Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Është stres apo kam gjë tjetër?


– Përshëndetje, doktor Abazi! Jam 45 vjeçe dhe ka pesë muaj që jam në stres. Kjo më ka ardhur vetvetiu, pa ndonjë problem. Po mjekohem te një neurolog i cili më tha se kam ngarkesë psikike. Kam përdorur qetësues të ndryshëm dhe diazepam mëngjes e mbrëmje, mirëpo ka ditë që ndihem mirë shumë, siç ka ditë që nuk jam mirë, me dhimbje koke, marramendje, si dhe disa therje në kokë. Ju lutem, më tregoni, mos kam ndonjë problem tjetër apo është vetëm gjendje stresi? Si ta kaloj këtë gjendje që më frikëson shumë? A kanë efekte anësore qetësuesit që përdor? Po diazepami, po ta përdorësh shpesh, a të jep efekte anësore? Me respekt për ju.

Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Përshëndetje zonjë e nderuar, e lexova me vëmendje letrën tuaj dhe jam dakord me mjekun tuaj se shqetesimet tuaja mund të lidhen me tensionimin e sistemit nervor.  Gjithsesi, do të doja t’ju shpjegoja se diazepami nuk është një zgjidhje permanente për problemet tuaja. Ky medikament mund të japë marrje mensh, përgjumje dhe dobësi trupore si efekte anësore të shpeshta (të ngjashme me shqetësimet tuaja aktuale). Nga ana tjetër përdorimi i tij për një kohë të gjatë mund të çojë në varësi dhe probleme me pagjumesinë dhe ankthin në rast ndërprerje. Për këtë arsye, do t’ju rekomandoja mjekime të tjera, të tipit të antidepresanteëve për zgjidhjen afatgjatë të problemeve tuaja.  Gjithashtu është e rëndësishme kryerja e disa analizave (gjak komplet per anemi, analizat e tiroides si dhe nivelet e vitaminës D për të përjashtuar një deficit të saj). Të gjitha keto probleme metabolike mund te imitojne shqetesimet tuaja. Mbeten në dispozicionin tuaj për pyetje të mëtejshme dhe jeni të mirëpritur edhe në klinikën time! Ju uroj gjithë të mirat!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemtë kërkojnë vajza

Next Post

Është gjashtë vjeçe dhe ka gurë në tëmth

Advertisement