Trupi yt dëshiron pasion?
Të propozojmë pesë mënyra (nuk vlejnë për tipat e turpshëm) për të ndezur dëshirën. Që të arrish kënaqësinë maksimale, duhet që ti dhe partneri të keni në dispozicion:
1. Një natë të tërë për t’ia dedikuar kënaqjes së dëshirave tuaja.
2. Një hapësirë intime (Mund të jetë dhoma e gjumit, salloni i tij ose një hotel i këndshëm, por duhet të jetë patjetër një vend i izoluar dhe porta të jetë e mbyllur me çelës, që ju të rënkoni sa të dëshironi pa skandalizuar askënd. Tani, lajmëro partnerin tënd dhe filloni festën!)
Propozimi i parë: Rrëfime pikante
Qëndroni në zonën më të errët të një bari ose në shtëpi, shërbeni disa koktejle dhe pijini ulur në divan. Përgatituni të shkruani disa gjëra, për të shprehur ato që nuk keni guxim t’ia thoni njëri-tjetrit përballë…
Do të të nevojiten…
– Dy stilolapsa
– Dy fletë të bardha
– Një monedhë
– Sa më shumë imagjinatë
Udhëzime: Për të dy
Merrni secili nga një stilolaps e nga një copë letër dhe shkruani frazat vijuese, duke i mbushur hapësirat bosh me atë që dëshironi:
“Eksitohem shumë kur……………….”.
“Do të më pëlqente ta shihja të dashurin ose të dashurën duke bërë……………”
Jini sa më provokues të mundni dhe çojeni imagjinatën tuaj deri në limit. Më pas shkëmbeni letrat dhe, me një zë të ëmbël dhe joshës, lexoni ngadalë dhe me zë të lartë frazat që keni shkruar (nëse je në një lokal me shumë njerëz përreth, afrojuni njëri-tjetrit, duke psherëtirë në vesh, jo vetëm që të mos ju dëgjojnë, por edhe që të eksitoni tjetrin). Fillo duke imagjinuar çdo detaj të asaj që mund të ketë shkruar partneri yt. Sa më larg t’i çosh dëshirat e tua të shkruara, aq më shumë do të rritet “temperatura” midis jush. Më pas hidhni në ajër monedhën duke luajtur lojën e së vërtetës: I pari që gjuan “kokë” duhet të tregojë ndonjë praktikë që e ka intriguar gjithmonë dhe që do të dëshironte ta provonte atë natë…
Propozimi i dytë: I ëmbli nënshtrim…
Do të të nevojiten…
– Të brendshmet më seksi që do të gjesh
– Një disk me muzikë të ëmbël
– Këpucë me taka të larta (për gruan)
– Një kollare (përsëri për gruan)
– Një këllëf jastëku
Udhëzime për vajzën:
Para se të fillosh të luash, vish të brendshme seksi dhe këpucë me taka të larta. Më pas tregoji të dashurit tënd udhëzimet që përshkruam në këtë faqe në mënyrë që të marrë në dorë kontrollin e situatës.
Udhëzime për djalin:
Vini muzikë të lehtë dhe sensuale. Më pas, lidhja sytë të dashurës dhe sigurohu që ajo të mos shohë. Fillo t’i kalosh gishtat e tu lehtësisht në gjoksin e saj, në pjesën e barkut dhe përreth vitheve. Hiqja lehtësisht këmishën e fundin dhe lëre të ndjejë nxehtësinë e frymës tënde në lëkurën e saj, kur të jetë e zhveshur. Lëri veshur vetëm të brendshmet dhe këpucët me taka. Më pas, puthe lehtësisht në pjesën e sutjenave që mbulon thithat. Vazhdo me gjuhë deri në pjesën e shpatullave, afër sutjenave, para se t’ia zbërthesh dhe t’i lësh të bien në tokë. Tani, vazhdo të puthësh pjesën që ndodhet sipër llastikut të mbathjeve, si në bel, ashtu edhe në vithe, për të kaluar më pas në zonën e barkut. Kushtoji vëmendje të veçantë pjesës “V” që formojnë mbathjet e saj me kofshët dhe më pas, hiqja ngadalë. Në vazhdim fut duart e tua në fund të këllëfit të jastëkut dhe prek gjoksin e saj me delikatesën më të madhe. Rrëshqite më pas pëlhurën në mes të këmbëve të saj, sa më lehtë (mos harro që nuk duhet të ushtrosh shumë forcë) dhe vëzhgo reagimin e saj. Lëvize këllëfin para dhe pas: Do të eksitohet aq shumë sa nuk do të mund ta durojë këtë situatë as edhe një sekondë më tepër.
Propozimi i tretë: Delikatesë
Kjo lojë do t’ju çojë në qiellin e shtatë…
Do të të nevojiten:
– Një karrige të fortë, me krahë.
– Tre kollare.
– Një shishe e vogël me liker të ëmbël.
Udhëzime për vajzën:
Ka ardhur momenti që ai të shndërrohet në lodrën tënde personale, kështu që fillo ta zhveshësh. Më pas, ule në një karrige. Mbyllja sytë dhe lidhja kyçet e duarve te mbajtëset e karriges në mënyrë që pëllëmbët e duarve të jenë për nga lart. Qëndro para tij, e zhveshur dhe përkëdhel me gishtat e tu trupin e tij, që nga qafa deri te këmbët, duke përfshirë gjithashtu gjenitalet e tij, por pa u ndalur aty. Në vazhdim, lag gishtat me pak liker të ëmbël dhe thuaji të hapi gojën dhe të të lëpijë gishtat. Kërkoji të hapi përsëri gojën dhe derdh pak liker, këtë herë në thithkat e tua, dhe afroji te buzët e tij.
Në këtë situatë, i dashuri yt tashmë është shumë i eksituar, por vazhdo të përkëdhelësh trupin e tij, që nga lart e deri poshtë dhe sigurohu që eksitimi i tij të shkojë në maksimum. Më pas qëndro mbi një nga bazat e karriges në mënyrë që dora e tij të jetë në mes të këmbëve të tua… Lëviz pelvisin para-prapa derisa të jeni të dy shumë të eksituar. Më pas, mund të bëni ç’të doni…
Propozimi i katërt: Metoda ftohtë-nxehtë
Dy ndjesi për një kënaqësi të vetme. Ndiq këto udhëzime dhe do ta rritësh shumë temperaturën. Një monedhë e hedhur në ajër do të vendosë se kush do të fillojë.
Do të të nevojiten…
– Një monedhë.
– Një gotë me çaj ose ujë të nxehtë.
– Një gotë me ujë të ftohtë.
Udhëzime për të dy:
Një herë njeri, pastaj tjetri duhet të qëndrojë në cep të krevatit, ndërsa tjetri të gjunjëzohet para tij. Skenari tashmë është i njohur: Bëjini tjetrit seks oral duke lagur buzët dhe gojën herë me ujin e nxhetë dhe herë me të ftohtin, që të krijoni efektin ftohtë-nxehtë. Të sigurojmë se efekti do të jetë befasues!
Propozimi i pestë: Vetëm për sytë e tu!
Dëshiron që takimi yt seksual të jetë një ëndërr e vërtetë? Planifiko këtë surprizë në mes të natës…
Do të të nevojiten…
– Një orë me zile, me radio
– Gjashtë qirinj të vegjël
– Lubrifikant
Udhëzime për vajzën:
Vendos orën me zile në dy të mëngjesit pa e vënë re ai dhe programoje në mënyrë që të ndizet radioja me një muzikë klasike. Ule volumin sa më shumë të mundesh: Ideja është që të fiket sapo të fillojë të tingëllojë dhe të jesh e qetë që ai të mos zgjohet. Kur të jesh e sigurtë që nuk është zgjuar, dil menjëherë nga shtrati, ndiz qirinjtë dhe vendosi përreth dhomës mbi një vend të sigurtë. Kthehu sërish në shtrat dhe zgjoje me ëmbëlsi. Kur të fillojë të hapë sytë, çoje dorën tënde nga gjoksi i tij dhe pastaj duke vazhduar poshtë, duke i përkedhelur aparatin e tij gjenital. Kërkoji me një buzëqeshje që të ruajë qetësinë. Ulu deri te këmbët e krevatit dhe fillo t’i bësh seks oral, derisa organi i tij të jetë erektuar. Përgjumësh, i dashuri yt do të të shohë në dritën e qirinjve dhe do të mendojë se është në një ëndërr. Pëshpëriti në vesh dhe kërkoji që të bëni dashuri (është momenti për të përdorur lubrifikantin, nëse do). Bëni dashuri me shumë lehtësi dhe butësi, mos psherëti, lëre ta kuptojë me anë të frymëmarrjes tënde deri në ç’pikë je e eksituar…