Budizmi dhe lojërat e pokerit mund të duken sikur nuk kanë asgjë të përbashkët por për Scott Wellenbach janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Lojtari i pokerit fitoi vendin e tretë në një turne pokeri në Bahamas dhe fitoi 671.240 dollarë.
Të gjitha të ardhurat që fitoi ai do i dhurojnë për bamirësi, ndërsa është konsideruar nga njerëzit si ‘hero’.
“Duke qenë praktikues i budizmit, ne ulemi dhe meditojmë shumë, kjo është falas”-tha ai.
Kur nuk luan poker, Wellenbach punon si përkthyes i teksteve budiste tibetiane dhe sanskrite për një organizatë jo-fitimprurëse fetare.
Ai u bë pjesë e budizmit, duke kërkuar një mënyrë për tu përballur me pakënaqësitë e jetës.