Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ushqime që luftojnë depresionin


Gjeli i detit që gatuajmë për Vit të Ri ka një lloj proteine, triptofanin, i cili nxit trupin të prodhojë serotoninë. Kjo është një substancë kimike e trurit, që luan një rol kyç në depresion, thonë studiuesit. Në fakt, disa ilaçe antidepresivë veprojnë duke ndikuar në mënyrën se si truri e përdor serotoninën. Ju mund të merrni të njëjtin efekt të shtimit të humorit duke konsumuar mishin e pulës dhe sojën. Ja disa ushqime të tjera që luftojnë depresionin.

Arrat braziliane

Advertisement

Ato janë të pasura me selenium, gjë që ndihmon trupin të mbrohet nga radikalet e lira. Një studim zbuloi se të rinjtë që nuk konsumonin aq sa duhet selenium, kishin më shumë gjasa të ishin depresivë. Megjithatë, shkencëtarët ende nuk mund të thonë me siguri se ulja e seleniumit në trup shkakton depresion. Ushqime të tjera që përmbajnë këtë kripë minerale janë orizi kaf, mishi i viçit, farat e lulediellit dhe frutat e detit.

Karrotat

Ato janë të pasur me betakaroten, të cilën mund ta merrni edhe nga kungulli, spinaqi, patatet e ëmbla dhe pjepri. Studimet e kanë lidhur këtë përbërës ushqimore me nivelet e ulëta të depresionit. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme që të tregojnë se betakaroteni e parandalon këtë çrregullim të trupit, por është mirë ta fusni në dietën tuaj.

Midhjet dhe frutat e detit me guackë

Këto ushqime deti janë një burim i mirë i vitaminës B12. Disa studime kanë treguar se njerëzit që kanë nivele të ulëta të kësaj vitamine kanë më shumë gjasa të kenë depresion. Mungesa e kësaj vitamine në trup shkakton për pasojë edhe mungesën e një substance të quajtur s-adenosylmethionine, për të cilën ka nevojë trupi në mënyrë që të krijojë substancat e tjera që ndikojnë në humor. Nëse doni ushqime të tjera të pasura me B12 janë mishi pa dhjamë, qumështi dhe vezët.

Kafja

Një filxhan me kafe është stimuluesi i përkryer në rastet kur ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur. Por, nëse keni depresion pas lindjes, ose vuani nga krizat e panikut, disa studime thonë se kafja i përkeqëson gjërat. Disa studime të tjera thonë se një filxhan kafe mund të ulë rrezikun për të pasur depresion, megjithëse arësyeja ende nuk dihet.

Perime me gjethe jeshile

Ato janë të pasur me folate, për të cilat kanë nevojë qelizat e trurit që të punojnë nomralisht dhe që mund të mbrojnë edhe kundër depresionit. Prodhuesit e ushqimeve zakonisht e shtojnë këtë substancë, që njihet dhe si vitamina B9, tek drithërat, si tek makaronat dhe orizi. Ju mund ta merrni atë edhe nga thjerrzat dhe shpargujt.

Salmoni

Ky është një tjetër peshk, ashtu si harengat dhe toni, që është i pasur me yndyrna të pangopura. Studiuesit mendojnë se ato ju ndihmojnë të luftoni depresionin. Një lloj i këtyre yndyrnave, të quajtura omega-3, mund të ndihmojë qelizat e trurit të përdorin kimikatet që ndikojnë në humor. Nja dy studime të vogla treguan se njerëzit që nuk ishin depresivë kishin nivele më të larta omega-3 sesa ata me çrregullime të humorit.

Qumështi

Ai është një burim i mirë i vitaminës D. Nëse ju keni nivele të uleta të kësaj vitamine në trup, kjo nganjëherë mund të shkaktojë depresion. Në një studim norvegjez, njerëzit që merrnin tableta me vitaminë D ishin më pak depresivë një vit më vonë, sesa ata që nuk merrnin. Nëse nuk ju pëlqen qumështi, mund ta merrni atë nga peshku konservë, ose në lëngjet e frutave dhe drithërat të cilave ua kanë shtuar atë.

Bëni kujdes ndaj:

Alkoolit

Ai mund të duket si diçka që ju largon shqetësimet dhe ju bën të ndjeheni më të shoqërueshëm. Megjithatë, është më mirë nëse pini ndonjë gotë verë, birrë, ose raki me masë. Nëse pini shumë, mund të ndjeheni më mirë për momentin, por kjo mund t’i përkeqësojë simptomat me kalimin e kohës, sepse alkooli mpin trurin. Ai gjithashtu ul efektin e ilaçeve antidepresivë.

Fast food-it

Fast food-i mund t’ju ngopë shpejt e shpejt, por këto ushqime të përpunuara ndikojnë negativisht në humor. Shkencëtarët kanë studiuar se si ushqimet e pasura me sheqer, karbohidrate të thjeshta dhe me yndyrë ndikojnë në humor. Shumë prej tyre kanë parë një lidhje mes këtyre ushqimeve jo të shëndetshme dhe depresionit. Më mirë konsumoni gjëra të shëndetshme, si fruta, perime, drithëra integrale dhe proteina.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lëvorja e zier e patates, zgjidh një problem të madh tek femrat..!

Next Post

Ori Bici: Ka ardhur epoka e erosit..!

Advertisement