– Doja të
pyesja një nga mjekët tuaj. Cikli menstrual, herën e fundit më ka zgjatur më
shumë se 10 ditë. Unë gjithmonë kam patur cikël menstrual të rregullt,
normalisht, më kanë zgjatur 5 ditë dhe kjo është hera e parë që më kanë zgjatur
kaq shumë. Ka ndonjë problem sepse jam vërtet e shqetësuar. Pres një përgjigje.
Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti, tel. 0696349892 tel, ëhatsapp 0038970630444, email dradilmustafa@yahoo.com:- Përshëndetje e nderuar! Në pyetjen tuaj se a ka ndonjë problem që cikli menstrual të ka zgjatur mbi 10 ditë po të them që është problem urgjent për t’u paraqit të gjinekologu sepse po humb gjak mund të kalosh në anemi dhe po rrezikon jetën. Menstruacione normale llogariten 2 deri 7 ditë dhe nën 2 ditë dhe mbi 7 ditë nuk janë mestruacione normale ku duhet të kërkohet shkaku. Kjo sëmundje në gjinekologji quhet menoragji. Menoragjia përkufizohet si cikle të rregullta menstruale, por me fluks dhe kohëzgjatje të shtuar. Është një nga ankesat më të shpeshta në gjinekologjinë moderne. Shkaqet mund të jenë organike, endokrine, anatomike, jatrogjene dhe çrregullime hemoragjike. Të përshkruajmë disa nga shkaqet: 1-Çrregullim hormonal: në rastet e çrregullimit të prodhimit të estrogjeneve dhe të progesteronit shihet një trashje e shprehur e shtresës së brendshme (endometrit ) çka do të sjellë si pasojë ardhje të ciklit më shumë hemoragji 2-Çrregullim i funksioni të vezoreve: në rast se nuk ndodh ovulacioni (cikle anovulator ) nuk prodhohet progesterone, dhe si pasojë menoragjinë. 3-Fibromioma uterine: në varësi të vendosjes dhe madhësisë këto tumore beninje (jokanceroz ) të mitrës mund të shoqërohen me shtim të sasisë së gjakut dhe zgjatje të ciklit. 4-Polipet uterine: janë rritje të vogla në veshjen e brendshme të mitrës mund të shkaktojnë hemoragji të zgjatur dhe në sasi të madhe. 5-Adenomioza: në rast se qeliza të shtresës gjendrore të veshjes së brendshme të mitrës rriten në muskujt e mitrës, bëhen burim mentruacionesh të bollshme dhe të dhimbshme, sidomos në moshën e mesme pas lindjes së fëmijëve. 6-Aparat Intrauterine (DIU ). Në rastet e përdorimit të aparateve johormonal me përmbajtje bakër për të mbrojtur nga shtatëzanitë e padëshiruara 7-Komplikacione të shtatëzanisë: në formën e hemoragjisë së menjëhershme në sasi të madhe në raste aborti spontan. Mund të jetë shoqëruese e një shtatëzanie ekotopike dhe si e tillë kërkon një ndjekje të kujdesshme. Kancer! Në rast të kancerit të mitrës, qafës së mitrës apo te vezores. 8. Çrregullim gjaku të trashëguara: si në rastet e sëmundjes Ëillebrand, që jep një defiçit të trashëguar të një faktori koagulimi dhe si pasojë hemoragji të shtuar. 9-Medikamente: ashtu si antikoagulantët mund të japin menoragji.10-Gjendje të tjera mjekësore: sëmundje inflamatore të pelvisit, sëmundje të gjendrës tiroide, endomtrioza, sëmundje kronike të mëlçisë apo veshkave. Rekomandoj që urgjent të shkoni te gjinekologu të bëni një ekografi,vizitë gjinekologjike analiza gjaku, për të vënë diagnozën dhe të vendosë a duhet mjekim apo kyretazhe dhe materiali të dërgohet për biopsi për diagnozë. Ju uroj shërim sa më të shpejtë!