Të flasësh për dashurinë është një nga tematikat më të bukura që i ka rezistuar të gjitha kohërave e vazhdon të ekzistojë. Edhe sot e kësaj dite e mbi të gjitha është të dashurosh me zemër e jo me mëndje , pasi nëqoftëse dashuron me zemër e me shpirt ti ai /ajo do ndjehësh më i lumtur. Të ndjesh lumturinë të të përfshijë të gjithë qënien tënde në këtë botë sureale e të bukur. Bukuria e njeriut qëndron tek shpirtit jo tek bukuria fizike që ka individi ose ajo që ai ose ajo ka pasuria e njërit partner kjo është të dashurosh me mendje. Ta duash dikë vetëm për shkak të pasurisë ose gjërave që ai të sërvir. Pershembull luksin ose të plotëson anën materiale, që mund të jetë një makinë ose shtëpi luksi . Mbase edhe blerje të shtrenjta në të gjithë botën . Kjo i thonë të shesësh trupin por jo të kesh me vete zemrën. Përpos faktit që gjërat sot blihen me para jo për atë që ti je apo nëse ti ndjehesh i lumtur ose jo! Shoqëria jonë sot është bërë shumë materialiste e jo reale në momentin që ti përpiqësh të blesh diçka ti shijon asgjë. Prandaj është më mirë të dashurosh me zemër e jo me mendje , kur ti dashuron me zemër ti e ndjen në të gjithë trupin. Në të gjithë qënien tënde e në fakt ske ç’farë kerkon nga jeta kur e arrin këtë gjë. Të jesh e të ndjehesh I lumtur është gjëja më e mrekullueshme në këtë botë , të ndjehesh I vlerësuar, të kesh dikë që kujdeset për ty . Të kesh dikë që gatuan për ty ose kur ti je sëmurë kujdeset për ty , ose shqetësohet për gjendjen tënde shëndetësore ose kur ti je në ditët e tua të këqija të inkurajon, mundohet të ngrejë moralin kur ti s’ja ke kaluar mirë në punë. Të ndash gjërat me dikë tjetër për të qenë të lumtur pa pasur frikë për botën, të jesh ti qendra e universit për atë person ose e anasjellta. Kjo është të dashurosh me zemër  e shpirt , të krijosh familje me një njeri të tillë . Është e mrekullueshme e unike e papërshkrueshme, të mendosh t’ja japësh kafshatën tënde tjetrit, që mund të jetë partneri i jetës tënde ose partnerja. Por, ndërkohë që ne flasim për lumturinë ka dhe dashuri që luftojnë për pasuri, jetë nate disko ose e thënë ndryshe tallava. Kjo është ta marësh një njeri për para ai ose ajo s’të premton asgjë. Dashuria s’blihet me para, mund të blesh veshjen por s’mbulon dot zemren e shpirtin, mund të përpiqesh të gënjesh mendjen por s’ndjehesh asnjëherë i plotësuar. Gjithmonë do ndjehesh bosh e s’do jesh i / e lumtur, por në këtë rast janë femrat që veprojnë kështu por ka edhe meshkuj janë shtuar vitet e fundit që kanë ndryshuar rolet e po e pranon shoqëria. Në jetë duhet të dashurosh me shpirt e zemer të ndjesh ajrin që kalon në lëkurë të ndjehesh i lumtur . Në ç’do pjesë të trupit në ç’do qelizë të trupit tonë. Dashuroni një njeri që ju bën të drilleni kur e shikoni jo një njeri që se doni , duaj me zemer jo me mendje .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *