Ishte një kohë kur shihnim shpesh një burrë në moshë të pjekur me një vajzë të re, por tani mund të shihet jo rrallë edhe e kundërta. Fenomeni i lidhjes me gra të pjekura (ose kugar, si quhen), është në modë. Gratë e pjekura nuk hezitojnë të joshin djem me të rinj se ato në moshë dhe, duket se po i vjen fundi një tabuje… Këto gra mishërojnë gruan e fortë, të pavarur, që josh dhe që zgjon fantazinë e burrave. Cilat janë arsyet që i shtyjnë burrat sot të bien në krahët e një gruaje më të madhe në moshë? Ne po ju rendisim 10 prej tyre…
1. Ajo është e ndërgjegjshme dhe e pranon dëshirën e saj
Një grua kugar është shpesh e zënë mes familjes dhe karrierës së saj, pra, bën një jetë të ngjeshur. Ajo është një grua që do të plotësojë dëshirat e saj, por edhe ato të të afërmve të saj. Kështu, një e treta e burrave (36%) pranon se joshet nga oreksi i madh seksual i një gruaje kugar.
2. Ajo ka një luk seksi
Luku seksi dhe i sofistikuar i një gruaje kugar, si një dhunti e sharmit të saj, i josh shumë burrat e rinj. 17% e burrave që u morën në pyetje, pranuan se josheshin pikërisht prej tij.
3. Një personalitet plot ëmbëlsi
Përveç oreksit seksual dhe performancës së mirë në shtrat, një dhunti e femrës kugar në sytë e djemve të rinj, mbetet ëmbëlsia e saj. Në fakt, 17% e djemve të marrë në pyetje thonë se joshja për këto lloj grash, shpjegohet edhe me ëmbëlsinë e tyre.
4. Një lloj karizme që i godet drejt e në zemër
Gratë kugar shfaqin edhe një lloj karizme në sytë e djemve të rinj, e cila me siguri vjen nga fakti se ato kanë njëfarë eksperience jete. 8% e të anketuarve janë lidhur me një kugar edhe për shkak të karizmës së tyre të dukshme.
5. Mimikë ëndrrash
Kugarët joshin syrin e djemve të rinj edhe falë mimikës së tyre. Gjuhët e këqija thonë se kugarët janë shpesh femra që i janë nënshtruar kirurgjisë estetike, por nuk mund ta mohojmë, shpesh rezultati është mahnitës. 6% e të anketuarve joshen nga mimika e kugarëve.
6. Një grua e pavarur, por edhe e brishtë
Me gjithë karakterin e fortë dhe pavarësinë sentimentale të shpallur, gruaja kugar mbetet një grua e brishtë, që kërkon afërsi. 6% e të anketuarve joshen nga ky tipar i karakterit të tyre.
7. Një femër me karakter, që guxon
Gruaja kugar e njeh mirë veten, ka besim në vetvete dhe u bën ballë sprovave, një tipar personaliteti ky, i ndryshëm nga ai i vajzave të reja që njohin burrat dhe që josh 6% të të anketuarve.
8. Një pavarësi e sigurtë sentimentale
Burrat e rinj lidhen gjithnjë e më shumë me gra në moshë të pjekur, sepse janë të sigurtë që do të ruajnë pavarësinë e tyre sentimentale. Ndryshe nga klisheja “djali-lodër”, që e ndjek gruan kugar si një kone e vogël, burrat interesohen pak për mbështetjen e tyre (vetëm 2%).
9. Një lloj rehatie materiale
Ndryshe nga sa mund të mendohet, shumë pak joshen nga gruaja kugar për shkak të parave të saj. Zhigoloja, pra, është specie në zhdukje… Vetëm 1% e të anketuarve thonë se joshen nga paratë…
10. Një rrjet i gjerë njohjesh
Ajo që shton joshjen e një gruaje kugar në sytë e një burri të ri është edhe rrjeti i saj i gjerë shoqëror, personal apo profesional. Meqë jemi në periudhë krize, të gjitha mënyrat janë të vlefshme! Megjithatë, qetësohuni zonja, kjo u përket vetem 1% të të anketuarve.
Pra, të joshësh burra më të rinj në moshë, do të thotë të thyesh kodet e joshjes që ekzistojnë prej shekujsh dhe siguron një moment të bukur në shtrat, si nga ana e kugarëve, ashtu edhe nga ajo e djemve të rinj!