Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më mirë seks apo intimitet?


Të bësh dashuri, do të thotë të ndihesh i çliruar në të gjitha drejtimet, por a ndodh gjithmonë një gjë të tillë? Për fat të keq jo, sepse shumica e partnerëve preferojnë më shumë të zhveshin trupin sesa shpirtin, pra, të udhëhiqen nga dëshirat e tyre… Seksi dhe intimiteti nuk janë e njëjta gjë, por kur ato bashkëjetojnë, të jeni të bindur se keni arritur idealen…

– Ju thoni se mes dy partnerëve duhet të mbizotërojë intimiteti. Më duket paksa e çuditshme, pasi, sipas meje, intimiteti është më normali në një çift…

Advertisement

– Mos u habitni nëse ju them se ka dhe çifte që nuk e njohin intimitetin. Nuk mund të quhet intimitet njohja në detaje e trupit të partnerit, por t’i hapësh zemrën dhe shpirtin tënd tjetrit. Të kesh intimitet me një person do të thotë të mos kesh frikë t’i tregosh atij emocionet dhe dëshirat e tua seksuale, ato më të fshehtat, pra, të jesh vetvetja. Për shembull, një herë në javë gjeni pak kohë të lirë për njëri-tjetrin dhe flisni hapur për ëndrrat, projektet dhe dëshirat tuaja, por kini parasysh që të mos dorëzoheni menjëherë nëse shihni se partneri juaj tërhiqet dhe nuk flet, pasi në fund të fundit, për burrat është normale të tregohen të pathyeshëm. Pra, intimiteti identifikohet si një lidhje speciale, e cila shpërthen në momentin kur gjithçka rrjedh në mënyrë spontane, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht e shpirtërisht.

– Ku ndryshon seksi nga intimiteti?

– Në të parin, interesi ndaj një personi është momental, ndërsa në të dytin, interesi zgjat përgjithmonë. Në fakt, për burrat është pak e vështirë të arrihet kjo e dyta, sepse ata, nga natyra, kanë një dëshirë urgjente për të kënaqur menjëherë impulsin e tyre seksual. Atyre u mjafton një imagjinatë erotike për të stimuluar dëshirën për seks. Pra, në përgjithësi, për burrat është më e lehtë të bëjnë dashuri pa hyrë në marrëdhënie të thella shpirtërore me gratë. Këtë e bëjnë sepse duan t’i tregojnë mbi të gjitha vetes se janë burrërorë. Me pak fjalë: Burrave nuk u mungon dëshira për të pasur intimitet, por e kanë shumë të vështirë të tregojnë sekretet dhe dëshirat e tyre seksuale. Ata mund të ndjejnë emocione shumë të forta, por në shumicën e rasteve, i shprehin ato me gjuhën e trupit, pra, duke bërë dashuri.

– Ç’është seksi për burrat?

– Seksi për burrat është penetrimi, orgazma, kënaqja e dëshirave seksuale, ndërsa te gratë, gjërat ndryshojnë. Edhe në një aventurë, ato kanë nevojë për intimitet, me fjalë apo gjeste të ngrohta. Ky është kusht edhe për të arritur kënaqësi në marrëdhëniet seksuale.

Megjithatë, është konstatuar që ka patur edhe lidhje shumë të gjata, ku partnerët nuk kanë pasur intimitet, pra, kanë preferuar më shumë të heshtin sesa të tregojnë dëshirat e tyre seksuale. Kjo, si rrjedhojë e ndrojtjes, por edhe e asaj dëshire që kanë pothuajse të gjithë: Të jenë pak misteriozë. Nuk themi të mos jeni misteriozë, por “gjella me kripë e kripa me karar”…

– Po kur kemi frikë se mund të gjykohemi për keq nga partneri kur t’i shprehim dëshirat tona, si të veprojmë?

– Në këtë rast, përpiquni që pak nga pak apo dhe me gjeste, t’i lini të kuptojë partnerit që ju pëlqen ky apo ai veprim. Intimiteti me një burrë fitohet duke përdorur metodën e duhur dhe duke patur besim reciprok. Mundohuni të kuptoni e të harmonizoheni me nevojat e tjetrit. Vetëm nëse do të bindni veten se nuk do gjykoheni për keq, do të mund të çlironi dëshirat që mbani brenda vetes. Ata që dëshirojnë të shijojnë intimitetin, duhet të heqin dorë përgjithmonë nga mania për të kontrolluar tjetrin. Ky është një kusht që ia vlen ta vini në zbatim.

– Dhe për ta ditur… Është e vërtetë se me një të panjohur je më i/e lirshëm sesa me partnerin aktual?

– Sigurisht që po, sepse aventurën, gjithsecili dëshiron ta përjetojë deri në fund. Si për një burrë, ashtu edhe për një grua, seksi mund të ketë një komponent të fortë intimiteti, edhe pse historia nuk ka një të ardhme, pasi në rastin e një aventure, të dy partnerët shprehin lirshëm gjithë dëshirat e tyre, pasi nuk kanë frikë nga humbja e njëri-tjetrit, sepse janë bashkuar thjesht për një flirt e jo për të vazhduar më tej. E megjithatë, ka pasur raste kur aventura është shndërruar në një histori të vërtetë dashurie, vetëm falë intimitetit të hapur që kanë pasur partnerët mes tyre. Pra, si përfundim, duam t’ju themi se seksi bëhet më i bukur nëse ju dini të jeni intimë me njëri-tjetrin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Familja nuk e do atë djalë

Next Post

Gentjan Dema: Është vetëm fillimi!

Advertisement