Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Alar Band: Kur salla mbushet plot!


Ata janë pesë, Xhieldo vokalist,  Renato Kodra luan në fizarmonikë, Ardit Serica në piano, Aldo Meta në violinë dhe Remi Shrali në bateri. Ata quhen “Alar band”, një grup shumë i pëlqyer për publikun. Sapo kanë sjellë një bashkëpunim me Çiljetën dhe e kanë titulluar “Bonbone” dhe po shijojnë suksesin e këngës së re.  Me artistë shumë të talentuar në grup “Alar band” vjen gjithmonë me diçka të bukur për veshin dhe syrin e publikut. Në këtë intervistë Xhieldo Hyseni, vokalisti i grupit, na tregon për bashkëpunimin me Çiljetën, pasionin për muzikën, si u bë profesion për ta dhe pse e duan kaq shumë muzikën!

Fabjola Kuburi:- Përshëndetje çuna…  Cilat janë të rejat më të fundit nga grupi aq i dashur për të gjithë shqiptarët?

Advertisement

Xhieldo Hyseni (Alar Band):- Përshëndetje !! E reja më e fundit është bashkëpunimi me “Bonbonen” Çiljeta në një këngë që është pëlqyer mjaft dhe që po ecën shumë mirë.

– Urime për këngën e re. Si arriti kjo këngë që nga projekt të kthehet në këngë e në klip?

– Shumë faleminderit!  Kjo këngë ka të paktën një vit  që  ka qenë projekt në studio por në fakt dhe ne dhe Çiljeta kemi qenë të ngarkuar dhe prandaj erdhi kaq vonë. Gjithsesi,  me në fund doli me sukse. Impakti i parë ishte surprizues sepse njerëzit filluan ta këndonin këngën që në herën e parë që e dëgjuan.

– Na tregoni ndonje sekret nga ky bashkëpunim, nga klipi, nga rregjistrimi i këngës, ndonjë batutë…?

– Xhirimet e klipit shkuan mirë, me përjashtim të Çiljetës që e dashuronte gjumin e mëngjesit dhe u deshën 5 burra që ajo të zgjohej dhe të shkonte për xhirime.(Qesh)

– Nuk i ndaheni producentit Elgit Doda, apo jo?

–  Përshtatemi shumë mirë me të pore dhe sepse jemi në menaxhim të tijin.

– Ju nuk keni eksperimentuar shumë me duete, përveç një dueti me Klea Hutën dhe tani me Ciljetën. Sepse nuk e shikoni të arsyeshme praninë e një figure femërore në grup apo për komerc?

– Ne kemi 3 bashkëpunime, me Klean, Elgitin dhe tani me Çiljetën. Nuk e kemi menduar sepse kur duam një femër bëjmë bashkëpunime nuk është i nevojshëm një i 6-të në grup.

– Çfarë e mban kaq të bashkuar grupin tuaj?

–  Dashuria për atë çka ne bëjmë,  mirëkuptimi, debatet, çdo gjë ndodh me ne, por në fund të gjithë shkojmë dakord në një pikë,tek ajo e cila duket më e drejta!

– Keni frikë se një ditë mund të shkëputeni, ashtu si shumica e grupeve?

–  Të gjithë grupet më të mëdhenj botërorë janë ndarë por e rëndësishme për ne nuk është kjo,  është ajo çka ti le pas për brezat që do dëgjojnë muzikën tonë.

– “Alar Band” synon një audiencë “elitë”? Nëse po, sa e ka gjetur atë?

–  “Alar band” synon çdo brez çdo moshë sepse çdo gjë është e vërtetë … mesazhet janë vetëm dashuri asgjë më shumë sado i pasur apo i varfër çdo njeri duhet të ketë dashurinë ajo është pasuria dhe çelësi i çdo suksesi në jetë dhe kudo.

– Aktualisht, vlerat e vërteta muzikore në Shqipëri vihen në dyshim. Cili është qëndrimi juaj përballë këtij realiteti?

–  Për sa kohë që ne bëjmë muzikë të gjallë live, kuptohet qëndrimi!

– Përgjithësisht, solisti tërheq mbi vete të gjithë vëmendjen, komentet, simpatitë apo antipatitë e publikut. Ka ndodhur kështu edhe me ju?

–  Sigurisht që po është mëse normale por që dhe djemtë e tjerë nuk ngelin pas!(Buzëqesh)

– Çfarë konsideroni muzikë me nivel të lartë profesionalizmi?

–  Mbretëresha e muzikës dihet që është ajo që dhe ne kemi studiuar dhe vazhdojmë e bëjmë dhe sot muzika klasike, është tjetër nivel, tjetër emocion tjetër gjendje …!

– Sipas jush, ku qëndron dallimi midis mbushjes së sallës plot dhe zbrazjes së saj të menjëhershme?

– Kur salla mbushet plot, emra të mëdhenj mban sipër, ndërsa kur njerëzit ikin ti s’ke dhënë  pothuajse asgjë, asnjë emocion nuk është përçuar tek ata.

– Përmes tekstit, kënga përçon mesazhe të caktuara te publiku. Çfarë mesazhesh përcillni ju përmes këngëve tuaja?

–  Mesazhin e dashurisë, harmonisë..!Shqipëria ka kaluar shumë vuajtje nuk ka nevojë më për këngë melankolike, duam që çdokush të jetë i gëzuar dhe i lumtur.

– Me llojin e muzikës që bëni, keni synuar të ecni me kohën apo një hap përpara saj?

–  Në fakt as nuk e kemi menduar këtë kur futemi në studio duam të shprehim atë që ndjejmë dhe më pas këtë ndjenjë t’a përcjellim dhe në masë.

– Kanë ndikuar ndonjëherë shqetësimet private në krijimtarinë e grupit?

– Jo! Në fakt sepse të gjithë kemi probleme dhe gezime dhe ne jemi miq shumë të mirë e sigurisht që mirëkuptohemi.

– Ka patur ndonjë moment dorëzimi për ju?

–  Nuk ka dorëzim sepse kjo është puna jonë, nuk është pasion, po u dorëzove sot nesër je po aty duke bërë të njëjtën gjë.

– Cili është misioni juaj në muzikë?

– Të kemi një shoqëri më të shëndoshë pa dhunë, pa presione, pa ngarkesa emocionale.Një brez më të mirë, jo i fjalëve por i veprave, jo i kafeneve por i punës!

– Kënga që ka bërë më shumë “zhurmë”?

–  “Për ty e jap free” dhe sigurisht “Amla” por që pas nuk ngel “Bonbone”. Të gjitha me pak fjalë…!(Buzëqesh)

– Ka ndonjë histori prapa ndonjërës prej këngëve të realizuara deri më tani?

–  Asnjë nga këngët që ne kemi bërë nuk është bazuar në histori personale, çdo gjë është një imagjinatë e kompozuar, e momentit!

– Le ta pranojme, të gjithë jeni simpatikë dhe tërheqës, Të dashurat, të fejuarat, bashkëshortet, a bëhen xheloze për ju dhe fanset tuaja apo janë të kuptueshme?

–  Të mirëkuptueshme normale, ky është profesioni jonë! (Buzëqesh)

– Çfarë gabimi nuk do ta bënit tani?

–  Të mendohej kaq thellë gabimi, nuk do të ndodhte kurrë!

– Nëse do të mund të ktheheshit mbrapa, çfarë do të ndryshonit?

– Asgjë,  nuk kemi diçka për t’u kthyer pas! Betejat janë përpara dhe ne do vazhdojmë. Ju na ndiqni!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kalova në depresion kur lashë sektin fetar

Next Post

Dajana Shabani: Kryevepra ime është ajo…!

Advertisement