Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pesë shije dhe ngjyra që e mbajnë trupin në formë


Shumë njerëz shtojnë në peshë sepse hanë shumë dhe vazhdimisht. Ka madje disa syresh që, sapo ngrihen nga tavolina, duan të hanë përsëri. Pse ndodh kështu me këta njerëz dhe si mund të shpëtojnë nga kjo e keqe? Dihet se njerëzit hanë për të marrë energji, mirëpo si ta kuptojmë se sasia e ushqimit që konsumuam na i siguron energjitë që na nevojiten dhe s’kemi nevojë për të ngrënë më? Ndjenja e urisë lind atëhere kur organet dhe psikika jonë ndjejnë se po u mbaron energjia, pra, njeriu kërkon të hajë kur kanë uri organet e ndryshme të trupit të tij. Ndërkaq, duhet mbajtur parasysh se të gjitha organet e trupit tonë nuk kanë nevojë për të njëjtin ushqim. Secili organ, për të funksionuar, ka nevojë për një ushqim i caktuar. Mund të ndodhë të hamë një ushqim që i jep energji vetëm një organi të caktuar dhe nuk plotëson nevojat e organeve të tjera dhe, në këtë rast, edhe pse e mbushim stomakun, ne përsëri kemi uri. Por, si zgjidhet ky problem? Së pari, ushqimi nuk duhet të jetë kurrë i njëllojshëm: Në menunë tonë duhet të jenë të pranishme që të pesta shijet dhe ushqime nga të gjitha ngjyrat…

Të ushqehesh në bazë të shijes

Advertisement

Ç’kuptojmë kur themi “nga të gjitha shijet”? Shijet janë: E hidhura, e kripura, e ëmbla, e tharta dhe djegësja pikante. Në rast se ushqimi ynë do të jetë i kombinuar me të gjitha këto shije, duke mbajtur parasysh disa rregulla të caktuara, atëhere të gjitha organet do të “jenë të kënaqura”, ju do ta ndjeni veten mirë dhe, kryesorja, nuk do të keni kurrë kilogramë të tepërt mbi peshën tuaj trupore normale, ashtu sikurse ndodh me japonezët, kinezët dhe popujt e tjerë aziatikë. Për të qenë sa më të qartë, le të shikojmë cila shije i jep energji njërit dhe cila tjetrit? Vetëm atëhere, të gjitha organet, së bashku, do të jenë ngopur dhe do të zhduket ndjenja e urisë në gjithë organizmin dhe psikikën tuaj. Si ndikojnë shijet mbi organizmin tonë?

Ushqime të hidhura për zemrën dhe zorrët e holla

– Nëse ushqimet me këtë shije, nuk do të konsumohen në sasi të mëdha, këto organe, edhe po të jenë sëmurë, shërohen e funksionojnë normalisht, si dhe stimulohet tretja e ushqimit. Në të kundërtën, nëse ushqimet me shije të hidhur do të konsumohen në sasi të mëdha, këto organe sëmuren dhe nuk funksionojnë si duhet.

Ushqime të tharta për mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit

Po të konsumojmë një sasi jo shumë të madhe nga ky lloj ushqimi, këto organe funksionojnë normalisht. Në të kundërtën, shumë shpejt do të shfaqen problemet.

Ushqime të ëmbla për stomakun, shpretkën, pankreasin

Edhe në këtë rast, nëse ushqimet do të jenë në sasi të pakët, organet e sipërpërmendura funksionojnë mirë, ndërsa në të kundërtën, do të kenë anomali të ndryshme.

Ushqime të kripura për veshkat, gjendrat mbiveshkore, organet seksuale, fshikëzën e urinës

Nëse ushqimet e kripura konsumohen në sasi normale, këto organe punojnë normalisht; në të kundërtën, kripa do të sjellë bllokimin e tyre.

Ushqime djegëse (piperi, rrepa etj), për mushkëritë

Njësoj si të gjitha organet, edhe ato, nëse ushqimet djegëse do të jenë në sasi të mjaftueshme, funksionojnë normalisht. Në të kundërtën, sëmuren…

Si ndikojnë shijet në organizmin tonë?

Ka shumë njerëz që konsumojnë vetëm ushqime tipike perëndimore, ku mbizotërojnë shija e ëmbël, e kripura dhe shija djegëse, piperi. Në këtë rast, zemra, zorrët e holla dhe mëlçia do të mbeten vazhdimisht “të uritura”, ndërsa veshkat do të “shpallin gjendjen e jashtëzakonshme”. Për pasojë, njeriu shton në peshë. Ndodh kjo sepse zemra do të pompojë keq, zorrët e holla nuk do të thithin lëndët ushqyese, veshkat do të bllokojnë daljen e lëngjeve, urinës, në radhë të parë dhe ju, për pasojë, do të fryheni, do të vuani nga kapsllëku, mëlçia nuk do të jetë në gjendje të neutralizojë helmet, ndërsa organizmi në përgjithësi do të vazhdojë të kërkojë ushqim dhe do të shtohet ndjenja e urisë. Për t’u dobësuar ose për të qenë në formë të rregullt trupore konsumoni vetëm ushqime natyrore. Asnjë ushqim i stërholluar i civilizimit perëndimor nuk i zëvendëson dot prodhimet natyrore, sepse janë artificiale, e rëndojnë organizmin tuaj me helme dhe ju pengojnë të hiqni kilet e tepërta. Hani 3-4 herë në ditë nga një pjatë të vogël me gjellë, sidomos në darkë. Mbani parasysh se ushqimi i tepërt në darkë është burim i infarkteve dhe insulteve në çdo moshë.

Të ushqehesh në bazë të ngjyrës

Ne ju këshillojmë të hani sa më shumë perime dhe fruta me ngjyra të ndryshme. Eshtë mirë që në tavolinat tona “të lulëzojnë” 16 ngjyra frutash dhe perimesh sepse fruti dhe perimja e çdo ngjyre ka veçantitë e veta.

Perimet dhe frutat ngjyrë portokalli

Ato ju furnizojnë me beta-karotinë, nga e cila krijohet vitamina А. Kjo vitaminë ka në organizmin e njeriut disa funksione mbrojtëse, ndalon krijimin dhe rritjen e qelizave kanceroze, si dhe zhvillimin e sëmundjeve të zemrës e enëve të gjakut. Beta-karotina është vitaminë e tretshme dhe është mirë që të gjitha ushqimet me ngjyrë portokalli në sallata, t’i shoqërojmë me vaj, mundësisht, me vaj ulliri. Më mirë se në çdo formë, organizmi e përfton këtë vitaminë nga produktet e ziera dhe të pjekura.

Perimet dhe frutat në ngjyrë të kuqe

Këto produkte quhen ndryshe likopenëmbajtëse. Ato e ndihmojnë organizmin për të luftuar shumë sëmundje, përfshi këtu edhe kancerin. Veç kësaj, likopeni parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe ul nivelin e kolesterolit të keq.

Perimet dhe frutat ngjyrë lejla

Dallohen për përmbajtjen e antioksidantëve, pra, janë të pasura me flavonoide, të cilat ndalojnë në qeliza shkatërrimin e vitaminave E dhe parandalojnë sëmundjet kanceroze e ato kardiovaskulare. Të gjitha janë shumë të vlefshme, por panxhari i sheqerit mbetet perimja e vetme që është në gjendje të nxjerrë nga organizmi të helmet. Ai është pastrues i vërtetë natyral, i pazëvendësueshëm, një dhuratë e madhe e natyrës për shëndetin tonë. Perimet dhe frutat e këtij grupi është më mirë t’i hamë të freskëta ose të pjekura në furrë, si, bie fjala, patëllxhanët. Produktet me ngjyrë të verdhë përmbajnë gjithashtu biofllavonoide shumë të vlefshme, por paksa të një tipi tjetër. Ato, është më mirë t’i hash të freskëta apo të pjekura në furrë.

Perimet dhe frutat jeshile

Këto produkte përmbajnë klorofil, një substancë shumë e vlefshme për gjakun tonë. Klorofili merr pjesë në proceset e pastrimit të mëlçisë, të gjakut, përmirëson tretjen e ushqimeve, etj. Këto produkte mund të konsumohen të freskëta edhe të përpunuara lehtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta mbash burrin gjithë jetën pas vetes?

Next Post

Test: Sa i njihni afrodiziakët?

Advertisement