Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ku ndryshon shpirti nga mendja?


– E lexoj gazetën thuajse çdo javë. Faqen e psikologut e kam lexuar shpesh, por diçka e kam të paqartë… Dua të di çfarë është mendja dhe si funksionon ajo? Çfarë është truri dhe si funksionon ai? Ku qëndron ndryshimi midis trurit dhe mendjes? Çfarë është shpirti dhe si funksionon ai? Ku qëndron ndryshimi midis shpirtit dhe mendjes? A është shpirti ndryshe nga mendja?

Olta Muça, psikologe, email oltamuca@gmail.com:- Përshëndetje dhe faleminderit për pyetjen që na keni drejtuar. Ndonjëherë është e mahnitshme të kuptosh se mrekullitë më të medha janë krijuar nga njeriu, ndryshimet teknologjike, përmirësimi i jetës sonë në ditët moderne si përdorimi i rrjeteve sociale. Ndryshimi i kohëve ka sjellë një veçori sa të bukur ndërvepruese po aq edhe sociale, njeriu ka shumë pyetje që vetëm efekti kohë ka përgjigje të shumta. Kjo përsa i përket familjes, dashurisë , shoqëria e të tjera. Teoritë konspirative që kundërshtojnë  e mbështesin njëkohësisht prezencën tonë kohë pas kohe, ose hap pas hapi. Ne si qenie njerëzore jemi krijuar nga një zinxhir fantastik i cili përbëhet nga ana materiale që është trupi, truri e shpirti njëkohësisht këto punojnë për të na përmirësuar apo prishur jetën tonë. Gjithsecili prej nesh, vjen në këtë botë me fatin e tij ose me dhuntitë që i dhurohet por më e rëndësishmja është që ne jemi të bekuar në jetën tonë për mundësinë që na është dhënë për të jetuar në këtë botë edhe pse përkohësisht . Është diçka e bukur në realitet, sepse këtu s’jemi të përjetshëm jemi përkohësisht e si të tillë në humbasim anën materiale që mund të quhet fiziku por jo trurin e shpirtin ose mendjen. Megjithëse mendja është ajo që ka jetuar gjithë këto vite në trupin tonë, ka njerëz të ndryshëm që kanë përjetuar trauma të ndryshme e më pas dalin si stres, ankth, depresion që na bën ne teë ndërveprojmë negativisht ndaj jetës  e botës. Ndërsa përsa i përket shpirtit – shpirti është gjëja më e mrekullueshme që kemi, nëse një njeriu ti i ushqen dashurinë, respektin, pasionin, ëndrrat ose si të bëhet një njeri i mirë e i përgjegjshëm mbi të gjitha për vete e pastaj për shoqërine ti ke rritur një brez teë shëndetshëm. Sot për sot gjeërat janë bërë materialiste gjë që s’është normale, pasi krijon një zinxhir negativ e ambjent toksik . Për shembull, dashuria blehet me para , njerëzit po ashtu një vend pune, pabarazia gjinore , lufta brenda gjinisë zakonisht ndodh femra me femrën etj. Por më e rëndësishmja, që është shpirti pasi shpirti pasqyron brendesine e njeriut nje shpirt I bukur nga brenda eshte shumë e rëndësishme e duhet vlerësuar s’ka të bëjë rraca, etnia e ngjyra s’janë asgjë përpara një shpirti të pastër e të çiltër , madje janë shumë pak njereëz që e zoteërojne një fuqi të tille do të thoja e janë më të lumtur se pjesa tjetër, të gjesh një njeri të tillë duhet ta mbash e ta shtrëngosh fort pasi është e vështirë të gjesh sot mes turmës . Lind pyetja, kush jemi ne? Si erdhëm në këtë botë?  Pse ne varemi nga shpirti, mendja e trupi , cili është misioni ynë në këtë jetë ose çfarë është mendja e si funksionon ajo.  Ndryshimi midis trurit e mendjes është, truri është ai që ndan gjendjen vegjitative të njeriut në subkoshiencën tonë qelizat e trurit janë shumë delicate, çka shkakton destabilitet fizik e psikologjik. Truri përbëhet nga korteksi (korja e trurit) dhe subkorteksi (pjesa e nënkores). Trupi i njeriut është në vazhdimësi po ashtu si mendja e shpirti, njeriu konceptohet si një makineri dhe pa mendjen e shpirtin njeriu nuk funksionon më.  Në këtë botë duke ikur energjia e trurit ne na ikën një eksperence , e kështu me rradhë eksperienca e disa viteve . Shpirti i njeriut e mendja arrin të vazhdojë edhe pas vdekjes . Shkenca arrin të masë energjinë tonë fizike e cila dallon, madje e bëjmë edhe ne vetë, na ndodh të gjithëve të përcjellim e të marrim energji

Advertisement

pozitive e negative. Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut, ajo funksionon në mënyrë të përsosur për të na përmirësuar jetën por duke mos neglizhuar ndërveprimin social që ne na ndodh në jetën tonë.  Teori të shumta të bazuara në kuptimin shkencor të trurit e shikojnë mendjen si një teori të psikologjisë dhe emërtimi përdoret pak a shumë si bashkëemërtim me ndërgjegjen . Disa argumentojnë se vetëm funksionet mendore të larta përbëjnë mendjen, veçanërisht arsyeja edhe kujtesa, në këtë pikëpamje emocionet si dashuria, urrejtja, frika, gëzimi e të tjera. Të kesh argumentime të ndryshme përsa i përket jetës e ndërveprimit social si truri, mendja e shpirti janë një zinxhir i pandarë i funksionimit tonë si qenie njerëzore. Për të mos neglizhuar trupin që është motori kryesor i njeriut, ne përbëhemi nga material, grimca e grimca molekulash të përbërë në trupin e njeriut. Marrëdhëniet e ndryshme si raporti i dy individëve lidhje dashurie nëse ndërtohet në aspektin e dashurisë respektit, ka mundësi që një çift të jetë e të ndjehet më i lumtur e pse jo të ketë sa më pak ndarje por nëse ndodh e kundërta është një marrëdhënie drejt fundit. kjo është mendja, trupi e truri. Megjithëse çdo gjë është e ngelet individuale që do të thotë Uni pavarsisht që kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që zotëron njeriu. Një fizik, trupi, mendja e truri ndërveprojnë në mënyrë të përsosur e unike për të na bërë në këto që jemi, të kemi një familje shoqëri, lidhje dashurie, udhëtime të shumta e të tjera ndikojnë pozitivisht në jetën tonë në perceptimin e një bote më të mirë në zhvillimin psikomotor të trurit e mendjes sonë në realitet . Uroj të të kem qartësuar sadopak në atë që ju mundonte! Të uroj gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alida duka: Si u bë kënga ime hit në Rusi?

Next Post

Si e kuptojmë që jemi me zemër?

Advertisement