Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anila Çela: S’kam kohë të çuar dëm

Anila është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, sidomos kur bëhet fjalë për emisionet e pasdites. Sapo ka nisur sezonin e ri “Vizioni i pasdites” me Anila Çelën si moderatore dhe ka ardhur me një fytyrë të re. Anila në këtë intervistë na tregon të rejat e këtij sezoni dhe shumë gjëra për veten të cilat i tregon me aq çiltërsi sa në fund të intervistës buzëqeshja do jetë vizatuar në fytyrat tuaja!

Fabjola Kuburi:– Ka qenë një verë e qetë, e shtruar apo një verë sportive, me lëvizje kjo që sapo u mbyll, për ty Anila?

Anila Çela:- Ka qënë një verë që i ka patur të gjitha. Si nënë me fëmijë të vegjël nuk është se kam shumë mundësi të kem një ditë të qetë, dhe as në kohë pushimesh. Por i kam shijuar shumë pushimet, shtëpinë, familjen, fëmijët, detin, gjumin.

Advertisement

-Çfarë do të mbash mend gjatë prej saj, diçka që do ta ndash edhe me ne?

– Ajo që ne na mungon gjatë ditëve normale të vitit është koha për të qëndruar pa limit me njëri-tjetrin, dhe për këtë e ruaj gjatë shijen e pushimeve. Shijonim të katërt mëngjesin, drekën e mbrëmjen pa e parë orën 

–  Kthehesh me kënaqësi në këtë sezon pune? Çfarë ka të re në “Vizioni i Pasdites”, më trego pak më shumë?

– Pushimet më keqmësojnë, thyhet rutina, regjimi, gjumi, mungesa e shkollës, detyrave të shtëpise etj, ndaj kur mendoja që do me duhej ti rikthehesha ritmit normal nuk është se ishte e lehtë. Ndaj kthimi në punë përgjithësisht është disi “traumatik” por e tejkalova tashmë.   “Vizioni i Pasdites” erdhi me një shtëpi të re, dhe kjo ishte gjëja e parë që u vu re ne ekran. Por nuk është vetëm arredimi, në përgjithësi formati ka prekje, jemi më shumë “të ngrohtë” më shumë personazhe, më shumë personal dhe argëtues.

– Vit pas viti, e gjen veten më të fortë, apo më të brishtë?

– Sigurisht më të fortë, eksperienca është një armë shumë e fortë në cdo aspekt.

–  E mendon veten gjithmonë në këtë lloj gazetarie?

– Unë nuk është se kam bërë ndonjëherë plane mbi arritjet profesionale, gjërat më kanë ardhur natyrshëm vit pas viti. Ajo që nuk kam dashur të ndryshoj është linja në të cilën i jam prezantuar publikut dhe që mendoj se më ka qëndruar mirë. Unë nuk jam formatit i  shout ndaj kam preferuar të rrotullohem në terren që e njoh mirë.

–  Cila do të ishte një mundësi tjetër për t’u parë?

– Mundësi ka shumë, por gjithmonë brenda natyrës sime.

–  Sa e përgatitur je kur gjendesh përballë problemeve që shfaqen?

– Jam natyrë që i përballoj përgjithësisht me sukses problemet, di të menaxhojë situata të papritura dhe puna në ekran ma ka shtuar edhe më shumë këtë “aftësi”

–  Sa e afërt je me kolegët?

– Se di si më shohin ata. (Buzëqesh) Mendoj se jam natyrë miqësore, por gjithnjë me limite. Kam qënë gjithnjë pro teorisë se puna është punë, edhe pse nga puna sot kam miq shumë të mirë.

–  Një surprizë e paparashikuar, një e papritur që të ka ndodhur gjatë transmetimit gjatë gjithë kohës tënde në ekran?

– Po ka shumë, ka gafa në të artikuluar, ka patur raste që më është fiksuar gabim emri i të ftuarit dhe ashtui  jam drejtuar gjate gjithë intervistës, apo kur më zë e qeshura në emisioni që javën e kaluar u moren goxha edhe portalet. Por gjithsesi janë të bukura, pertej sikletit të momentit janë këto që mbahen mend më gjatë.

–  Si nis dhe përfundon një ditë e jotja?

– Dita nis me:- Zgjohu Enio se do bëhemi vonë për shkollë  Me nxitimin e orëve të para dhe me dëshiren për të fjetur edhe pak më shumë, zgjoj Enion, e bëj gati për në shkollë ku e shoqëron bashkëshorti pasi  unë duhet të jem në shtëpi me djalin e vogël i cili ende fle në atë orë. E me tej ritmi merr vrull.  Merrem me sistemimin  e shtëpisë, gatuaj për familjen, paraditen e shijon me Adorin, (të voglin e shtëpisë). E kështu dita vijon mes rremujës së femijeve, mesazheve të punës në telefon, kontrolleve të ndonjë ngjarjeve apo lajmeve të ditës etj. Pjesa e dytë e ditës është në Vizion Plus. Mbledhje me stafin, diskutime mbi temat, të ftuarit, rubrikat etj…! Pjesa e dukshme e punës nis me emisionin në 17:50 live. Darka është sërish e shtëpisë ku luajmë, bëjmë rrëmujë, shohim tv, dhe: “Gjumë se shkoi vonë, na pret shkolla nesër”.(Buzëqesh)

–  Për çfarë shqetësohet Anila?

– Uh për çfarë nuk shqetësohet thuaj! Shqetësimi nis nga prioritetet, dhe fëmijët e familja e madhe apo e vogël janë mendimi im i parë dhe i fundit.

–  Çfarë të mbush me gëzim?

– Shqetësohem lehtë por edhe lumturohem lehtë 

–  Si kush ke dashur të bëhesh e vogël?

– E çuditshme se ma kanë bërë shpesh këtë pyetje por përsëri çuditërisht nuk kam patur ndonjë ikonë referuese!

–  Një stimul që do të të nxiste për një ndryshim?

– Mjafton të bëj atë që dua dhe të më japë kënaqësi.

–  Ka patur një kohë të humbur në jetën tënde?

– Nuk besoj se kam kohë të çuar dëm. Unë edhe matesën e fëmijët i kam bërë shumë herët 😛

–  Në ç’lloj miqësie beson Anila?

– Në miqësitë që ndihem rehat 

– Miqësitë e tua i kanë rezistuar kohës?

-Pooo,  kam  shumë miq të vjetër që i dua shumë dhe i vlerësoj shumë miqësitë që i kanë rezistuar kohës.

– Çfarë mendon për femrat brenda dhe jashtë mureve të shtëpisë?

– Nuk jam tipi që bëj dallime në gjini, femrat dhe meshkujt janë pjesë e së njëjtës shoqëri dhe kanë rol të padiskutueshëm si brenda ashtu edhe jashtë mureve të shtëpisë!

– Çfarë është pasuruese për shpirtin?

– Dashuria.

–  E kënaqur me veten?

– Kritike e vetes.

– Diçka për të korrigjuar?

– Ooooh sa e gjatë lista! (Buzëqesh)

–  Sa e vlerëson paranë?

– Aq sa për të mos më kufizuar ne cilësinë e jetës.

– Një blerje që e ka justifikuar cmimin?

– Nuk bëj shpenzime të “ccmendura”, nëse kam bërë do ketë patur ndonjë rast kështu që e ka patur justifikimin 

–  Diçka që do të të bënte të dilje nga vetja?

– Arroganca.

–  Të ka shkuar ndonjëherë në mendje t’i lësh të gjitha?

– Jo, pasi kam bërë dhe bëj gjërat që dua.

– Cili është mësimi më i çmuar që ke marrë?

– Të mos përfshihesh më shumë se ccduhet në raste të panevojshme, dhe ti kushtosh kohë atyre që e meritojnë atë.

–  Kujt ia beson sekretet më të mëdha?

– Familjes, motrës.

-Kush mendon se të njeh më shumë nga të gjithë?

– Ime motër.

– Në fund…

– Paçi sa më shumë lexues! (Buzëqesh)

Plotëso fjalinë! Më pëlqen…

– Shtëpia ime sepse…është më e ngrohta në botë

– Miqtë e mi sepse…janë një pjesë e jetës sime…

– Udhëtimet sepse…fitoj experience..!

– Krevati im sepse… është i rehatshëm!

– Sytë e mi sepse… shoh mirë. (Qesh)

– Partneri im sepse…  është i imi. (Buzëqesh)

– Mënyra si mendoj sepse.. jam realiste.!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Eni Jani: Genci tha “po”!

Next Post

52 Oni: Nervozohet kush nuk bën muzikë

Advertisement