Kam një pyetje për doktoreshën dhe estetisten tuaj. Çfarë të mirash për trupin mund të ketë masazhi relaksues përveç qetësisë së mendjes?
Dr. Arzu Mamo, mjeke estetiste, ARZUBERCEM MEDICAL ESTETIC, Rruga e Durrësit, tek sheshi Adem Jashari, tek BKT Bank në kat të dytë, TEL 0692076558, Përshëndetje e dashur!Masazhi është një faktor i rëndësishëm në kulturën shëndetësore të jetesës. Me veprim efektiv si një masë parandaluese për të ruajtur shëndetin dhe vitalitetin, sepse kur një masazhist rregullisht “skanon” trupin tuaj, mund të dalloj ndryshimin më të vogël në çrregullimin e balancit normal të organizimit tuaj,në këtë mënyrë nxitë vëmendjen tuaj ndaj trupit tuaj. Masazhi stimulon fijet nervore, liron tensionin, largon stresin si dhe është një mjet i shkëlqyer në luftën kundër dhimbjes së kokës dhe pagjumësisë. Gjithashtu masazhi ushqen lëkurën, e rritë elasticitetin e lëkurës, lëkuren e bën më të butë dhe të ndritshme. Efektet kryesore të masazhit: Masazhi e nxitë dhe e rregullon qarkullimin e gjakut, e rregullon qarkullimin e limfës në enët limfatike,duke ia kthyer trupit vitalitetin dhe energjinë në mënyre të përsosur dhe natyrale. Me anë të masazhit mund të lirohet stresi ditor që ndikon në paraqitjen e sëmundjeve kronike dhe depresionit, sepse eliminohen mbeturina nga trupi, apo e thënë ndryshe, materie të dëmshme që duhet domosdo të largohen nga trupi. Masazhi që nga kohët e lashta njihet dhe është pranuar si një nga metodat për parandalimin, trajtimin dhe heqjen e sëmundjet të ndryshme. Masazhi në të njëjtën kohë i vë në funksion mendjen, emocionet, trupin dhe shpirtit e njeriut dhe në këtë mënyrë arrihet relaksimi i thellë i trupit, mendjes, lirimi i stresit dhe toksinave, përmirësimi i rrjedhjes së oksigjenit në organizëm si dhe përmirësimi i qarkullit të lëngjeve trupore (gjakut dhe limfës).
Masazhi mundëson relaksimin e thellë i cili lehtëson largimin e lodhjes fizike dhe mendore; * Varësisht se ku aplikohet, masazhi mundëson lëshimin e tensioneve kronike në qafë , në supe, dhe mbrapa në shpinë. * Nxit qarkullimin e gjakut në muskuj dhe kështu, furnizimin me gjak të organeve. * Stimulon zvogëlimin dhe zhdukjen e lodhjes kronike (të vazhdueshme). * Masazhi ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të kokës që shkaktohen nga sëmundjet e stomakut, të tëmthit, të mëlçisë dhe sëmundjet me origjinë psikike.