Vijim…!
Ndërsa ai më përkëdhelte, po shikoja trupin tim ne pasqyren qe kisha perballe. “Mos isha shëndoshur vertet? Mos duhej te filloja palestrën?”. Ndërkohë, ai ndaloi.
– Çfarë po shikon? – më tha. – Ka diçka që nuk shkon?
– Po shikoja trupin tim në pasqyrë… – i thashë.
– …ndërsa unë po të përqafoja?! Më thuaj të drejtën, nuk ndjen asgjë për mua? Të lutem, ma thuaj të vërteten troç! – tha ai dhe u nxi në fytyrë.
– Të vërtetën do? – i thashë dhe e pashë në sy. Në sytë e tij të gjelbër kishte dhimbje, dhimbje dhe lutje për të mos thënë të vërtetën që atij do t’i dhimbte shume.
– Ti më pëlqen dhe me ty ndjehem mirë… – i thashë.
– Vetëm kaq? – më tha ai duke më parë në sy.
– Do më shumë? – i thashë duke buzeqeshur dhe ula duart duke e perkedhelur. U afrova dhe i kafshova veshin…
– Ndërsa unë të dua, të dua, e kupton që të dua?! – më tha ai duke ma kapur fytyrën me të dyja duart. – Ja, po ta them tani: Lëre këtë punë dhe hajde rrojmë bashkë. Ti më pëlqen. Dua të jetoj me ty! – ngriti zërin ai.
– Shshsht, – i thashe duke vënë gishtin në buzë e duke e terhequr drejt krevatit. Ai më ndoqi pa folur, si të ishte bebe. Me shikonte në sy si i shastisur e nuk fliste. E shtriva në krevat dhe i hipa sipër. Ai, me sy mbyllur përkëdhelte gjoksin, këmbet e mia dhe thoshte si i përhumbur: – “Sagapao, sagapao, sagapao”.
Më vinte keq për atë njeri, por nuk mund të bëja për të më shume se kaq. E mendoja jo rrallë të lidhesha me dikë që ta doja e të më donte, që të ndjeja për atë, që të më rrihte zemra kur ta shihja e kur të më përkedhelte ai, por nuk e kisha menduar kurrë se mund të bija në dashuri me një klient, sado të më joshte ai. Mendoj se, edhe pse grekët jane ndryshe nga shqiptarët, edhe pse shumë nga ata nuk e kanë për gjë të lidhen me nje vajzë që ka bërë punën time, prapë mendoj se vula e profesionit do të më ndiqte gjithë jetën… Mbase gjykoja gabim, por e kisha mendjen top për këtë e asgjë nuk mund të më bënte të mendoja ndryshe. Ja, për Panajotin nuk kisha asnjë vërejtje. Ishte njeri i mire. Rralle gjen njerez që te bejne kaq shume pas femijeve sa ai dhe ndoshta sikur ta kisha njohur ne ndonje situatë tjetër, mund të më tërhiqte, por përderisa e kisha njohur në punë, nuk e mendoja kurrë të lidhesha me të. Do ta ndjeja veten keq gjatë gjithe jetes sime, edhe pse ai me siguri nuk do te ma permendte kurre të kaluarën time…
Pasi mbaruam së bëri seks, ai më kërkoi ta vendosja kokën në gjoksin e tij. E dija do të fillonte të më fliste për vajzën. Këtë herë e kishte takuar. Kishte takuar edhe priftin grek me te cilin do te martohej gruaja e tij. Takimin e kishin organizuar ne Ambasaden Greke ne Uashington. Ishin ata qe kishin ndermjetesuar, pasi gruaja kishte frike se mos i merrte vajzen me zor dhe nuk pranonte te takohej. Ne ambasade kishin vendosur dhe kishin firmosur nje deklaratë zyrtare qe, gjate vitit, vajza do të rrinte me mamane në Amerike, ndërsa nje muaj gjatë pushimeve, mund të vinte me pushime në Greqi. Gjithashtu, Panajoti do të kishte te drejte ta takonte edhe gjate vitit ne Amerike.
– Nuk kisha rrugë tjeter… Ishte e pamundur ta mbaja vajzen, – tha ai me syte e përlotur. – Do ta kem të veshtire, por do të gjej ndonje punë që ka lidhje me Amerikën që të shkoj shpesh atje ose do të shkoj të emigroj atje. Këtu në fakt nuk rrihet më. Situata po bëhet çdo ditë e me e keqe. Ikim bashkë? – më tha ai duke më parë në sy. – Natyrisht, bashke me çunin tend! – shtoi. E kishte seriozisht.
– Nuk më pëlqen Amerika, – i thashë. – Nuk e di pse, por nuk më pëlqen. Kam qenë nje herë aty te ca njerëz të ish-burrit tim dhe nuk më ngjiti. Duhet të shkoje me makinë për të blerë bukë në supermarket. Nuk kishte asnjë park brenda qytetit ku mund të shkoje me fëmijen e të rrije pasditeve. Jo, jo, nuk më pëlqen Amerika, – i thashë. – E di ç’më thanë atje? Që në amerike nuk ke nevojë për shumë rroba se përdor vetëm rrobat e punës dhe pizhamat, pra, vetëm gjumë dhe punë…
– E ke gabim, agapi mu, më tha ai. Në Amerikë jetohet. Aty, po të punosh e po të jesh i shkathët, ia del mbanë. Mendohu e flasim prapë, – më tha ai…
- shkurt 2010
Histori si kjo e sotmja i kisha parë vetëm nëpër filma. Më kishte thirrur Athanasi në hotelin e zakonshëm. Ishim zhveshur të dy e ishin në krevat dhe ai po më tregonte modelin e ri të telefonit celular që i kishte blerë e shoqja.
– Ky celular ka bërë rreth 1800 euro, – tha ai. – Është celular spiun. Gruaja me degjon dhe me lexon të gjitha sms-të që bëj unë. Unë kisha lexuar per keta lloj celularesh dhe sapo ma dha ajo, shkova ne nje dyqan që shet pajisje spiunesh këtu në Athinë. Aty e pashe edhe këtë telefon. Nejse, nuk i rashë në sy dhe ajo është e kënaqur me mua, burrin e saj besnik që i telefonon vetëm gruas së tij.
- Po mua nga me telefonove? – e pyeta.
- Nga peripterot e rruges… – tha ai. – Kështu bëj gjithmonë kur kam telefonata “me spec”. Jam bërë specialist! – tha duke qeshur.
Ndërkohe, sapo filloja oralen që ai E kishte qejf, trokiti dera e hotelit.
– Kush është? – pyeti ai.
– Më kanë dërguar këtu. Kishit kërkuar nje vajzë… – u dëgjua një zë i ëmbël nga prapa derës.
– Nuk ka mundësi. Mos ka ndonjë ngatërrese? – m’u drejtua ai.
– Jo, – i thashë unë. – Zyra më dërgoi mua.
Ai u ngrit te hapte deren, kur u degjua një ulërimë:
– Të kapa, pusht, doje te ma hidhje mua?! – Ishte nje grua me te zeza që bërtiti dhe u fut në dhomë duke shtyrë Athanasin. Me sa dukej, ishte e shoqja. Prapa saj ishin një vajze e re dhe dy burra, njëri nga të cilët, me aparat në dorë, fotografonte Athanasin e shkrete lakuriq. Athanasi iu sul t’i rrëmbente aparatin nga dora, por ndërkohë, ndërhyri edhe tjetri, nje djalosh shtatlartë, që e mbërtheu Athanasin nga supet dhe e hodhi mbi krevat. Ai me aparat bëri edhe dy-tre fotografi të tjera dhe doli jashtë. Në dhomë mbeti vetëm e shoqja dhe djaloshi shtatlartë, i veshur me kostum te zi dhe me nje T-shirt po të zi që i rrinte gruas nga prapa si badigard…
Vijon…!