Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Një tragjedi më ndërpreu dashurinë


Jam Meri. Duke qenë tepër e trishtuar dhe traumatizuar, me dhimbje në shpirt për humbjen e të dashurit tim në një aksident automobilistik, desha jo vetëm të bëhem pjesë e historive tuaja në gazetën tuaj të mrekullueshme “Intervista”, por në njëfarë mënyre, të ngushëllohem për atë që më ndodhi.

Mbarova gjimnazin dhe, për fatin tim të keq, për shkak të varfërisë, s’pata mundësi ta vazhdoja fakultetin. Në të tilla rrethana, prindërit më futën në punë si shitëse në një furrë buke. Për të qenë e sinqertë, me punën që bëja, isha e kënaqur. Kisha një pagë të arsyeshme dhe koha më mjaftonte për pushim e dëfrim. Në dyqan blinte bukë edhe Luli, një djalë simpatik, i ëmbël dhe mjaft i edukuar. Aty njohëm dhe krijuam një miqësi që dalëngadalë po i kalonte kufijtë e miqësisë. Bënim muhabete nga më të ndryshmet, qanim hallet dhe i besonim njëri-tjetrit, por si pa kuptuar, unë fillova të ndjeja për të; doja ta takoja e të rrija sa më tepër me të. Me sa duket, midis nesh po ndodhte diçka. Në të vërtetë, edhe ai i shpeshtoi ardhjet shkak e pa shkak në dyqan, çka tregonte se më simpatizonte dhe ndjente për mua. Një ditë, pasi pagoi, vura re se më shikonte direkt në sy dhe dukej se diçka e shqetësonte e ishte i emocionuar.

Advertisement

– Meri, – m’u drejtua – për të qenë i sinqertë, ka kohë që mendohem dhe dua të ndaj me ty atë që më shqetëson, por s’më është dhënë mundësia të bisedoj. S’dua ta mbaj akoma në shpirt. Të dua, kam dëshirë ta lidh jetën me ty, më pëlqen, je vajzë serioze dhe simpatike.

Megjithëse e prisja një propozim të tillë, për momentin, u gjenda e papërgatitur, më rrihte zemra me shpejtësi, m’u tha goja, ndjeja dobësi. Ishte dashuria e parë… Shpejt e mora veten dhe, me shumë dashamirësi e sinqeritet, iu përgjigja:

– Do të bisedojmë, këtu jemi, mos u mërzit…

Megjithatë, ai nguli këmbë:  – Të lutem, mendoje!

Atë natë nuk mbylla sy, mendjen e kisha te Luli. Me sytë e mendjes e shikoja veten në krahët e tij. S’më mbante vendi. Ishte dashuria e parë. Dëshirat e mia ishin pasionante, marramendase. Pse jo? E doja. Të nesërmen, si zakonisht, shkova në punë dhe nuk zgjati shumë e ai e ndali makinën para dyqanit. Erdhi jo për të blerë, por kërkonte përgjigje për sa më kishte thënë një ditë më parë. Në dyqan s’kishte njeri.

– Meri, erdha prapë. E kam mbledhur mendjen top… Unë të dua dhe këtë gjë e kam biseduar edhe me prindërit. Ata ju njohin familjarisht dhe janë dakord që të lidhemi. Unë jam serioz… Dua një përgjigje prej teje. Ne njihemi prej kohësh dhe kam bindjen se me këtë dashuri s’do të dalësh e zhgënjyer.

M’u errën sytë, humba durimin, iu afrova me një pasion marramendës. Ai më pushtoi dhe i dhamë një puthje të gjatë me gjithë zemër njëri-tjetrit. E humba. S’dija të shkëputesha nga ai. Kjo ishte edhe përgjigjja e zemrës sime. Më shumë sesa fjalët, me këtë tregova se e dua.

Këtë histori ia tregova me imtësi mamasë, së cilës i tregoja çdo gjë. Ajo e njihte si Lulin, ashtu edhe familjen e tij, bile mamanë e Lulit e kishte shoqe. Ajo më tha se po të lidhesha me ta, ajo do ishte e kënaqur. I tregova se në shtëpi do vinin prindërit e Lulit për të më kërkuar dorën për fejesë. Me sa duket, mamaja ime e kishte bërë bisedë me tim atë dhe ai, meqenëse e njihnin familjarisht, ishte dakord. Këtë e vija re në sjelljen ndaj meje, megjithëse ai s’ma shfaqi. Nuk zgjati shumë dhe në shtëpinë tonë mbërritën prindërit e Lulit dhe ai vetë. Ata u pritën shumë mirë nga prindërit e mi. Pas bisedës së rastit, fjalën e mori babai i Lulit, i cili shprehu dëshirën e të birit dhe të tyren, për lidhjen e fejesës me djalin e tyre. Në moment, im atë, duke u uruar mirëseardhjen miqve, m’u drejtua:

– Meri, e di se ti je lidhur me Lulin. Nëse e doni njëri-tjetrin, s’më mbetet gjë tjetër veçse t’ju uroj… – tha dhe më përqafoi – Ju jap bekimin tim!

I dhamë dorën njëri-tjetrit dhe shpallëm fejesën. Në një periudhë të shkurtër shkëmbyem edhe nishanet. Dhuratat që më sollën prindërit e Lulit, ishin të shkëlqyera dhe të çmueshme.

Me Lulin nisa të kaloja më shumë kohë. I falëm virgjërinë njëri-tjetrit, më donte dhe e doja sa jetën. Martesën vendosëm ta bënim pas 10 muajsh, pasi Luli po bënte një shtëpi të re dhe mendonte që martesën ta bënim atje. Në shtëpinë e Lulit shkoja rregullisht dhe, së bashku me mamanë e tij, bënim punët e shtëpisë. Prindërit e Lulit ishin njerëz të shkëlqyer dhe me kulturë. Mamaja kishte punuar në arsim, ndërsa babai, oficer. Ata më donin si të isha vajza e tyre. Nëse kalonte një ditë pa më parë, shqetësoheshin. Lulin e kishin djalë të vetëm dhe i plotësonin të gjitha dëshirat. Ai kishte edhe makinë benz dhe lëvizjet në qytet i bënte me makinë. Shpesh, prindërit i bënin vërejtje se e ngiste makinën me shpejtësi të tepruar, aq sa kishte rrezikuar jetë njerëzish. Po bënim 6 muaj fejesë, kishim një marrëdhënie të shkëlqyer dhe planifikonim që, pas martesës, të kishim një të ardhme të shkëlqyer me fëmijë dhe perspektivë. Atë ditë, Luli pati shkuar të shihte Vllazninë në Tiranë së bashku me disa shokë. Në kthim nga Tirana, diku midis Lezhës dhe Fushë-Krujës, nga shpejtësia, makina doli nga rruga, u përplas me një pemë dhe përfundoi në kanal. Shoku i Lulit vdiq në vend, kurse ai u plagos. E dërguan urgjent në Spitalin Ushtarak, por nga plagët e rënda dhe humbja e gjakut, Luli humbi jetën. Kjo ishte një tragjedi e vërtetë që pikëlloi thellë zemrat e prindërve të tij që e patën djalë të vetëm dhe ai i la në një moshë delikate të jetës së tyre, dramë të cilën e kanë të vështirë ta kalojnë…

Ajo tragjedi këputi në mes dashurinë tonë me Lulin; kjo tragjedi më tronditi shpirtërisht e psikologjikisht, më trishtoi dhe solli një ndryshim thelbësor në jetën time. Me humbjen e Lulit, humba lumturinë, shpresën, humba gjënë më të shtrenjtë të jetës, të pazëvendësueshmen, dashurinë time të parë, atë lumturi që më solli ai njeri në jetën time. Po bëhen kaq kohë që e kam humbur, por në shpirt kam një dhimbje që zor të më kalojë tërë jetën. Kjo plagë është e pashërueshme. Ndonëse ka kaluar kohë, kam në kujtesë ato sjellje, përkëdhelje dhe virtyte të rralla të atij njeriu. Kjo histori më solli një dhimbje dhe më rëndoi psikologjikisht sa kurrë s’kam për ta harruar. Një dëshirë kam në zemër; t’u jap forcë prindërve të Lulit që ajo ngjarje e mallkuar i trishtoi dhe i bëri të lotojnë për tërë jetën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

John Shahu lançon klipin bombastik “Havana”

Next Post

Familja nuk e do atë djalë

Advertisement