Përshëndetje doktor, ka disa kohë që ndjej rrahje të shpejta dhe të shpeshta të zemrës si lloj aritmie. Ndonjëherë më krijohet si një zhurmë brenda kraharorit që zgjat vetëm disa sekonda por më trondit të gjithë trupin. Para disa vitesh kam bërë ekg dhe nuk është se kisha ndonjë problem me zemrën. Theksoj se ishte kontroll rutinë. A është shqetësuese kjo që po më ndodh a duhet të vizitohem tek mjeku kardiolog? Faleminderit
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 +355662770750:- Përshëndetje! Ankesa që ju keni normalisht që kërkon një rikontroll tek kardiologu. Rikontrolli nënkupton një vlerësim të saktë të ritmit dhe përçimit elektrik të zemrës. Kjo do të thotë që një ekg shpeshherë është e pamjaftueshme. Kjo pasi ekg vlerëson gjendjen momentale të ritmit dhe përçimit. Pra ekg nuk na jep informacion shteseë përveç të dhënave që merren në momentin e regjistrimit të cilat shpeshherë dalin normale. Normalisht vlerësimi i plotë kardiologjik do filloj me një vlerësim me ekg dhe eko. Eko kardiake na jep informacion rreth strukturave të zemrës. Nëse kemi ose jo ndonjë problem të mundshëm strukturor. Shpeshherë në moshat e reja me ankesën e palpitacioneve ne gjejmë probleme valvulare të lindura si përshembull prolapsi i fletës mitrale të përparme apo të pasme. Por e vërteta është që shpeshherë eko mund të jetë dhe fare pa probleme. I drejtohemi një vlerësimi 24 apo 48 orësh të ritmit dhe përçimit elektrik të zemrës nëse informacioni që kemi marrë nga ekzaminimet e mësipërme është i pamjaftueshëm. Nëse në holter marrim të dhëna në favor të një aritmie atëherë në fillojmë mjekimin përkatës në varësi të llojit të aritmisë. Në të kundërt thjesht bëjmë ndjekje në dinamikë teë pacientit. Patjetër që informacioni që marrim nga analizat biokimike e sidomos hormonale është i vlefshëm. Në këtë bilanc kontrolli rutinë i gjendrës tiroide është një e dhënë e rëndësishme e cila na përjashton një spektër të caktuar sëmundjesh të cilat na japin takikardi dhe takiaritmi. Të shkuara!