Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më hap probleme streptokoku

M

– Jam Diana, 30 vjeçe, nga Elbasani. Para shumë vjetësh, jam kuruar nga streptokoku në fyt. Në fillim më kaloi shpejt, por kam një vit që po vuaj nga ky lloj mikrobi. Më është bërë kronik, më shkakton skuqje të fytit dhe të gojës, nganjëherë edhe qelbëzim. Më shkakton marrje fryme dhe kollë, si dhe alergji në fytyrë, këputje në trup e dhimbje koke. Jam vizituar dhe kam bërë shpeshherë mbjellje të fytit (biogramën). Më del vazhdimisht me streptokok. Kam marrë ilaçe në bazë të biogramës dhe jam përmirësuar pak, por përsëri acarohem. Jam e kujdesshme, nuk ha dhe nuk pi gjëra të ftohta, por në temperatura normale. Doja të dija nga se shkaktohet ky lloj mikrobi dhe si ta kuroj atë. Ku mund t’ju gjej për të bërë një vizitë? Me respekt, Diana.

Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, Poliklinika Qendrore, tel 0674090843:- Streprokoku B haemolitik në kulturën e fytit shkakton probleme kronike që ju i pershkruani, si dhimbje të vazhdueshme, vështirësi në gëlltitje, lodhje të shpeshta, dhimbje gjunjësh, ndonjëherë erë të keqe nga goja, tonsillite të shpeshta etj. Graviteti i streptokokut në organizëm dhe komplikacionet që ai shkakton varen nga një komponent tjetër si A.S.L.O që është titri i antistreptolizinave dhe që duhet të dalë nën 200 UI, sepse fatkeqësisht streptokoku B haemolitik nuk çrrënjoset sado të mjekohet dhe shumë rrallë pas infeksioneve të shpeshta kultura del negative. Ajo që mund të stabilizojmë është A.S.L.O por nëse ajo rezulton në vlerat mbi 800 UI rekomandohet heqja e bajameve. Në vlerat deri ne 800 UI mund të përdoret antibiotikoterapi apo edhe penicillinë injectabël 1 herë në javë për një periudhë të gjatë kohore. Prania e streptokokut me një titër të lartë është një nga arsyet që ne heqim bajamet. Streptokoku është një nga mikrobet më të shpeshta shkaktare të infeksioneve të bajameve që mund të merret me rrugë ajrore dhe në fazën infektive mund të transmetohet tek të tjerët prandaj duhet patur kujdes në familje. Gjithsesi në këtë rast analiza më të hollësishme laboratorike do ta vërtetojnë diagnozën.Unë punoj te Poliklinika Qendrore te 9 katëshet, kështu që nëse dëshironi mund të vini të kryeni një vizitë!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A rrezikohemi nga diarrea?

Next Post

Shoqet deshën të më prishnin familjen

Advertisement