonal efikas.

Advertisement

– Dua të di se çfarë është klitorisi? Kam frikë ta pyes të dashurën time për këtë se do më quajë injorant…

– Klitorisi është pjesë e organit seksual femëror. Ai ndodhet në pjesën e sipërme të organit seksual, i mbrojtur nga buzët e vogla dhe një kapuç. Ai, ashtu si organi mashkullor, e zmadhon vëllimin e vet nga prekjet e ngacmimet sepse është i mbushur me funde nervore dhe është shpesh faktori kryesor në arritjen e orgazmës. Pozicio­net që lejojnë ngacmimin e tij, e rritin kënaqësinë seksuale.

– A ka pozicione të kryerjes së marrëdhënieve që e shtojnë kënaqësinë seksuale?

– Nuk ka pozicione të mira apo të këqija. Kjo është një çështje shumë personale. Provoni shumë pozicione dhe do të kuptoni se cili është më i miri për ju. Pozicioni kur femra qëndron me kurriz nga mashkulli lejon një penetrim më të thellë, lejon që burri të përkëdhelë organet gjenitale të femrës (gjoksin, klitorisin) gjë që shton kënaqësinë e saj, por ai kufizon komunikimin afektiv, puthjen, përqafimet. Në pozicionin kur femra qëndron shtrirë në kurriz, kjo e fundit do të provojë më shumë kënaqësi nëse do ta ngrejë sa më lart pjesën e kofshëve. Po kështu edhe pozicioni kur femra qëndron sipër mashkullit lejon t’i drejtosh më mirë lëvizjet. Ky është mjaft i efektshëm, sidomos kur mashkulli nuk shquhet për organ seksual të madh. Në fund do t’ju këshilloja një pozicion që quhet pozicioni Ejshel, sipas seksologut që e ka zbuluar. Ky është një nga pozicionet më të suksesshme për arritjen e orgazmës. Me këtë pozicion kryhet një ngacmim i klitorisit gjatë penetrimit të penisit. Kjo metodë është një variant i metodës kur mashkulli qëndron sipër femrës. Në ndryshim nga metoda klasike, mashkulli qëndron sipër femrës së shtrirë në kurriz më lart se zakonisht, në mënyrë që trupi i penisit të fërkohet mbi klitorisin. Në këtë rast, nuk ka një penetrim të thellë. Edhe lëvizjet në këtë rast janë më të ngadalta se zakonisht. Femra duhet të rrotullojë këmbët rreth trupit të partnerit. Ajo njëkohësisht duhet të lëvizë belin për të siguruar një fërkim sa më të plotë të dy trupave. Të dyja lëvizjet duhen kombinuar me njëra-tjetrën.

– A është e vërtetë se masturbimi të ftoh seksualisht?

– Jo, përkundrazi, eksplorimi i trupit tuaj është i nevojshëm për arritjen e plotë të kënaqësisë seksuale. Vetëm në intimitetin e vetvetes ti mund ta njohësh atë deri në imtësitë më të vogla. Shpesh, ftohtësia seksuale femërore shërohet me anë të masturbimit, kur ajo e gjen kënaqësinë seksuale me veten. Po kështu, masturbimi nuk ka asnjë efekt negativ, edhe kur ai bëhet nga të dy partnerët te njëri-tjetri.

– Dr. Evi, kur mendoj që në moshën 18 vjeçare kam qenë shumë aktiv nga ana seksuale, bëhem shumë keq që jam katandisur keq në moshen 50 vjeçare që jam sot. Nuk jam i aftë të bëj seks…

– Duhet të dish që depresioni është armiku më i keq i seksualitetit. Duke u nisur nga ajo që më shkruani, e kuptoj shumë mirë që ju po përjetoni një depresion shumë të thellë në lidhje me këtë problem. Ju këshilloj që të mos bëni krahasimin e moshës 18 vjeçare me moshën aktuale sepse është krejt absurde dhe kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni akoma më keq. Ajo çfarë duhet të bëni ju është të vizitoni urgjentisht tek andrologu. Jam i sigurtë se do ta kaloni këtë fazë dhe do t’ju rikthehet dëshira për marrëdhënie seksuale. Sot ka plot mënyra, kura dhe metoda për të rizgjuar dëshirat dhe aftësitë seksuale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë më bëri halla ime…

Next Post

Vjollca Selimi dhe Aziz Murati në Dortmund në një super koncert

Advertisement