Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pse i është zmadhuar zemra?
Më duket sikur veshët më mbushen me ujë. Çfarë kam?
Pse ndryshoi djali kështu?

Më duket sikur veshët më mbushen me ujë. Çfarë kam?

Doktoresha, kam një pyetje. Sa herë që lahem më duket sikur më mbushen veshët me ujë dhe më bezdis shumë, i thaj dhe jam e sigurtë që nuk ka asnjë pikë ujë po prapë ndjej një si buçitje në vesh aq të fortë sa më fillon koka. Çfarë mund të jetë kjo gjë? Faleminderit


Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, Poliklinika Qendrore, tel 0674090843:- i jashtëm është i përbërë nga llapa e veshit dhe kanali i jashtëm i dëgjimit. Ai nuk është asnjëherë anatomikisht njësoj tek i njëjti pacient dhe tek dy njerëz të ndryshëm është i ndryshëm. Ai ka disa kthesa që quhen sulkuse dhe nëse ato janë më të shpeshta aty mund të bllokohet uji kur ai hyn gjatë dushit dhe mund të japë zhurmë, vështirësi në dëgjim, ndjesinë e veshit të lagur deri në infeksione bakteriale apo mykotike të kanalit të jashtëm. Në rastin e pacientes mundet që proçesi i tharjes së veshit të vonoj dhe zhurma që i krijon uji ti japë edhe shqetësime nervore apo dhimbje koke. Veshi pastrohet vetë me mekanizmat e tij dhe nuk ka nevojë të futet ujë. Pacientes do ti këshilloja të lahet me tapa veshësh ose me pambuk të lyer në vaj apo vazelinë që uji të mos hyjë në vesh dhe kur të thaj kokën me gradacionin e ulët të tharrëses të thajë edhe veshin sa herë bën dush. Asnjëherë të mos lahet pa e mbrojtur veshin. E njëjta gjë vlen edhe për larjen në pishina dhe në det. Nëse problemi persiston edhe pas kësaj të bëhet një konsultë ORL.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse i është zmadhuar zemra?

Next Post

Pse ndryshoi djali kështu?

Advertisement