Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
E tradhëtova tim shoq me fqinjin…
Si ta kuptosh a ka rënë vërtet në dashuri me ty…
Ata qenë shkatërrimtarët!

Si ta kuptosh a ka rënë vërtet në dashuri me ty…


Femra, kur dashuron, për vetë natyrën e saj, nuk vë re më tek i zgjedhuri i saj asnjë të metë e mangësi dhe ai, si me magji, shndërrohet për të në një njeri ideal, të cilit ajo është gati t’i falë gjithçka, shpirtin dhe trupin… Mbetet veç një e panjohur: E meriton vallë ai këtë “sakrificë”? E do edhe ai me tërë mend partneren e tij? A ka ndonjë shenjë që të tregojë me saktësi se edhe mashkulli ka rënë në dashuri? Psikologët kanë arritur të spikatin një varg shenjash që tregojnë se mashkulli është i dashuruar dhe se dashuria do të jetë reciproke. Ja, gjashtë prej tyre…

1. Mashkulli ndjen “tërheqje seksuale”…

Advertisement

Përderisa impulsi fillestar i afrimit midis dy sekseve është “manjetizmi seksual” s’do shumë mend për të kuptuar se, shfaqja e kësaj dëshire, tregon se një mashkull është i dashuruar. Por, kujdes! Dëshira seksuale e një mashkulli nuk është ende garanci e plotë se ai dashuron. Çdo mashkull, nga vetë natyra e tij, ka një synim të përhershëm për bashkim me seksin tjetër, priret gjithmonë drejt tij; i motivuar nga instikti natyror i vazhdimit të llojit, i cili është shumë i fortë, kryesori në “energjinë” e racës njerëzore. S’kemi pse ta fshehim faktin që, çdo mashkull, sapo shikon një femër, e skanon atë në trurin e tij si një objekt të afrimit të mundshëm fizik. Në trurin e tij, pavarësisht nga ndërgjegjja, lind mendimi: “A do të shtrihej vallë ajo në një krevat me mua?” ose: “Ah, sa tërheqëse qenka! Ta shtrija një herë në krevat, pa…”. “Në të shtënça, moj, në dorë…”, thotë një varg i këngës popullore.

Duhet kujdes, pra, sepse çdo veprim e çdo sjellje që vjen pas këtij mendimi, mund të burojë nga interesimi i përhershëm i meshkujve për t’u afruar me seksin e kundërt. Te mashkulli shpërthejnë sakaq instiktet e gjahtarit dhe, sa më i zorshëm të jetë gjahu për t’u kapur, aq më e fortë bëhet dëshira e tij për ta shtënë në dorë atë. Me ndihmën e seksit, mashkulli afirmon dhe pohon vetveten. Seksi është për mashkullin dëshmi e fillesës dhe qenies së tij njerëzore. Ajo mund të bëhet pikënisje për dashuri, por për fat të keq, shpesh, kjo mbetet si një mjet për të mposhtur pasigurinë në vetvete. Pas kapjes së gjahut, vjen një moment tjetër; interesi bie. Kjo do të thotë se dëshirat që i lindin një mashkulli nuk janë ende dëshmi se ai është i dashuruar. Sipas seksologëve dhe psikologëve, shfaqja e kësaj dëshire nuk duhet marrë nga femrat si tregues i dashurisë së tij, pasi ato, me të gjitha forcat e tyre shpirtërore nuk synojnë vetëm erektimin e mashkullit, por lindjen e ndjenjës së dashurisë dhe admirimit në zemrën e tij.

2. Ai kërkon afërsi shpirtërore…

Kjo shenjë e dytë është më afër natyrës së femrës, sepse mashkulli, në këtë rast, ashtu sikurse edhe ajo, kërkon afërsi shpirtërore, futet, pra, në sferën e marrëdhënieve ndjesore, në ndjenjën e miqësisë. Mashkulli kërkon shoqërinë e femrës, përpiqet ta ndeshë “rastësisht” në rrugë, “të bëjë një copë udhë me të”, fillon t’i rrëfejë asaj për vete, madje edhe rri e dëgjon atë me interes dhe vëmendje të përqendruar kur i thotë diçka. Pra, ai përpiqet të jetë në kontakt me të. Disa përdorin në këto raste shkëmbimin e numrave telefonikë, të tjerë preferojnë kontaktet vizuale… Pasi te mashkulli lind afiniteti, afërsia shpirtërore, ai të ngjitet nga pas, ngandonjëherë bëhet edhe i mërzitshëm, por… Provoni t’i verifikoni ndjenjat e tij: Në rast se përpjekjet e tij synojnë jo vetëm arritjen e një kontakti fizik, atëhere ai do ta ndjejë veten të lumtur në praninë tuaj dhe do ta shfaqë në një mënyrë të atillë që çdo femër të mos ketë si të mos e vërë re. Edhe në këtë rast, është mirë të mbajmë parasysh një rregull: Çdo mashkull, ashtu sikurse edhe çdo femër, ka karakterin e vet, ka veçantitë e tij, zakonet, virtytet ose veset e tij… Dhe, siç dihet, është e vështirë t’i futësh të gjithë në një thes, ashtu sikurse është e vështirë të presësh gjithçka me një thikë. Ka nga ata që dinë të thonë fjalë të bukura dhe të të mbajnë me muhabet një natë të gjatë dimri, ndërsa disa të tjerë, nuk lidhin dot dy fjalë, por të dy mund të dashurojnë apo të mos dashurojnë në të njëjtën masë dhe mënyrë. Prandaj, vajzat e gratë le të mos e lënë arsyen të mbytet në detin e gjerë të ndjenjave të tyre, por të shikojnë konkretisht me mend në kokë se me kë kanë të bëjnë, duke u nisur sigurisht nga disa tendenca të përgjithshme… Në rast se ai nuk kërkon vetëm trupin, por edhe praninë, miqësinë dhe shoqërinë tuaj, nëse vlerëson shpirtin tuaj e tregohet i vëmendshëm ndaj opinioneve dhe mendësive tuaja, kjo tregon se ai vërtet po dashurohet me ju.

3. Ju tregon shumë gjëra të jetës së tij private…

Shikoni, mbani parasysh se meshkujt e pamartuar janë aq konservativë në jetë, saqë mundësinë për t’i hapur ndokujt dyert që të futet në jetën e tyre, në strofkullën e tyre të beqarisë, e barazvlerësojnë me një atentat kundër lirisë së tyre të shtrenjtë personale, kundër jetës së tyre të pavarur. Dhe, në rast se mashkulli fut pa teklif në hapësirat e botës së tij një femër, kjo shenjë tregon se ai është i dashuruar me të. Megjithatë, mos e humbni vigjilencën: Në rast se ai ju lejon të ndryshoni pozicionet e mobiljeve në dhomën e tij, në rast se ju lejon të mblidhni teshat e tij, të hedhura sa andej-këtej nëpër dhomë, në rast se mirëpret t’i gatuani diçka për drekë e për darkë, në rast se ju falënderon kur i lani dhe i hekurosni këmishët, kjo nuk do të thotë akoma se ai ju dashuron dhe lë kokën për ju. Sidoqoftë, fakti i pranisë suaj në jetën e tij, gatishmëria për t’ju zbuluar ndonjë nga sekretet e tij, fakti që lejon t’i shikosh ndonjë të metë a mangësi si, bie fjala, çorapet e palara nën krevat apo pjatat e palara në lavapjatë, flasin jo vetëm për dembelizmin e tij, por edhe për një lloj besimi që ai ka filluar të ketë te femra. Ai kërkon që ju të rrini sa më gjatë me të, të jetoni së bashku. Ju po bëheni pak nga pak, pjesë e jetës së tij. Në këtë rast, do të ishte marrëzi të mendonit se jeni bërë domosdoshmëri për të. Ama, duhet mbajtur parasysh se mashkulli vlerëson në radhë të parë femrën që dashuron. Këtë fakt nuk keni pse ta anashkaloni.

4. Tregohet i gatshëm të sakrifikojë për ty

Ai tregohet i gatshëm për të ndryshuar ndonjë gjë në veten dhe në jetën e vet, përpiqet të bëjë ndonjë lëshim, të ndryshojë planet e tij, të “humbasë” kohën me ju. Të gjitha këto, që për të janë “sakrifica të vërteta” tregojnë se ju i pëlqeni. Ai “sakrifikon” gustot e tij, “dorëzon” pultin e televizorit që i ka lëshuar rrënjë në dorë, madje largohet për hir tuaj edhe nga kompjuteri. Por… përsëri ju rekomandojmë të bëni kujdes dhe të mos e keqpërdorni gatishmërinë e tij, “sakrificat” që po bën sepse, në rastet kur mashkulli, për hir tuaj, heq dorë nga parimet e tij, nga “punët e tij të preferuara”, nga shokët dhe miqtë e ngushtë e sidomos, nga rrethi i tij shoqëror, çmimi i kësaj mund të jetë shumë i madh, veçanërisht në rastet kur ju nuk jeni në gjendje të kompensoni mungesën e rrethanave të sipërpërmendura. Ju, nga ana juaj, duhet të përpiqeni t’ia “kompensoni” atij në njëfarë mënyre “këto humbje”…

5. Tregon shumë përkujdesje ndaj teje

Shikoni, mos e reduktoni gjithçka që bën ai me një vlerë të caktuar materiale, pra, mos shikoni anën materiale të çështjes. Të rrallë janë ata burra që kanë mundësi të plotësojnë të gjitha dëshirat e grave për të bërë një jetë në mirëqenie e bollëk, sidomos tani, në kohën tonë, por ju duhet të vlerësoni para së gjithash synimin e tij për t’u përkujdesur për ju… Ai përpiqet të marrë me mend dëshirat tuaja dhe t’i plotësojë ato me aq sa mundet. Mos u shqetësoni në rast se nuk ia arrin dot qëllimit, ama, në rast se ai gëzohet si fëmijë kur shikon se ju jeni e kënaqur prej tij, kjo do të thotë se në zemrën e tij ka zënë vend ndjenja e dashurisë.

6. E tregon me vepra se nuk do të të bënte kurrë keq!

Natyrisht, këtu nuk llogariten ato “dhimbje” dhe “të këqia” që u shkaktojmë padashur të afërmve tanë si pasojë e mosthellimit, mendjelehtësisë apo mungesës së edukatës. Këtu e kemi fjalën për atë egërsi dhe atë arrogancë patologjike, për atë presion psikologjik të disa meshkujve ndaj femrave, që i shkatërron ato shpirtërisht, por që ndikon edhe në shëndetin e tyre. Gratë, për vetë natyrën e tyre, shpeshherë mbyllin sytë, nuk vënë re edhe disa fakte konkrete, u besojnë premtimeve dhe kjo vetëm sepse disa të poshtër tregohen shumë të shkathët dhe të ëmbël në krevat, duke u justifikuar edhe për disa veprime që nuk mund të justifikohen, aq më tepër kur zemra e femrës mësohet të falë. Kujdes, sepse kur e keqja përsëritet pa u vënë re, ajo fiton të drejtën e qytetarisë, bëhet diçka e zakontë. Prandaj, mos lejoni kurrë t’ju gënjejnë! Në rast se shikoni që mashkulli ju shkakton dhimbje dhe qëndron indiferent ndaj lotëve tuaj, largohuni prej tij një orë e më parë. Ai nuk ju dashuron!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E tradhëtova tim shoq me fqinjin…

Next Post

Ata qenë shkatërrimtarët!

Advertisement