Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Deshi të më përdhunonte komshiu

Të dashur lexues, vendosa të ndaj me ju makthin tim, të cilin ka vite që e mbaj në zemër.

Në fakt, edhe pse vitet kalojnë, kjo është një peshë që më rëndon. Unë quhem B.

Isha vetëm 14 vjeçe kur mamaja ime dhe fqinja e sapoardhur lidhën miqësi të ngushtë. Ajo quhej Gledis dhe ishte shumë e dashur me ne, e përkushtuar ndaj familjes dhe një mike e vërtetë për mamanë time. Unë, mamaja dhe Gledisi dilnim shpesh së bashku, bënim xhiro, pinim diçka dhe argëtoheshim shumë. Ato kishin pothujase të njëjtën moshë, aty te të tridhjetat dhe unë i shikoja si shoqet e mia. Bisedonim gjatë dhe shpesh. Ditët kalonin dhe unë isha në moshën kur kisha filluar të hidhja trup, isha bërë e gjatë sa mami dhe tashmë si gjithë moshataret e mia më kishte hyrë vetja pak në qejf. Vishesha e krekosesha me shumë kujdes kur nisesha për shkollë. Të gjithë në pallat e kishin vënë re këtë ndryshim timin e komplimentonin prindërit dhe mua.

Advertisement

Unë kënaqesha dhe ndihesha e vlerësuar. Një ditë u ktheva nga shkolla pasi kisha bërë vetëm 4 nga 6 orët që do bënim. U ndava nga shoqet që do të dilnin dhe mendova të ikja në shtëpi e të relaksohesha pak, pas një dite të lodhshme. I rashë derës sime, por s’kishte njeri. Mendova se mami mund të ishte përballë dhe iu drejtova derës së komshinjve. I rashë derës dhe ma hapi i zoti i shtëpisë. E pyeta nëse gruaja e tij dhe mamaja ime ishin aty, por ai m’u përgjigj që jo. Ok, mendova të prisja te dera, por ai insistoi që të hyja e të prisja brenda. Thashë se s’do të vononin ata të mitë, kështu që pranova, edhe pse unë s’kisha fare afërsi me të, përkundrazi, kur ai ishte në shtëpi, edhe gruaja e tij vinte e rrinte nga ne. Hyra, u ula në divan dhe po shikoja televizor kur Y m’u afrua, më pyeti se si shkoja me shkollën dhe nëse kisha ndonjë problem që isha kthyer kaq herët. “Jo, i thashë, thjesht desha të pushoj në shtëpi”. Ai më buzëqeshi. Papritmas u ngrit nga kolltuku ku ishte ulur dhe u ul në divan pranë meje. Kjo gjë për momentin s’më bëri aspak përshtypje sepse nuk e dija dhe as kisha çuar ndërmend se mund të ndodhte diçka e tillë. Ai m’u afrua ngadalë, më kapi nga qafa dhe më pëshpëriti në vesh: “Kjo që do të ndodhë tani, dua të mbetet mes nesh!”.

Pata shumë frikë. Isha thjesht një fëmijë dhe s’dija as si të reagoja. Për momentin, shtanga. Ai filloi të më zhvishte rrobat dhe më kërkoi që edhe unë të hiqja rrobat e tij. Unë refuzova duke bërtitur. Nuk po e kuptoja fare çfarë po ndodhte. Zemra më rrihte fort, por këmbët s’më punonin për t’u ngritur. Forca e tij ishte e madhe dhe për një moment, tentoi të kryente marrëdhënie me mua. Unë po qaja dhe dridhesha në të njëjtën kohë. Nuk kam fjalë të shpjegoj çfarë ndjenjash provoja në ato momente. Thjesht doja të mbyllja sytë e të vdisja, kur paf… një zile telefoni. Y ndërpriti gjithçka dhe kapi celularin që e kishte aty pranë. Ishte e shoqja, Gledisi, që i tha se do të vinte shumë shpejt. Mendova: “Me siguri, po vjen së bashku me mamanë”. Për fat të mirë, s’kish ndodhur asgjë, por unë ende s’kisha shpëtuar. “Vishu dhe ik, më tha Y, prit te dera”. E mblodha veten, u vesha, mora çantën në korridor dhe dola me shpejtësi. Ai erdhi dhe duke ma përplasur derën në fytyrë, më tha: “Tento të flasësh për këtë gjë me njeri dhe do të pendohesh!”. “Jo”, i thashë me gjysëm zëri. Prita dhjetë minuta aty në hyrje derisa erdhën mami me teta Gledisin.

– Po ti pse s’prite në shtëpinë time? – më pyeti teta Gledisi.

– S’ka gjë… Pak prita. – iu përgjigja.

Isha e tronditur, megjithatë nuk e dhashë veten para mamasë. Ika në dhomën time dhe qava me dënesë sepse po dridhesha e tëra dhe s’dija si do të përfundonte e gjitha kjo. Ju betohem miqtë e mi që s’kam vënë gjumë në sy jo vetëm atë natë, por as një muaj mbrapa! Imazhi i atij maskarai më trembte çdo sekondë dhe fillova t’i afrohesha më shumë mamit që të mos rrija asnjëherë vetëm. Jeta ime ishte kthyer në një ferr sepse s’dija si të sillesha dhe s’dija nëse duhet t’i tregoja njeriu. Kaluan 3 muaj kur një natë Gledisi trokiti në derën tonë duke qarë me dënesë. E pyetëm çfarë kishte ndodhur. Ajo u shpreh se kishte zbuluar tradhtitë e të shoqit dhe ishte shumë e zhgënjyer nga ai. Na tha që do të ndahej sepse nuk kishte më kuptim të jetonte me një njeri të tillë. Mua, kishte muaj që më rëndonte në zemër dhe më dukej çasti i duhur për të folur. Megjithëse i druhesha reagimit të babit, vendosa të flisja sepse s’do të mund të jetoja dot më me këtë sekret të fshehur brenda meje.

– Edhe unë kam për t’ju thënë diçka, vetëm se dua që të mos më ndërprisni…

Lotët e mi i ngjanin një ujëvare. Ndërsa më dëgjonte, filloi të qante edhe mami. Babai dhe Gledisi kishin ngelur pa fjalë. Në fund të rrëfimit tim u bë një sherr i madh. Babi dhe mami u betuan se do ta vrisnin atë njeri, ndërsa Gledisi qëndroi nga ne atë natë e të nesërmen kërkoi divorcin. Unë theksoja se s’kishte ndodhur asgjë, gjë që e pranoi edhe ai ndyrësira. Tashmë, ai nuk jeton më aty dhe historia ime ka 5 vjet që ka kaluar. Tani jam e rritur, kuptoj shumë gjëra dhe e jetoj jetën time si të gjitha moshataret e mia. Dal, argëtohem me shoqërinë dhe me mamin kam një raport të mrekullueshëm. Gledisi vjen prapë të na takojë. Tashmë, edhe ajo e ka rindërtuar jetën e vet. Jeta ime është kthyer në një normalitet që i kishte munguar ca kohë. Të gjithë me thonë që jam shumë e bukur. Djemtë më ftojnë të dal me ta, por unë refuzoj. Problemi qëndron se mua më janë shpifur djemtë dhe nuk arrij të krijoj raporte me ta. Tashmë, studioj dhe të gjitha shoqet e mija kane një jetë të tyren sentimentale, gjë që unë as nuk e mendoj. Vetëm një pyetje më turbullon ende mendimet: A thua do të arrij ndojë ditë të kaloj traumën që kam pësuar kur isha fëmijë?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Produkte 100% bio vetëm në “ErasBioShop”!

Next Post

U dashurova me gruan e shefit

Advertisement