Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse e helmova ish-vjehrrën time?


Të dashur lexues të gazetës më të dashur për të gjitë njerëzit sepse në faqet e kësaj gazete secili gjen vetveten, aq më tepër ne, që në njëfarë mënyre, jemi më të vuajturit dhe që kemi nevojë për mw tepër vëmendje…

Unë jam një zonjë nga Fushë-Kruja dhe quhem N. Jam 35 vjeçe, jam martuar dy herë dhe kam tre femijë, një nga martesa e parë dhe dy nga martesa e dytë. U martova shumë e re, 14 vjeçe, sepse kështu donte babai im. Pas një viti fejese, u martova. Fëmijën e parë e linda një vit pasi u martova, 16 vjeçe. Në atë periudhë, unë isha fëmijë për vete, jo më të rrisja fwmijë e vetme. Në familje ishim pesë persona gjithsej. Burri im pothuaj nuk gjendej kurrë në shtëpi dhe, për më tepër, ne kishim një diferencë shumë shumë të madhe mes nesh. Ai ishte 20 vjet më i madh se unë dhe nuk donte t’ia dinte fare për mua, më shihte thjesht si një njeri më shumë në shtëpi, jo si gruan e tij që kishte të drejta dhe që, për më tepër, meritonte vëmendjen e tij. Kështu, siç ju thashë, unë linda fëmijën e parë, një vajzë që Zoti ma dhuroi atëhere kur kisha më shumë nevojë për dikë që ta kisha pranë. Vajzës ia vunë emrin vjehrra me vjehrrin sepse mua nuk më pyeste kush. E quajtën Sadete, si mamaja e vjehrrit. Unë shihja tmerre me sy në atë shtëpi, nuk mund ta imagjoni! Vjehrra ime çohej në mes të natës dhe më urdhëronte të gatuaja, jo sepse nuk kishte kohë ditën, por sepse ashtu donte ajo. Nuk di si t’jua përshkruaj. Kjo ka vetëm emrin torturë. Ma merrte vajzën në mes të natës nga dhoma ime dhe flinte me të. Vajza qante dhe ajo e linte të qante për tërë natën. Unë shkoja ta merrja vajzën dhe ajo më linte prapa dere gjithë natën. Mua më dhimbte në zemër kur dëgjoja të qarat e saj. Pss një viti e gjysëm vuajtjesh, vendosa të largohesha nga shtëpia e burrit, pavarwsisht se e dija që ai nuk do tw më linte të ikja sepse kishte nëvojë për një shërbëtore për shtëpinë dhe prindërit e tij. Vjehrra bënte të pamundurën që ai të më rrihte çdo natë sepse ishte një aktore e mrekullueshme. Nuk mund ta imagjinoni si i dilnin lotët kur i tregonte tim shoqi për mua gjëra të paqena, i thoshte që flisja fshehurazi me komshiun tonë, që u tregoja gjëra komshinjve për burrin dhe prindërit e tij e ai fillonte avazin… trupi i nxirë, buzët e enjtura, koka më rrinte e trashë si daulle përditë nga dhimbja dhe të qarat. U bëra njëzet kile njeri, nuk më njihte më njeri, prindërit e mi nuk doja t’i shihja me sy, sepse sa herë që i thoja se burri më rrihte, babai më përgjigjej prerë se ishte burri im dhe se duhet ta duroja. Ndjehesha e pafuqishme para tyre dhe doja me patjetër të ikja nga ajo shtëpi, që vetëm shtëpi nuk quhej.

Advertisement

Atëhere, ndodhi edhe ajo që unë nuk do ta harroj kurrë, edhe pse ka shumë vite që ka ndodhur. Kur vjehrra e mori vesh se unë doja të ikja nga shtëpia, ma merrte vajzën dhe nuk më linte ta prekja me dorë. Vuaja dhe nuk dija ç’të bëja, si të ikja. Një natë ma dha vajzën sepse po qante shumë dhe nuk po pushonte. Unë e mora në krahë, e mbajta gjithë natën duke e tundur, por nuk po pushonte. Iu luta ta çonim në spital por ajo nuk donte t’ia dinte, më thoshte ta pushoja unë, sepse unë isha nëna e saj. U mundova, por ishte e kotë. Qau vajza ime e shkretë për gjithë natën dhe në mëngjes, dha shpirt nga marazi, iku në botën tjetër në duart e mia dhe unë nuk isha në gjendje të bëja asgjë. Ai që vetëm quhej burri im, nuk luajti as qerpikun, asnjë lot nuk derdhi për vajzën tonë. Unë qaja e qaja pa pushim, por askush nuk donte t’ia dinte për vuajtjet e mia, as prindërit e mi që më kishin bërë kokën. Nuk mund ta duroja më dhimbjen dhe ai që vetëm quhej burri im, nuk luajti as qerpikun, asnjë lot nuk derdhi për vajzën tonë. Unë qaja e qaja pa pushim, por askush nuk donte t’ia dinte për vuajtjet e mia, as prindërit që më kishin bërë kokën. Nuk mund ta duroja më dhimbjen dhe u mundova të vrisja veten. Ata më lanë ashtu si qen, përtokë, derisa erdhi një komshije dhe lajmëroi ambulancën që më çoi në spital. O Zot, isha kthyer në një kafshë të bindur shtëpiake! Pas asaj ngjarjeje, burri im filloi të sillej ndryshe, madje më tha se kishte vendosur të bënim një fëmijë tjetër, që të hiqte pak dhimbjen e vajzës së vdekur. Ngela përsëri shtatzënë, por kësaj here kisha vendosur të mos ia jepja më kurrë vjehrrës fëmijën tim, edhe sikur të vdisja duke më rrahur im shoq. Këtë herë linda djalë dhe isha shumë e gëzuar, por kujtimin e vajzës nuk mund të ma fshinte asgjë; ajo ishte jeta ime, ajo ishte lindja ime e parë, ajo më mësoi ta doja shumë. Djali lindi i shëndetshëm dhe ishte për t’u habitur me torturat psikologjike dhe fizike që kisha kaluar unë. Edhe kësaj here, vjehrra donte t’ia vinte emrin vetë, por unë nuk pranova kurrsesi.

– Do t’ju shfaros të gjithëve, – i kërcënova, – nëse do të bëni si me vajzën!

Emrin ia vumë unë edhe burri. E quajtëm Kledi, me pëlqimin e të dyve. Djali rritej i shëndetshëm dhe unë i rrija mbi kokë gjithë kohës. Vjehrra nuk po gjente dot mënyrë që të ma merrte si vajzën, por unë isha e vendosur të mos bëja të njëjtin gabim.

Kledi im i bukur rritej dhe unë e doja më shumë se jetën time. Vjehrra ime, siç ju thashë, nuk po gjente dot mënyrë që të ma largonte djalin dhe filloi të hapte fjalë sikur djalin nuk e kisha me burrin dhe se e tradhtoja atë. Burri nisi të më rrihte akoma më keq. Aty më lindi ideja dhe dëshira e madhe që ta vrisja vjehrrën, por duhej të gjeja një mënyrë që ta shihja të vuante dhe jo të vdiste përnjëherësh. Një ditë i hodha bar miu në ushqim. Siç duket, i kisha hedhur pak dhe ajo vetëm kishte të vjella e nuk çohej dot në këmbë. Ajo qante nga dhimbjet dhe mua më bëhej zemra mal… Më falni që po shprehem kështu, por këtë ndjeja dhe këtë po tregoj. Disa ditë më vonë, kur e pashë që filloi të bëhej më mirë, i hodha prapë dhe kësaj here, nuk doja që ajo të shpëtonte. I hodha dyfishin e asaj që i kisha hedhur dhe ajo, pas disa minutash përpëlitjeje, vdiq. Askujt nuk i shkonte mendja tek unë, sepse e dinin që unë kisha frikë nga njerëzit në shtëpi dhe nuk mund të bëja asgjë kundër saj. Vjehrra vdiq dhe unë ndihesha shumë mirë, por kur vinin njerëzit për ngushëllim, nisën të më thonin me zë të ulët:

– Ke shpëtuar moj të keqen! Zoti është i madh, ia mori shpirtin, siç ia mori ajo vajzës tënde…

Atëhere fillova të ndihesha keq sepse e kuptova se pavarësisht torturave që më kishin bërë ata mua, unë nuk kisha asnjë të drejtë t’i hiqja asaj jetën; Zoti ia kishte dhënë, Zoti duhet t’ia merrte, por hakmarrja qenka shumë e keqe. Ajo të verbon sytë, nuk sheh asgjë përveç së keqes dhe do me çdo kusht të marrësh hak. Unë nuk mund të jetoja më në atë shtëpi sepse pas disa kohësh, fillova të kisha makthe dhe shija vjehrrën time që rrinte ulur në karrige përballë meje, madje një herë e pashë sikur ishte shtrirë me mua në krevat. Ndihesha shumë më keq se përpara, situata ishtë bërë shumë e vështirë, si për mua, ashtu edhe për burrin tim, kështu që vendosëm të ndaheshim dhe djalin ta mbaja unë sepse ai ishte në punë dhe nuk kishte kush ta mbante. U ndamë me mirëkuptim dhe për këtë e falënderoj shumë.

Unë u ktheva te prindërit e mi dhe ata silleshin me mua më mirë se më përpara, edhe djalin ma mbanin më mirë. Fillova punë në një ëmbëltore dhe fillova ta merrja veten pak e nga pak. Fillova të shkoja në kishë çdo të dielë dhe rrëfehesha sepse më bënte të ndihesha mirë dhe vetëm kisha e prifti e dinin sekretin tim. Tani që e dini edhe ju, uroj të mos më gjykoni keq.

Më vonë u njoha me një njeri shumë të mirë i cili nuk donte t’ia dinte për të kaluarën time; ai më donte për atë që isha dhe çka ishte më e rëndësishmja, ma respektonte dhe vazhdon të ma respektojë djalin në maksimum. Me Nerin kam dy fëmijë, dy vajza të bukura si yje, që i dua jashtëzakonisht dhe që rriten të bukura e të shëndetshme. Nuk e di si do ta shlyej fajin që e bëra vite më parë nga hakmarrja. Jam penduar, por për hatër të fëmijëve, nuk mund t’ia them askujt sepse do të lija rrugëve fëmijët e mi dhe Nerin, që e dua më shumë se të gjithë. Ju faleminderit që lexuat rrëfimin tim dhe uroj të gjithë të kaloni një jetë të lumtur pranë njerëzve që doni dhe nëse e shihni se pranë atij njeriu që keni zgjedhur apo ju kanë zgjedhur jeta nuk shtyhet, mos u mundoni ta shtyni me forcë sepse do t’ju duket përjetësi dhe do të detyroheni të bëni gjëra që nuk nuk do të donit kurrë t’i bënit.

Me respekt, N nga Fushë-Kruja

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dashuro me zemër jo me mendje…!

Next Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi (1)

Advertisement