Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Jam xheloz për të dashurën e martuar...!
Është mirë të jesh mikeshë e ish-të dashurit tënd?
Trupi yt dëshiron pasion?

Është mirë të jesh mikeshë e ish-të dashurit tënd?


Në ditët e sotme vajzat kalojnë disa aventura sentimentale para se të vendosin për t’u martuar. Për këtë arsye, kanë disa ish-të dashur, ndonjërin prej të cilëve e kanë të vështirë ta harrojnë. Në mënyrë që jeta e tyre të vazhdojë dhe të kapërcejnë periudhën e vështirë të ndarjes, ato kanë nevojë për të sqaruar rolin që ky ish ka në jetën e tyre. Nëse nuk e bëjnë këtë ai do të vazhdojë të ndërhyjë në lidhjet e tyre të mëpasme. Me fjalë të tjera, duhet dhe ke nevojë të marrësh në dorë kontrollin e situatës…

1. Mbaje si mik nëse…

Advertisement

– Pasioni seksual për të ka mbaruar. Edhe nëse do të kishe kthyer ndonjë gotë, nuk do të shkoje në shtrat me të.

– Edhe kur ishit bashkë, lidhja juaj dukej më shumë vëllazërore sesa prej dashnorësh.

– Nuk të bezdis fakti që ai shoqërohet me vajza të tjera, bile të ka shkuar ndërmend ta lidhësh me njërën nga mikeshat e tua.

– Është një mik shumë i mirë dhe mund të flasësh për gjithçka me të.

Mund ta ruash një ish si “vetëm shok”, sidomos nëse lidhja juaj ka qenë më shumë platonike, ka mbaruar dashuria, por ju pëlqen shoqëria e njëri-tjetrit, por të paralajmërojmë: Nëse askush nga të dy nuk ka të dashur, mbase nuk do të njohësh djem të tjerë, sepse e ndjen veten mirë pranë “mikut” tënd. Sigurohu atëhere që të mos refuzosh mundësitë që të dalin përpara.

2. Bëj dashuri me të nëse…

– Seksi është fantasik, por nuk je e dashuruar.

– Nuk dëshiron të darkosh me të, as që të të shoqërojë në festat ose darkat familjare.

– Keni kaluar natën se bashku dhe në mëngjes e ndjen veten njëlloj si më parë, as më keq, as më mirë.

– Papritur të thotë se nuk do të bëni më dashuri bashkë dhe… nuk ndodh asgjë.

Nëse je vetëm dhe pa të dashur, mund të të shkojë ndërmend të bësh dashuri me ishin tënd, gjë që është më e sigurtë se të shkosh me dikë që sapo e ke njohur në diskotekë. Nëse e merr si diçka zbavitëse dhe pa ndërlikime të mëtejshme, kjo nuk do të kishte asgjë të keqe. Jo vetëm ndihesh mirë kur bën seks me të, por edhe e lehtësuar se nuk ekziston asnjë implikim sentimental. Megjithatë, seksi mund të transformohet edhe në një armë me teh të dyfishtë. Megjithëse nuk shoqërohesh me të, mund të ndodhë të pyesësh veten pse ai nuk të pëlqen më si më parë, gjë që mund ta dëmtojë vetëvlerësimin tënd.

3. Ruaje numrin e tij të telefonit nëse…

– Do të mbash kontaktet me të, por nuk të intereson të dish problemet e jetës së tij.

– Ke edhe shumë lidhje të tjera shoqërore ose profesionale që të interesojnë.

– Nuk e ndjen veten të lidhur me të as emocionalisht, as seksualisht.

– Nganjëherë të vjen keq që je ndarë me të, megjithëse kur e ritakon e kupton pse nuk është burri i jetës tënde.

Kur lidhjet mbarojnë, rrallëherë ndodh që dy të dashuruarit të ruajnë marrëdhënie të mira, por në disa raste, lidhja mbetet ende aq miqësore sa të ruash kontakte të rralla me ish-të dashurin. Kur nuk përfshihesh në jetën e përditshme të tjetrit mund të krijosh njëfarë distance dhe ta shohësh më tepër si një person si gjithë të tjerët, sesa si një ish që të bëri të vuash.

Konsideroje si një etalon se çfarë të pëlqen tek ai dhe çfarë jo, për të kuptuar se çfarë cilësish kërkon ekzaktësisht te një burrë.

4. Shkëputi përfundimisht lidhjet nëse…

– Fillon të qash kur mendon se mund të shoqërohet me një vajzë tjetër. Në të vërtetë, qan sapo fillon të mendosh për të.

– Gënjen shoqërinë kur të pyet nëse e ke parë apo je takuar me të, sepse e di që ata nuk do ta aprovonin këtë.

– Mendon aq shumë për të sa kujtimi ndërhyn në punën tënde, në miqësitë, bile edhe në lidhjen tënde aktuale.

– Jeni ndarë dhe bashkuar disa herë per vite me radhë.

Disa ishë kanë vetëm një qëllim: Të të torturojnë. Nëse ndonjëra nga situatat e mësipërme të duket e njohur, duhet ta largosh këtë burrë nga jeta jote. Problemi është se zakonet më shkatërrimtare dhe të dëmshme janë ndonjëherë edhe më të vështirat për t’u braktisur. Disa persona janë si drogë, mund të provokojnë një reaksion kimik te partneri i tyre, që i çliron atij endorfina, adrenalinë dhe oksitocinë. Si mendërisht, ashtu edhe fizikisht bëhesh e varur prej tyre. Lidhja bëhet edhe më tërheqëse falë paqëndrueshmërisë së tij. Ai mund të të telefonojë tre herë në ditë gjatë javës dhe pastaj të mos japë shenjë jete për muaj me radhë. Këto vajtje-ardhje bëjnë që, në mënyrë paradoksale ti ta dëshirosh edhe më shumë.  Në disa raste edhe ai nuk do që të shkëputet nga ty, sepse ka nevojë për ty, ashtu si ti për të. Kurrë nuk do të të japë atë për të cilën ke nevojë, por edhe nuk do të shkëputet prej teje, sepse adhurimi yt për të i duket i domosdoshëm.

Nëse kërkon mënyrat për t’i dhënë fund një lidhjeje që po të shkatërron, lexo më poshtë këshilla tona.

Si të shkëputesh prej tij?

a. Fshije nga mendja

Në fillim lëre mënjanë fiksimin. Kur të vjen ndërmend kujtimi i tij binde veten që kjo situatë të ka ardhur në majë të hundës dhe detyroje veten të mos mendosh për të më shumë se 30 sekonda. Nëse ky truk nuk funksionon lidh një rrip te kyçi i dorës dhe shtrëngoje fort sa herë imazhi i tij të formohet në tru. Dhimbja do të të shërbejë për të kujtuar se këto mendime të dëmtojnë.

b. Bëj kurthe

Për të mos rënë më viktimë e tij bëj këtë: Mos e fshij numrin e tij të telefonit, por programoje që, me emrin e tij të shënosh numrin e shoqës tënde të ngushtë. Nga ana tjetër vëre numrin e tij në “listën e zezë” të celularit dhe blloko gjithë adresat e tij të e-mailit që edhe ai të mos vihet në kontakt me ty.

c. Bëj një listë

Mendo pesë karakteristikat e ishit tënd që të bezdisnin më shumë, shkruaji në një letër dhe mbaje në një çantë për ta lexuar në raste urgjente (për shembull, kryqëzon një djalë që ka një bluzë të njëjtë me atë të ishit tënd dhe të hyjnë të dridhurat). Kur të shkëputesh përfundimisht, mos e hidh letrën në mënyrë që herë pas here, të kujtohesh për… atë djalin me të cilin shoqëroheshe dikur e që nuk përputhej në karakter me ty.

Para se të martohesh…

Martesa vërtet të hap shumë porta, por njëkohësisht, të mbyll edhe shumë të tjera. Nëse ke bërë në plan të lidhesh seriozisht me dikë, të sugjerojmë që më parë të përjetosh disa eksperienca që i përkasin ekskluzivisht beqarisë…

1. Shoqërohu me një djalë që nuk të përshtatet, vetëm sepse ka një trup fantastik!

S’ka problem nëse është pesë vjet më i ri se ty dhe tip krejt i kundërt. Kënaqësia që ndjen kur kalon dorën mbi muskujt e barkut të tij është një arsye më se e vlefshme për t’u shoqëruar një copë herë me të…

2. Nëse ke mundësi, “zbukuroje” pasaportën tënde me të paktën 4 vula nga vende të ndryshme të botës

Sigurisht, është zbavitëse të udhëtosh me të dashurin, por para kësaj, është mirë të dalësh vetëm ose me shoqërinë, duke shijuar jetën plot aventura.

3. Zbukuroje dhomën sipas stilit tënd personal

Nuk të themi ta lyesh me bojë të kuqe flakë, por të vësh foto, piktura ose mbulesa sipas qejfit. Pas martese duhet të bini më parë dakord mbi shunë gjëra dhe kjo mund të kufizojë kreativitetin tënd. Mos hiq dorë as nga koleksioni i kukullave prej pellushi që zbukuron krevatin tënd, sepse… burrat i urrejnë ato.

4. Vër një unazë ekstravagante në gishtin e unazës

Së shpejti, në atë gisht do të vësh unazën e fejesës dhe do të heqësh unazat e tjera, sepse ajo do të jetë më e rëndësishmja për ty, apo jo?

5. Bli (gjithmonë nëse ke mundësi) një çantë të shtrenjtë, sandale ose këpucë që të bëjnë të ndjehesh seksi

Nëse do ta bëje një gjë të tillë kur të martoheshe, yt shoq nuk do ta kuptonte dëshirën tënde impulsive për të blerë një çantë që vlen sa rroga e një punëtori të thjeshtë.

6. Organizo festa madhështore ose shko nëpër pabe me shoqet

Sigurisht, është shumë zbavitëse të mblidheni mes shoqesh dhe të kaloni një natë së bashku nga pabi në pab ose të organizosh një festë në shtëpi. Para se të martohesh, bëj qejf dhe zbavitu sa të mundesh, sepse pas martese, shoqëria do të zërë vendin e dytë.

7. Rri më shumë me prindërit

Kur je beqar, nuk ua di vlerën, bile e ke siklet të dalësh përkrah më mamanë ose babain, por pas martese ua ndjen më shumë nevojën…

8. Do të kesh një mace?

“Adoptoje” tani, sepse pas martese ka mundësi që në vend të maces ai të marrë një qen nga ata të mëdhenjtë ose të mos i dojë fare kafshët shtëpiake.

9. Nëse të pëlqen të hash për darkë një akullore me koka-kola, bëje!

Kur të kesh pranë të dashurin e zemrës do të jetë më e vështirë të shijosh gjëra të tilla, sipas qejfit tënd…

10. Kalo në banjo gjithë kohën që do

Sepse më vonë, banjën do ta kesh të përbashkët me të (ose edhe me prindërit e tij).

11. Nëse do, mund të mbash nën jastëk fotografinë e aktorit tënd të preferuar

Mund ta ngjisësh edhe në mur, ose, pse jo, edhe në ekranin e televizorit?!…

12. Bëji qejfin vetes

Mund të bësh ndonjë gjë që ta ka qejfi, si për shembull, të shkosh në një sallon bukurie ose të bësh një masazh superrelaksues…

13. Fli në një krevat të madh

Ku mund të shtriqesh sa të duash, pa patur frikë se mund t’ia fusësh me shqelm tjetrit. Mund të vësh jastëkun në qendër dhe të hapësh duart e këmbët si yll deti.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam xheloz për të dashurën e martuar...!

Next Post

Trupi yt dëshiron pasion?

Advertisement