Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pyetje-përgjigje për seksin…
Çfarë analizash duhet të kryej para marrëdhënieve?
Ç’thonë duart për shëndetin tuaj?

Çfarë analizash duhet të kryej para marrëdhënieve?


– Jam një vajzë 27 vjeçare dhe kam disa pyetje të tipit informativ drejtuar doktor Evit.

Së shpejti, kam ndërmend të lidhem edhe fizikisht me partnerin tim, por pasi të bëjmë analizat HIV/AIDS, të cilat unë i bëj për kulturë shëndetësore, para çdo lidhjeje të mirëfilltë.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:-Meqë kohët e fundit kam dëgjuar për sëmundje seksuale jo të shërueshme plotësisht, por të kurueshme, si Herpesi, do doja të dija se çfarë analizash (gjaku apo urine) duhet të bëjë i dashuri im që unë të mund të konstatoj se ai nuk ka pasur në të kaluarën e tij apo e vuan këtë shqetësim të kamufluar, por delikat. Çfarë analizash duhet të bëjë një çift i dashuruar para marrëdhënieve seksuale, në mënyrë që ata t’i sigurojnë njëri-tjetrit kënaqësi nëpërmjet një raporti seksual plotësisht të shëndetshëm? Mendoj se këto pyetje, që unë vetë nuk i kam hasur në këtë rubrikë, duhet të bëhen nga të rinjtë sepse fatkeqësisht, në Shqipëri nuk ekziston ajo ndërgjegje dhe kulturë seksuale që ekziston në vendet perëndimore. Faleminderit dhe suksese të mëtjeshme në punën tuaj!

Advertisement

Dy janë rrugët e transmetimit të infeksionit HIV/AIDS. Ai transmetohet nga i sëmuri tek i shëndoshi nëpërmjet aktit seksual apo nëpërmjet gjakut (transfuzionet e gjakut, shpimet me shiringa). Në propagandën që bëhet për të konstatuar këtë sëmundje që në fazën e parë të saj (periudhë në të cilën nuk ka shenja të dukshme klinike), konstatohet që shumë persona paraqiten në laboratore ku nëpërmjet analizës së gjakut konstatojnë praninë ose jo të këtij virusi. Rëndësi të madhe ka ekzaminimi për atë kontigjent pacientësh të cilët kanë pasur mundësi infektimi nga ky lloj virusi. Këta pacientë do të konsideroheshin me risk të lartë infektimi, nëse kanë sjellje të dyshimtë seksuale. Të tillë janë: Femrat apo meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerë të shumtë dhe pa përdorur prezervativë, prostitutat, homoseksualët, persona në kushte të vështira ekonomike dhe kulturore, persona që kanë bërë transfuzion gjaku në raste urgjente apo të vazhdueshme (hemofilikët), drogmenët me përdorim të shpeshtë të shiringave të njëri-tjetrit etj. Te këta persona, mundësia e infektimit është e lartë dhe këshillohet që ata të jenë në kontroll të vazhdueshëm. Sigurisht që këtë lloj infektimi nuk mund ta kenë personat që bëjnë një jetë të rregullt seksuale, domethënë me një partner. Në rastin konkret, do t’ju këshilloja që ju dhe partneri juaj të jeni të ndërgjegjshëm për mënyrat e mbrojtjes nga kjo sëmundje dhe ta linit në dorën e partnerit vendimin për bërjen e analizës. Përsa i përket problemit tjetër, mund të them se në sëmundjet infektive virale, bëjnë pjesë disa lloje infeksionesh që njihen si herpes zoster dhe herpes simpleks. Këto viruse shkaktojnë një patologji të veçantë me shenja karakteristike kryesisht në lëkurë. Një patologji e veçantë e organeve seksuale është ajo që shkaktohet nga Human Papilomo Virus. Ky lloj virusi zakonisht nuk ka shenja të veçanta, por ndonjëherë te mashkulli apo femra shohim disa të ngritura në lëkurën e penisit apo në buzët e poshtme të vaginës. Mjekimi i kësaj sëmundjeje në përgjithësi është i thjeshtë dhe me sukses të plotë. Në raste të tilla nuk mund të themi se pacienti duhet të bëjë një lloj të veçantë analize për të parandaluar këtë sëmundje, por higjiena e çiftit dhe mjekimi i shenjave të para të saj, bën që kjo sëmundje të mos jetë problematike. Në mbyllje të përgjigjes desha t’ju them se një higjienë e shëndoshë seksuale konsiston jo vetëm në higjenën personale, por edhe në përdorimin e kondomit në marrëdhëniet seksuale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Ç’thonë duart për shëndetin tuaj?

Advertisement