Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mesazhi i vajzës sime të vdekur

Unë quhem Beki. Jeta ime ka shkuar shumë keq.

Në fillim, më vdiq një fëmijë, pastaj bashkëshorti im, u çmend. Fëmija më vdiq nga një aksident rrugor!

Një ditë, kur po shkonim në shtëpi, ajo më tërhoqi vëmendjen dhe kështu ndodhi aksidenti. Atë ditë në spital, kur hapa sytë dhe pashë se vajza ime nuk ishte, sa nuk u çmenda. Nuk doja të jetoja më. Fëmija im, Antoneta, humbi jetën; unë e vrava! Bashkëshorti im u çmend e shkoi në çmendinë. Akoma nuk e kuptoj se pse vdiq ajo dhe jo unë. Unë u betova se gjithë jetën që më kishte mbetur, do të mbaja zi. Makinën time e dogja! Një natë, kur po flija, m’u shfaq përpara vajza, sikur kërkonte diçka nga unë. Unë u zbeha dhe nisa të flisja me të, por më dukej sikur nuk më dëgjonte. Doja ta prekja edhe një herë, ta përkëdhelja e ta përqafoja, por sapo unë afrohesha, ajo zhdukej. Pastaj e shihja në një cep tjetër të shtëpisë. E ndoqa në çdo cep, por në asnjë moment nuk arrita ta prekja. Më pas, erdhën ata të ambulancës. Nuk e di kush i kishte thirrur. Ndoshta kisha bërë shumë zhurmë dhe më kishin dëgjuar komshinjtë, por unë desha të besoja se i kishte thirrur shpirti i vajzës sime të vdekur. Kur u zgjova në spital, pashë se më kishin vënë serume në dorë dhe një aparat aty afër bënte një zhurmë të çuditshme. U mundova të shkëputesha prej tubave, por në atë moment hyri një infermiere, që u mundua të më mbante. I thashë se doja të vdisja, se jeta ime nuk kishte më kuptim, por nuk më lanë. Pastaj u mblodhën të gjithë mjekët dhe më bënë një gjilpërë në krah. Nga ai moment, nuk mbaj mend se si më zuri gjumi. Me sa duket, më kishin bërë një qetësues.

Advertisement

Ashtu qëndrova për disa ditë, as në gjumë, as zgjuar, deri ditën kur mjekët, në prani të motrës, më thanë se kisha një sëmundje të pashërueshme dhe unë, në vend që të mërzitesha, u gëzova shumë. Motra qante, por kjo s’më bënte përshtypje… doja të ikja sa më parë nga kjo jetë!

Kur dola nga spitali, u nisa për të takuar tim shoq. E gjeta shpejt, por ai bënte si kafshë. U mërzita shumë nga ajo që i kishte ndodhur atij dhe ika nga andej me zemër të thyer. E kisha dashur shumë dhe nuk mund ta shihja në atë gjendje. Ai ishte i vetmi njeri që më lidhte tashmë me vajzën time të vdekur, por edhe ai, zëre se nuk ishte më në këtë botë.

Kur arrita në shtëpi, shkova në dhomën e gjumit dhe fillova të qaja me dënesë. Papritur, shpirti i Antonetës më fshiu lotët. Bëja ta përqafoja, por ajo iku papritur. Fillova të pija pije alkoolike, ilaçe dhe ashtu papritur, më zuri gjumi. Në mëngjes kërkoja rrobat e mia të zeza, por s’i gjeja. Bleva disa rroba të tjera të zeza. Kur u ktheva, pashë se më kishin dërguar letër ata të çmendinës. Më kishin sjellë një lajm të keq: Bashkëshorti im kishte vdekur! E mora trupin e tij dhe desha ta mbaja disa ditë në shtëpi, s’më bëhej ta varrosja! Nuk ftova asnjeri në varrim, isha vetëm unë. Më vonë e ndjeva se aty ishte edhe Antoneta; ajo po e merrte të atin pranë vetes, kurse unë vazhdoja të jetoja në pikëllim.

Ditën tjetër, u zgjova duke qarë, si gjithmonë. Shtëpia ime është e madhe dhe një pjesë e shita, vetëm dhomën e vajzës, jo. Nuk dilja dot prej andej. Po përkëdhelja rrobat e saj, kur më zuri. Doja të flija vazhdimisht sepse vazhdimisht, në ëndërr më shfaqej ajo. Atë ditë, më dha një letër dhe u zhduk. Në atë letër shkruhej numri 2. Nuk e kuptova këtë numër. Të nesërmen shkova në punë. Kur u ktheva, piva sërish ilaçin e gjumit. Doja t’i mbyllja sytë sa më shpejt që të takoja Antonetën time. Dhe ajo erdhi sërish, për të më dhënë një letër tjetër. Aty shkruhej 48.

Për 3 ditë nuk e pashë më në ëndërr, por ditën e katërt lexova një letër tjetër nga ajo. Aty shkruhej numri 4. Nuk e kuptoja ç’donte të më thoshte ajo me këta numra. Një ditë më humbën prapë rrobat e zeza. Kisha gjithë ditën që i kërkoja e s’i gjeja. Më pushuan nga puna ngaqë shkoja shumë rrallë, por mbijetoja me ato të pak ardhura që më kishin mbetur. Kaluan ditë, ditë, ditë, asnjë letër. Disa javë më vonë, ajo erdhi sërish në ëndrrat e mia. Më thoshte: “Të dua, por jo shumë. Jam mërzitur shumë me ty”.

Nuk dija se çfarë të bëja dhe vrisja mendjen për të gjetur arsyen e të gjitha shënimeve të saj. Më në fund, i kuptova numrat. Kur i bëra të gjithë bashkë, u kujtova se ky ishte kodi i kasafortës sime. E hapa kasafortën dhe gjeta aty rrobat e mia të zeza. Atëhere e kuptova se çfarë donte të më thonte. Mesazhi ishte i qartë: Nuk duhet të mbaja zi për të! I premtova se nuk do të mbaja zi më kurrën e kurrës në jetën time. Atë natë e pashë për herë të parë të qeshur në ëndërr dhe kjo qe edhe hera e fundit që e pashë. Që atë ditë s’e kam parë më dhe mundohem t’i jap kuptim jetës që më ka mbetur, për hir të saj, sepse e di se nëse mërzitet me mua, shpirti i saj nuk ka qetësi… Shumë shpejt do të shkoj ta takoj dhe do të jemi sërish një familje; unë ajo dhe im shoq!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kanë rreziqe rrezet?

Next Post

Si t’i përdorësh erëzat në dobi të shëndetit?

Advertisement