Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam mbipeshë! A mund të ngelem shtatzënë?


– Jam një vajzë 23 vjeçe, 1.65 e gjatë, që kam shtuar shumë në peshë kohët e fundit, peshoj 85 kg. Për merak, bëra analizat e TSh, që më ka dalë 0.12 dhe prolaktina, 5. Problemi im është se jam e martuar dhe dua të bëj një fëmijë. Doja të dija, me këto rezultate që më kanë dalë dhe me këtë peshë që kam, a mund të ngel shtatzënë? Kam frikë se i kam ngjarë mamit, që është diabetike. Pres një përgjigje. Faleminderit.

Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti, tel. 0696349892 tel, whatsapp 0038970630444, email dradilmustafa@yahoo.com:-  Përshëndetje e nderuar!Analizat i ke brenda norme por janë dhe shumë analiza të tjera për të gjetur shkakun e këtij çrregullimi metabolik ku në bazë të gjatësisë dhe kilogramëve keni çregulim te metabolizmit keni mbipeshe e pyetja juaj dhe shqetësimi se me këtë mbipeshë a mund  të ngeleni shtatëzanë unë si gjinekolog në bazë të përvojës them që edhe femrat me mbipeshë ngelen shtatëzanëpo më me vështirësi dhe kanë më shumë rreziqe për shtatëzaninë. Obeziteti është sëmundje e cila mund të shërohet dhe më mirë është të shërohet e pastaj të niset shtatëzania. Në shumë vende të botës ,sot obeziteti paraqet një ndër problemet kryesore shëndetësore. Në përgjithësi obezitetin mund të definojmë si rritje të tepërt të acidit yndyror në proporcion me peshën totale të trupit,e cila e tejkalon masën (peshën) e lejuar në krahasim me gjatësinë e trupit.  Padyshim, obeziteti është rezultat i këtij disbalansi në marrjen dhe harxhim të kalorive ajo është pranuar si një sëmundje që ndikon negativisht në cilësinë e jetës, sepse energjia (kaloritë) e konsumuar është më e lartë se energjia e harxhuar ashtuqë energjia (kalorit) e tepërta ruhet në trup si yndyrë (20% ose më shumë).  Obeziteti është armiku i fertilitetit dhe këtë e dëshmojnë studime të ndryshme. Sipas tyre një peshë e madhe trupore dhe funksionim jo i mirë i metabolizmit të gruas lidhen me një funksionim jo të mirë hormonal, gjë e cila bllokon edhe ovulimin e gruas. Të kesh më shumë yndyrë në trup prodhon ekstrogjen në një masë të eksagjëruar duke ndikuar te ovulimi.Gjithashtu gruaja duhet të ketë nën kontroll peshën e saj pasi obeziteti mund të ndikojë edhe në cilësinë e vezëve duke shkaktuar edhe abort spontan në disa raste gjatë javëve të para të shtatzanisë. Pesha e madhe trupore do të ndikojë negativisht edhe në rast se gruaja do t’i nënshtrohet fertilizimit In Vitro. Pikërisht prodhimi jo i mirë i hormoneve do të ndikojë negativisht në ciklin menstrual të gruas, duke bërë që ai të jetë shumë i çrregullt. Gjithashtu pesha është shumë e rëndësishme edhe për ecurinë e mirë të shtatzanisë si edhe për zhvillimin e mirë të fetusit.Mbipesha shkakton ne shtatzani  pre-eklampsia  dhe eklapsi qe eshtë një patologji që në më të shumtën e rasteve shfaqet rreth javës së 20 të shtatzanisë. Ky shqetësim konsiston në rritjen e presionit të gjakut dhe proteinave, pra vihet re një numër shumë i lartë i proteinave në urinë. Kjo sëmundje mund të shkaktojë shkëputje të placentës, mosfunksionim të veshkave, edeme pulmonare, hemoragji cerebrale ose abort spontan por dhe rezikon dhe jetën e shtatëzanës .Të femrat shtatëzëna me mbipeshë diabeti gestacional vihet re një rritje jo normale e glicemisë, ku kanë rrezik për të lindur fetus me makrosomi (me peshë mbi 4.5 kg), gjë e cila mund të shkaktojë probleme në lindje, prandaj nga mamaja diabetike   diabeti është sëmundje edhe e trashëgueshme, e kam fjalën këtu për tipin e dytë të diabetit, tipin e të rriturve, ndaj duke qenë se ju e keni një precedent gjenetik, faktin që mamaja juaj vuan nga diabeti, ju duhet të ishit e informuar që, kur një person mbart rrezikun që nga paraardhësit e tij të sëmuret me një sëmundje kronike siç është diabeti, ju duhet që të ishit përfshirë me kohë në një sistem rregullash dhe kujdesi jetësor, në mënyrë që ta kishit minimizuar në ekstrem rrezikun që mbart linja gjenetike për diabet.  Trajtimet kryesore për obezitetin janë: dietat dhe ushtrimet fizike. Programet me dietën mund të japin rënie në peshë për një kohë të shkurtër, por ruajtja e kësaj peshe të humbur, shpeshherë, kërkon ushtrime dhe pakësimin e ushqimeve energjike, si pjesë e përhershme e stilit të jetës së personit. Të gjitha llojet e dietave me “pak karbohidrate” dhe “pak yndyrna” janë të mirëpritura, ashtu si edhe në rastet e sëmundjeve të zemrës dhe në rastet e diabetit. Zbulimi i shkaktarit të mbipeshës dhe vendosja si qëllim për të luftuar me të dhe për t’a mposhtur është sfida më e suksesshme kundër mbipeshës. Dieta e balancuar dhe aktiviteti fizik janë dy aleatë shumë të  rëndësishëm në  këtë  luftë.Po ashtu rekomandoi që të eliminoni sheqernat, brumrat pijet me sheqer, të hani shpesh e nga pak, e sa me shumë sallata e fruta, të ecni deri 5 km në ditë dhe të eliminoni stresin e të krijoni gjithmonë energji pozitive . Konsultoheni me gjinekologun, dietologun dhe endokrinologun. Ju uroj vullnet të mirë dhe të jeni e vendosur sepse keni moshë të re dhe e  sigurtë që  do e mundni mbipeshën!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Hëna që do ta zgjedhësh tregon shumë për ju...!

Next Post

Një analizë javore nga Xhoi Jakaj

Advertisement