Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dafina Zeqiri: Pa konkurencë muzika nuk është interesante!

– Vera sapo kaloi dhe, bashkë me të, edhe pushimet. Si ka qenë për ty kjo periudhë?

– Vera ka qenë shumë e nxehtë dhe kam pasur shumë punë, shumë angazhime, kështu që nuk kam mundur të bëj pushim, por pushimet i bëra më në fund pas sezonit të verës. E kam kaluar shumë bukur këtë verë.

– Çfarë kujton nga dalja jote e parë në skenë?

Advertisement

– Normalisht, më kujtohet kur kam qenë në Festivalin Polifest në Prishtinë sepse aty e kam bërë hapin e parë të karrierës time; aty bëra emër. Atë moment nuk e harroj kurrë. Ndjenja që provova ishte shumë e bukur.

– Është e vërtetë se ti i shkruan vetë tekstet e këngëve të tua?

– Kam disa tekste në shtëpi në Suedi, të cilat i kam shkruar në gjuhën angleze. Ndonjëherë vazhdoj të shkruaj, por në anglisht sepse ende nuk di të shkruaj tekste në gjuhën shqipe. Mund të flas dhe të shkruaj normalisht shqip, por me tekstet është më ndryshe.

– Albumin tënd të parë e ke realizuar me Genc Prelvukajn. Pse u prish ky bashkëpunim?

– Albumi i parë quhet “Knock Dovvn”, është realizuar në “Grammafon Entertainment” dhe ka disa këngë që i kam punuar te Genc Prelvukaj. Kam patur dëshirë të punoj vetëm, kështu që vendosa të tërhiqesha nga Grammafoni, por Gencin e kam ende koleg shumë të mirë dhe shok.

– Flitej se marrëdhënia jote me Gencin ishte më shumë sesa profesionale. Është e vërtetë?

– Jo, nuk është e vërtetë! Unë Gencin e kam respektuar gjithmonë si shok të familjes time e si koleg, edhe pse më parë e kam patur menaxher dhe që aty nisën thashethemet…

– Do të vazhdojnë bashkëpunimet e tua me Bleron?

– Nuk i dihet kurrë. Kam shumë bashkëpunime me kolegët e mi, kështu që nuk i dihet nëse do të bëj prapë në të ardhmen…

– Si do ta përshkruaje suksesin tënd?

– Jam shumë e kënaqur, por asgjë nuk ka përfunduar. Nuk ka kurrë përfundim, por vetëm rritje. Mendoj se kurrë nuk do ta zhgënjej publikun tim, gjithmonë do të punoj shumë dhe do të realizoj këngë e klipe gjithnjë e më të mira.

– Përveç muzikës, me çfarë të pëlqen të merresh tjetër?

– Më pëlqen shumë të shëtis nëpër shtete të ndryshme ku nuk kam qenë më parë, si dhe të bëj shopping.

– Cilët janë miqtë e tu më të mirë nga bota e muzikës?

– Kam shumë miq e kolegë të mirë. Janë shumë për t’i përmendur me emra.

– Ke lënë diçka tjetër pas dore, duke iu përkushtuar muzikës?

– Suedinë e kam lënë për Kosovën. Në Suedi kam familjen time, nënën e dy motrat, si dhe shoqërinë, që shkoj dhe i vizitoj, por tashmë jam vendosur në Prishtinë.

– E ndien konkurencën që ka pushtuar tregun?

Unë mendoj se nëse në botën e muzikës nuk do të kishte konkurencë, muzika nuk do të ishte më interesante, për ne këngëtarët dhe për publikun.

– Të pëlqejnë pushimet e nxehta apo të ftohta?

– Të nxehta. (Qesh) Më pëlqen shumë edhe dimri, Krishtlindjet, Viti i Ri etj., por për pushime kam dëshirë të jem në një vend ku është shumë nxehtë.

– Për çfarë i shpenzon më tepër paratë?

– Për muzikën. Pastaj shpenzoj edhe kur bëj shopping ose nëpër qendra estetike.

– Incidenti i fundit që të ka ndodhur gjatë pushimeve…

– Nuk po më kujtohet asnjë incident gjatë pushimeve.

– Thuhet se bashkëpunëtorët e tu të ardhshëm në muzikë do të jenë nga Suedia. Çfarë të lidh me këtë vend?

– Unë kam lindur e jam rritur në Suedi dhe kam punuar me muzikë për një kohë të gjatë atje. Kam qenë edhe në gjimnaz privat të muzikës, në Suedi, kështu që kam bashkëpunëtorë atje dhe normalisht, së shpejti kemi për të bashkëpunuar.

– Ke ndonjë pasion tjetër po aq të fuqishëm sa ai për muzikën?

– Po, dhe ai është kërcimi. Më pëlqen shumë të kërcej. Kam kërcyer qëkur kam filluar të këndoj, kur isha shumë e vogël.

– Kalon më tepër kohë në Kosovë apo në Suedi?

– Eh, në Kosovë! Në Suedi tashmë shkoj për pushime, si dhe për të vizituar familjen e shoqërinë.

– Zëri yt është shumë i veçantë. Mund të thuhet se është trashëgimi nga mami, meqë edhe ajo ka qenë këngëtare?

– Po, jam shumë e lumtur për këtë trashëgim, për këtë fat. Më parë, për këtë fat falënderoj Zotin e pastaj mamin, që ka qenë këngëtare. Muzikën e kemi në gjak, kështu që nuk do të kisha qenë më e lumtur përveçse për këtë trashëgimi.

– Ke menduar ndonjëherë të marrësh pjesë në konkurse bukurie?

– Jo, mbetem te muzika. Pasioni im është muzika, jo konkurset e bukurisë.

– Cilat janë gjërat që të pëlqen të bësh më tepër?

– Më pëlqen shumë puna ime, kur kam xhirime etj., por më pëlqen të shëtis me shoqërinë, të dal me të, si dhe të bëj shopping.

 – Çfarë të duhet për ta nisur një ditë bukur?

– Më pëlqen shumë që, kur rrezet e diellit futen në dritare, të vë muzikë dhe të zgjohem afër të dashurit. Ashtu nis një ditë jo vetëm e bukur, por fantastike.

– Sipas teje, të jesh e suksesshme, do të thotë…

– Shumë, sepse puna ime e tregon suksesin.

– Si i pret thashethemet që shkruhen për ty?

– Nëse janë të vërteta, i pres mirë, por thashethemet nuk më pëlqejnë shumë. Çfarë t’u bësh disa gazetarëve të cilëve u pëlqen t’i ngacmojnë këngëtarët?! Unë i lë të kënaqen dhe qesh.

– Cili është thashethemi që të ka mërzitur më tepër?

– Nuk më bezdisin thashethemet. E vetmja gjë që më ka mërzitur është familja ime, të cilën nuk e kam afër. Më merr malli për  nënën dhe motrat që jetojnë në Suedi.

– Është e dashuruar Dafina?

Po, jam e dashuruar.

– Çfarë nuk do t’ia ndaloje kurrë vetes?

– Nuk do t’ia ndaloj kurrë vetes muzikën, këngën. Gjithmonë do të punoj shumë, si sot.

– Mbete e kënaqur nga Top Festi? Po nga spektaklet ku ke marrë pjesë?

Po, kam mbetur shumë e kënaqur nga Top Festi sepse mora edhe një çmim që e dua shumë dhe që do të thotë shumë për mua, Best RnB. Ky është zhanri im, që më pëlqen shumë.

– Ke marrë pjesë ndonjëherë në ndonjë festival, pa pretenduar për çmim?

– Kur marr pjesë në ndonjë festival, unë nuk mendoj për çmimet, por për publikun tim. Publikut i pëlqen t’i shohë këngëtarët e reperat që i pëlqejnë nëpër festivale të ndryshme. Normalisht, një çmim do të ishte një plus, por numri një mbetet publiku.

– Do të jesh pjesëmarrëse në ndonjë festival këtu në Tiranë?

– Për momentin, jo, por shpresoj që të marr pjesë prapë në të ardhmen.

– Çfarë presin fansat nga Dafina, në vazhdim?

Jam duke përgatitur një këngë të re, RnB, klipin e së cilës do t’ia besoj Entermedias. Kjo këngë, bashkë me  klipin, pritet të dalë nga fundi i shtatorit. Fansat presin më shumë punë nga unë, prandaj jam duke punuar shumë. Pastaj, nga dhjetori, do të bëj ndonjë bashkëpunim. Me kë? Është surprizë. (Qesh)

– Në fund, çfarë do të kishe për të thënë?

– Të falënderoj shumë për këtë intervistë, i përshëndes lexuesit me shumë dashuri dhe respekt nga unë, Dafina.

Intervista e botuar në vitin 2009 në gazeten “Intervista”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

7 ushqime të shëndetshme që duhet t’i hani rregullisht

Next Post

Adalena uron njeriun më të dashur në datëlindjen e tij!

Advertisement