Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Djalli

– Ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë për ëndrrën që kam parë. Nuk e mbaj mend me hollësi, por di që kam takuar djallin në ëndërr. Jam tmerrësisht e frikësuar dhe e shokuar, sepse nuk e di ç’do të thotë dhe jam në ankth.

– Nuk duhet të jeni e frikësuar, sepse asgjë e keqe nuk do t’ju ndodhë. Jo gjithmonë ëndrra të tilla do të parashikojnë gjëra të këqija, aq më tepër ndonjë gjë që mund t’ju ndodhë juve. Djalli, në ëndërr, shpeshherë përfaqëson anën më të errët të karakterit, ndjenjat tuaja të fajit për diçka që keni bërë dhe keni frikë se mos do t’ju ndodhë gjë e keqe për këtë arsye. Nuk duhet të ndiheni keq, sepse një anë të tillë të “djallit” e kanë të gjithë personat. Brenda gjithsecilit prej nesh ekziston e mira dhe e keqja, nuk jemi të pastër 100 %, për këtë të jeni e sigurtë. Nëse ju e luftoni djallin në ëndërr, do të thotë që ju jeni penduar për atë çfarë keni bërë, ose për mendimet negative që ju kalojnë në kokë, do të thotë që do t’i mposhtni të gjitha këto dhe do të dilni e fituar. Frika që keni, është pikërisht brerja e ndërgjegjes. Nëse ndiheni vërtet kështu, ky është një hap i mbarë, që do të thotë se do të dilni nga gjendja e ankthit që keni dhe do të rregulloni çdo gjë që ju duket e gabuar te ju personalisht apo me jetën që bëni dhe personat që ju rrethojnë.

Advertisement

Mur

– Kur isha e vogël, çdo të dielë shihja të njëjtën ëndërr: Sikur isha në një kopësht që ishte i gjithi jeshil. Aty ishte një mur shumë i madh që doja ta kapërceja, por asnjëherë nuk arrija ta bëja këtë. Meri

– E dashur Meri! Ndoshta kur ke qenë e vogël je gjendur rastësisht në një vend në të cilin kishte një mur të tillë të cilin doje ta kapërceje, por nuk ke arritur asnjëherë ta bësh këtë. Kjo gjë të është bërë fiksim dhe ka mbetur ende në nënndërgjegjen tënde. Këtë e lidh edhe me faktin që ti s’e ke harruar atë ëndërr. Ëndrra pra nuk bën ndonjë parashikim, por tregon një pjesë të së kaluarës tënde.

Akrep

– E nderuar astrologe! Kam parë një ëndërr që më ka tmerruar shumë; sikur në mes të këmbëve kisha një akrep të madh të zi. U tmerrova, e hodha në vaskë dhe hapa çezmën e ujit, por papritur akrepi u shndërrua në një burrë të madh që përpiqej të më përdhunonte. Unë e shtyja në ujë me qëllimin për ta mbytur. E shihja si një rrezik të madh, prandaj doja ta mbysja se s’bën. Në fakt, nuk ia arrita. Jam zgjuar me një dhimbje të madhe në zemër. Ç’do të thotë? Xhina

– E dashur Xhina! Nuk keni pse të shqetësoheni, sepse kjo ëndërr i përket së kaluarës tuaj. Ju keni mbyllur një histori dashurie që ju ka lënë një shije të keqe. Partneri që keni patur, me siguri ka qenë i dhunshëm, mund të ketë ushtruar mbi ju presion psikologjik e fizik dhe ju keni bërë të pamundurën që ta largoni. Në fund, ia keni arritur kësaj, pavarësisht se jetoni ende me frikën se mos ju kthehet përsëri. Kjo lloj frike ju jep shqetësime. Ju këshillojmë të qetësoheni dhe ta harroni të kaluarën. Ju urojmë shumë fat!

Rrugë

– Pashë në ëndërr sikur isha në makinë me prindërit e mi. Në një moment, babai mori një rrugë të ndryshme nga ajo që kishim ndërmend të bënim. Pastaj e pa që ishte i detyruar të kthehej mbrapsht te rruga nga nuk donte të kalonte. Anës rrugës kishte vetëm njerëz të vdekur. Babai dhe nëna ime ndiheshin shumë keq, ndërsa unë tregohesha krejt indiferent ndaj atyre pamjeve, vetëm mendoja sa gjë e shpifur ishin ata njerëz të gjorë. Ç’do të thotë? Artani

– I nderuar Artan! Ëndrra tregon gjendjen e keqe shpirtërore të babait tuaj. Ai nuk po gjen dot zgjidhjen e duhur për të dalë nga kjo gjendje dhe ju e keni kuptuar këtë. Gjithë tentativat e tij për t’ia dalë mbanë dështojnë. Gjithashtu, edhe miqtë tregohen indiferentë ndaj gjendjes së tij. Fatkeqësisht, edhe ju që e keni baba, jeni shumë indiferent dhe nuk përpiqeni ta ndihmoni. Ju vjen keq, por kjo s’mjafton për ta ndihmuar atë. Prandaj ëndrra këshillon që të paktën ju duhet t’i qëndroni pranë dhe t’i ofroni ndihmën tuaj. Të jeni i sigurtë që babai juaj do të ndihet më i motivuar për të dalë nga situata e rëndë. Gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Next Post

Disa këshilla për streçet

Advertisement