– Kam vënë re që kohët e fundit kam shumë probleme me rënien e flokut. A mund të më thoni se cilat janë disa masa paraprake për t’i shpëtuar flokët? Normalisht, duhet të ketë disa rregulla bazë. Jam në pritje të përgjigjes tuaj, meqë kam parë që shpesh trajtoni të tilla tema në gazetën tuaj. Faleminderit.

Merita Merja, parukiere&estetiste e afirmuar, Parukeri Estetike Merita,  Rr.Durrësit 200 m nga ish-ambasada Jugosllave, Tirane,  tel +355695368390:- Faleminderit që na jeni drejtuar. Rënia e flokëve ndodh shpesh të jetë edhe e trashëguar ose flokët të bien me periudha, siç është vjeshta. Duhet të keni kujdes me ushqimet, të cilat duhet të jenë sa më të ekuilibruara dhe të përmbajnë të gjitha lëndët ushqimore, siç janë vitaminat dhe kripërat minerale. Përveç kësaj, duhet të bëni kujdes me mjekimin e sëmundjeve kronike dhe infeksioneve të ndryshme sepse shpeshherë, infeksione të ndryshme në trup ndikojnë edhe te rënia e flokëve. Duhet të kufizohen sa të jetë e mundur ushqimet me përmbajtje yndyrore, sidomos për flokët e yndyrshëm. Larja e flokëve duhet bërë me kujdes, duke zgjedhur shampot e përshtatshme të cilat fare mirë, mund t’i gjeni edhe pranë sallonit tonë. Rëndësi ka tharja e flokëve me peshqir dhe krehja me krehër të rrallë. Në periudhën e rënies, është mirë që flokët të priten shkurt dhe të evitohet qëndrimi i gjatë në diell, sepse ai i than flokët. Krehja të bëhet nga rrënjët në drejtim të rritjes sepse përmirëson qarkullimin e gjakut. Për raste të veçanta, në konsultim me mjekun, do të përdoren sipas rastit preparate kalciumi, arseniku, zinku, vitamina etj. Duhen normalizuar në kohë tronditjet nervore, ankthi, gjendjet e tendosura emocionale, të bëhet mjekimi në kohë i sëmundjeve të gjendrrave me sekrecion të brendshëm, sidomos i tiroides. Gjithsesi, nëse e shikoni që asgjë nga këto që ju shkrova më sipër nuk ka lidhje, atëhere fare mirë mund të vini pranë sallonit tonë dhe t’ju japim ampulat që janë ushqyese dhe parandalojnë rënien e flokut. Gjithashtu, do të merrni dhe shampon e duhur për flokun tuaj, të cilin është shumë e rëndësishme ta shoh nga afër. Të gjitha këto në tërësi luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e flokut dhe rigjenerimin e tij. Mos ngurroni të na telefononi për çdo lloj paqartësie. Jeni i/e mirëpritur! Faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *