Anxhela Peristeri është përballur virtualisht me një ndjekëse në Instagram, e cila i ka bërë një koment vërtet pikant këngëtares. Komentuesja i shkruante se Anxhela iu duk si juristja e njohur e “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ndërsa shprehej se të gjitha (të famshmet) janë bërë njësoj. “Mu duk si Eni Çobani kur e pashë! Bo ç’jeni bërë të tëra një surrat o Perëndi”. Por këngëtarja nuk e ka lënë me kaq, por i ka kërkuar komentueses me shaka, për t’u përballur në gjyq te Eni Çobani, për t’ia lënë në dorë publikut të vendosë. “Fatkeqësisht për ty që e paske kaq problem, ky është surrati im siç ma ka bërë nëna. Nëse mendon se surrati yt është më i bukur se i imi, më nxirr në gjyq te Eni Çobani. Meqë ngjajmë, të vendosë populli kush fiton”. Komentet kanë vijuar mes fansave të këngëtares. Madje komentuesja nuk e ka lënë me kaq por i shkruan sërish Anxhelës për t’i thënë se nuk ishte ofendim krahasimi me Eni Çobanin, përkundrazi, duhet ta marrë si komplinent.
Advertisement