Nëse doni të bëni fëmijë,
nuk duhet të lini pas dore shëndetin e dhëmbëve tuaj. Sado të duket e çuditshme,
është një nga faktorët që ndikojnë në pjellori. Lexoni më poshtë përsë.
1. Xhenxhiviti (sëmundja e mishrave të dhëmbëve) mund të vonojë mbetjen shtatzanë.
Mesatarisht një gruaje i duhen 5 muaj për të mbetur shtatzanë, nga momenti që fillon përpjekjet për të bërë fëmijë. Megjithatë, gratë që vuajnë nga prej vitesh nga mishrat e dhëmbëve dhe enjtura dhe të inflamuara mund të zgjasë deri në 7 muaj. Studiues suedezë mendojnë se inflamacioni i gojës mund të shkaktojë një reaksion zinxhir që përkeqëson gjithë shëndetin, përfshi edhe atë riprodhues.
2. Solucioni për shpëlarjen
Mbase solucioni që përdorni për shpëlarjen e gojës që bëhet pengesë që të mbeteni shtatzanë. Herës tjetër kur ta përdorni kontrolloni etiketën e tij nëse përmban “triclosan”, që përdoret shpesh si një përbërës antibakterial. Sipas studimeve që janë bërë tek kafshët, ky përbërës kimik mund të ndikojë nivelin e prodhimeve të hormoneve, përfshi këtu edhe të estrogjeneve dhe testosteronit.
3. Për burrat
Shëndeti i dhëmbëve nuk ndikon vetëm tek pjelloria e grave, por edhe e burrave. Në një studim të bërë në vititn 2010, studiues izraelitë studiuan 75 burra të moshës 23- 52 vjeç. Ata vunë re se cilësia e spermës që vuanin nga mishrat e dhëmbëve dhe parodontiti (sëmundja e mishrave të dhëmëve që rrethojnë dhe mbajnë dhëmëbët) ishte më e keqe dhe numri i spermatozoideve 68% më i paktë.
4. Mbushja me amalgamë (metalike)
Gjithashtu kanë lindur shqetësime në lidhje me ndikimin e mërkurit në pjellori. Ka gra që pyesin se sa të sigurta janë mbushjet e dhëmbëve me amalgamë, pasi ajo ka në përbërjen e saj disa metale të rënda. Sipas Shoqatës Amerikane të Dentistëve (SHAD), kjo lloj mbushje nuk ndikon në pjellori. Në një konferencë të fundit të SHAD në lidhje me sigurinë e mbushjeve metalike prej argjendi u tha se “nuk u gjet asnjë ndryshim në pjellori dhe në realizimin e një shtatzanie tek gratë që kishin këto lloj mbushje, në krahasim me të tjerat”.
5. Kujdesuni për dhëmbët
Ka kaluar kohë që prej vizitës së fundit tek dentisti? Është e rëndësishme të bëni vizita të rregullta tani për të parandaluar ndonjë problem të mundshëm, sesa t’i lini problemet për më vonë, kur të jeni shtatzanë. Me fjalë të tjera lajini dhëmbët të paktën dy herë në ditë dhe mos harroni të përdorni fillin interdentar.