Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më vjen keq që e dua ende…

Edhe pse jam shumë e re, më vjen keq të shkruaj gjëra të tilla për veten time, por ky ishte fati im dhe nuk dua të kursehem as me ju.

Jam Nela, 21 vjeçe. Para një viti u njoha me një djalë. Njohja jonë ishte shumë e papritur, na prezantuan rastësisht.

Unë isha së bashku me disa shoqe të tjera, duke shkuar rrugës për në fakultet. Më pëlqeu jashtëzakonisht, ishte djalë shumë simpatik, që çdo femër do të dëshironte ta kishte përkrah. Atë ditë që na prezantuan patëm mundësinë të flisnim shumë me njëri-tjetrin. Edhe pse më pëlqeu shumë, nuk mendova se mes nesh do të lindte një ndjenjë aq e fortë dashurie. Ai i kishte thënë shoqes sime të ngushtë që unë i pëlqeja shumë dhe do të kishte dëshirë të më takonte sërish. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me mua, por nuk e di se pse atë ditë nuk i tregova shumë shoqes. Mendova se ishte diçka momentale dhe se me kalimin e kohës do të më kalonte, por ja që nuk ndodhi ashtu. Ndërkohë, pa ditur gjë unë, ajo që na prezantoi, domethënë, shoqja ime, krijonte mundësi për t’u takuar dhe të flisnim nga afër. Unë fillova të kuptoja diçka, por gjithsesi nuk po flisja deri në momentin që shoqja ime më tha se ai e kishte emrin F., që i pëlqeja shumë dhe se kishte shumë dëshirë të lidhej me mua. Atë ditë fillova edhe unë ta shikoja me një sy tjetër dhe gati-gati më dukej e pabesueshme kjo gjë. Ai më tërhoqi që në fillim, pasi kishte me të vërtetë një pamje shumë të bukur, kështu që nuk e pata të vështirë të dashurohesha edhe më shumë pas tij. Pas 6 javësh njohjeje, ai më puthi dhe aty u lidhëm. U ndjeva shumë e lumtur dhe vendosa t’i jepja një mundësi vetes sepse kisha tre vjet që nuk kisha krijuar lidhje dhe kjo, për shkak të zhgënjimit nga një dashuri adoleshente. Në fillim, ai sillej shumë mirë me mua, ashtu siç ndodh në çdo dashuri, ia kalonim shumë mirë dhe merreshim vesh me njëri-tjetrin. Takoheshim çdo ditë dhe si çdo vajzë në ditët e para të një lidhjeje, edhe unë ndjehesha shumë e lumtur. Ai më jepte çdo ditë e më shumë energji, më dukej sikur ishte katalizatori im i vetëm në këtë tokë. Kaluam shtatë muaj së bashku dhe ai asnjëherë nuk më la të dyshoja se një ditë do të ndaheshim. Përkundrazi, që të dyja familjet tona e dinin këtë lidhje, në mënyrë që edhe gjërat pak nga pak të merrnin një drejtim më serioz. Prindërit e mi më thoshin gjithmonë që duhet të kisha kujdes sepse sot nuk mund t’i besoj askujt, por si duket, dashuria m’i kishte zënë sytë dhe nuk shihja më asgjë, përveç F-së. Kur i dëgjoja të më thoshin kështu, më vinte të qeshja, sepse brenda vetes sime më dukej se çdo gjë ishte në rrugë shumë të drejtë. Nuk e kisha menduar kurrë se një ditë ai do të më thoshte “do ndahemi”, pa patur ndonjë arsye mes nesh. Kohët e fundit sjellja e tij filloi të ndryshonte. Nuk më merrte më në telefon aq shpesh, i dërgoja mesazhe si në fillim e nuk më kthente përgjigje dhe fillova të kuptoja që diçka nuk shkonte. Këtë situatë e urreja dhe vendosa ta pyesja se çfarë kishte. Më tha se duhet të flasim për diçka shumë serioze. “E di që do të lëndohesh, por më mirë tani, sesa më vonë”, më tha. Fjalët e tij ishin: “Shpirt, ne duhet të ndahemi. Unë dua të largohem nga Shqipëria sepse më ka dalë llotaria amerikane dhe është më mirë të ndahemi tani sesa të vuash kur të mos jem më këtu”.

Advertisement

E humba, nuk orientohesha dot as se ku isha as se çfarë po bëja, doja vetëm të vrapoja, të qaja dhe të mos takoja asnjeri. Nuk u përmbajta, vetëm qaja, vetëm më lotonte diçka përbrenda. Nuk po e kuptoja ku qëndronte në të vërtetë problemi. I kërkova të shkoja me të ose në fund të fundit të prisja, ashtu siç kanë bërë edhe të gjitha çiftet e tjera, për të mos humbur dashurinë, gjoja të vërtetë. Ai sërish ngulte këmbë që duhet të ndaheshim dhe aty u binda që ai e kishte marrë seriozisht ndarjen tonë dhe se nuk më kishte dashur kurrë. Ishte një vendim shumë i papritur, pasi nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë të më thoshte “dua të shkoj në emigrim”. Nuk po kuptoja… Si kishte mundësi që aq shpejt i doli ajo dreq llotarie? Si nuk më kishte thënë as edhe një gjysëm fjale? U lëndova jashtë mase, pasi nuk më vinte mirë që ndarja të më trokiste në atë lloj mënyre. Fola me të me orë të tëra, në mënyrë që t’i jepnim një zgjidhje sa më të mirë lidhjes tonë sepse përveç të tjerash, ishin edhe prindërit tanë në dijeni të kësaj lidhjeje, por nuk ishte e mundur. Ai tashmë e kishte bërë zgjedhjen. E vetmja gjë për të cilën më vinte keq ishte se nuk ia bëra kurrë dysh fjalën, nuk shkoja askund pa dijeninë e tij, ndërsa ai, ja si ma shpërbleu; më la, më një arsye idiote, sikur do të ikte jashtë. Pas gjithë këtyre të këqijave që më ka bërë, unë çuditërisht, ende e dua. U mundova edhe disa kohë më vonë që të rregulloja sadopak marrëdhënien me të, por atij i ishte mbushur mendja top dhe as topi nuk e luante. Nuk e di nëse ka ikur apo jo, por do të doja t’i thoja vetëm diçka nëse e lexon gazetën: “Unë e di çfarë të ka shtyrë të veprosh kështu. Nëse nuk ke ikur, eja përsëri të bisedojmë, ndoshta ka ngelur një fije shprese edhe për ne të dy”.

E dua kaq shumë sa nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Nëse ai nuk më do qoftë edhe pak fare, do të më vinte keq për veten që ndjej kaq shumë për të. Me respekt, Nela. Tiranë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A të shëndosh nxitimi në të ngrënë?

Next Post

Fajtore ishte mami im

Advertisement