Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kalova infarkt pas bai-pasit


– Kam një pyetje për kardiologun Jam 64 vjeç. Para 2 vjetësh bëra bai-pas dhe para 6 muajsh, u shtrova me diagnozën: Infarkt bulbar dext. Marr mjekimet: Plavix, aspirin protec, sortir, betablok dhe jam më mirë. Ajo çfarë dua të pyes është: A duhet ta vazhdoj Plavix-in më shumë se 6 muaj? A mund t’i bëj banjo me ujë të ftohtë 10-15 minuta këmbës së majtë, ku ndjej ende pickime e dhimbje? A mund të përdor hollues gjaku në vend të Plavix-it?

Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 +355662770750:- Përshëndetje! Plavixi në varësi të llojit të stentit apo unazës që implantohet në zemër dhe në varësi të sëmundjes së kaluar merret për 6 muaj deri në një vit. Plavixi është antiagreganti më i mirë për parandalimin e trombozës apo mpiksjes së gjakut në unazë çka çon në mbyllje të stentit! Pas një viti merret Aspirina 81 mg apo 100 mg gjatë gjithë jetës. Përsa i përket pyetjes nëse mund të përdorni banjo me ujë të ftohtë unë do t’ju këshilloja një konsultë të rregullt tek angiologu i cili pas vlerësimit që do i bënte këmbës do t’ju orientonte drejt një vlerësimi ekografik të shtratit vazal të ekstremiteteve të poshtme. Pas kesaj konsulte do merrej një informacion më i plotë rreth anksës që keni në këmbë. Shqetësime të ngjashme mund të vijnë dhe nga diabeti pasi ky i fundit jep dëmtim të receptoreve te dhimbjes çka përkthehet në dhimbje të ekstremiteteve. Madje në raste të caktuara mund të hasen dhe plagë në këmbë nga diabeti duke dhënë te shumë përshkruarën këmba diabetike. Mjekimet e tjera që keni përshkruar më sipër do i marrësh pa ndryshim deri në kontrollin e rradhës nga kardiologu juaj. Dozimi i tyre do ndryshojë vetëm neëse mjeku juaj jua këshillon diçka të tillë duke u bazuar në të dhënat e ekzaminimeve kardiologjike dhe bilancit biokimik. Të shkuara!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një analizë javore nga Xhoi Jakaj

Next Post

E lumturova vetëm disa orë

Advertisement