Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…


– Kam një pyetje: Për të kuptuar nëse jam normal nga ana seksuale, kam vendosur të kërkoj një dashnore. E bëj këtë sepse me gruan nuk kam më asnjë dëshirë për të bërë seks. A është një zgjidhje e rregullt kjo që po bëj unë? Jam 50 vjeç.

– Dyshoj se kjo mund të jetë një zgjidhje shumë e rregullt. Nuk është morali që më shtyn t’ju them që gjetja e një dashnoreje nuk është zgjidhja e duhur sepse ju i dini më mirë problemet tuaja në çift, por është detyra ime si mjek t’ju them se këto probleme që keni, duhet t’i ndani pikërisht me gruan tuaj. Duhet të diskutoni bashkë se çfarë ka që nuk shkon dhe jo të shkoni me mendjen tuaj e të kërkoni dashnore, gjë që mund ta komplikojë më shumë gjendjen tuaj dhe t’ju çojë edhe drejt një problemi të dytë, siç është lëkundja e ekuilibrit në çift dhe për pasojë, duhet të shkoni edhe në psikolog. Të jeni i sigurtë që të bërit seks me një grua tjetër, nuk garanton asnjë lloj rezultati të mirë, madje ju garanton ndoshta një thyerje afektive përfundimtare me gruan. Duke u nisur nga mosha juaj, këto ulje-ngritje të dëshirës seksuale, janë të zakonshme. Zgjidhjen duhet ta kërkoni si çift, qoftë me një vizitë tek andrologu, qoftë me një bashkëbisedim me gruan tuaj. Në qoftë se gruaja është dakord me zgjedhjen tuaj, këto vendime i përkasin çiftit…

Advertisement

Ka rreth dy javë që nuk mund të kryej marrëdhënie seksuale me gruan. Kjo është impotenca? Ç’duhet të bëj?

– E para gjë që duhet të fiksoni në mendjen tuaj është se të gjithë burrat e botës ndodh që të vuajnë për një moment ose për ca kohë nga impotenca. Duhet ta dini gjithashtu se nëse keni patur herë pas here ereksione në gjumë ndaj të gdhirë, impotenca juaj ka të bëjë thjesht me shkaqe psikike dhe shërohet fare kollaj. Kjo përbën dhe pjesën më të madhe të rasteve. Nëse ju nuk arrini të keni qoftë edhe një ereksion, atëherë kemi të bëjmë me një problem hormonal dhe për këtë duhet të këshilloheni me mjekun tuaj. Ndër shqetësimet psikike mund të përmend shqetësimin që krijohet në momentin e marrëdhënieve seksuale kur ti do të arrish ta kënaqësh partneren. Po kështu, një shqetësim mjaft frenues është edhe frika për pasojat e aktit, për sëmundjet që mund të marrësh apo për faktin se mos lë shtatzënë partneren. Në impotencen e këtij lloji ndikon edhe lodhja fizike, alkooli etj. Po kështu, impotencën e shkaktojnë diabeti, si edhe disa medikamente. Edhe burrat e martuar mund të ndjehen shpeshherë impotentë kur kanë raporte me gra të tjera. Impotenca shkakton kujtime që sillen ndërmend gjatë kryerjes së marrëdhënieve, në rastet kur ajo femër ka shkuar më parë me një tjetër dhe ai e di këtë etj. Për të luftuar impotencën është mirë të kesh një partnere të rregullt. Me femra të rastit, çështja ndërlikohet akoma më shumë. Përpiquni ta kënaqni partneren tuaj para marrëdhënieve seksuale me anë të ledhatimeve. Kështu, frika se mos nuk e kënaqni dot atë, pakësohet shumë. Përpiquni të qëndroni sa më shumë pranë partneres tuaj, prekeni, përqafojeni, putheni atë sa më shpesh. Disa mjekë këshillojnë si një rrugë mjaft efikase ndërprerjen e marrëdhënieve seksuale për gjashtë javë. Nëse në fund të gjashtë javëve keni ereksion të rregullt, atëhere mund të kryeni një raport të plotë seksual. Nëse jo, zgjateni edhe katër javë këtë periudhë. Pastaj provoni të kryeni marrëdhënie në pozicione jo të vështira, të tilla si qëndrimi shtrirë përballë njëri-tjetrit ose pozicioni: Femra sipër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E doja dhe e urreja fëmijën tim!

Next Post

Si të luftosh komplekset për trupin tënd?

Advertisement