Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam një gjendërr te qafa


– Doktor Dashamiri, kam një problem për të cilin do të doja të më ndihmonit. Jam një vajzë 17 vjeçe dhe më ka dalë një gjendërr te qafa. U vizitova te doktoresha e lagjes dhe më tha që nuk kisha asgjë. Mua, te vendi ku kam gjendrrën, ka disa ditë që më kruhet dhe ndonjëherë më dhemb. Çfarë duhet të bëj? A duhet të shqetësohem për këtë?

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekesore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë- Ju faleminderit për pyetjen dhe që na i besoni neve shqetësimet e shëndetit tuaj. Me aq sa po supozoj në analizën time profesionale, më rezulton që ju vuani nga një problem infektiv i cili mund të jetë i lidhur me sëmundje të përgjithshme infektive. Në më të shumtën e rasteve, këto janë gjëndrra limfatike reaktive që vijnë nga ndonjë infeksion lokal i qafës. Probabiliteti më i madh është të vijnë nga dhëmbë të sëmurë të infektuar, nga bajamet e qelbëzuara, nga sëmundje të veshit, nga infeksione të lëkurës atje. Sidoqoftë, në këto momente, ju nuk duhet të nxitoheni të merrni mjekim pa u përcaktuar saktë origjina e kësaj limfonodule sepse marrja e antibiotikëve pa ditur shkakun mund ta komplikojë situatën dhe të na e vështirësojë trajtimin e mëtejshëm.

– Në të njëjtën kohë, ju duhet të kryeni disa analiza, më e rëndësishmja ndër të cilat është hemograma apo formula e gjakut. Duhet të konsultoheni me specialistin përkatës për të marrë një diagnozë të saktë dhe vendosjen e mjekimit korrekt për sëmundjen tuaj. Nuk duhet të shqetësoheni shumë, por duhet të mbroheni nga sëmundjet infektive që merren në komunitet, me kontakte të ndryshme siç janë papastërtitë, ekspozimi ndaj faktorëve që sjellin infeksione etj. Jam i bindur që do të shëroheni shpejt, ndaj ju uroj suksese dhe në këtë fundviti shkollor.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon...!

Next Post

Mund ta rigjej dashurinë, pasi e humba?

Advertisement