Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ai ma masakroi kushërirën!


Para shumë vjetësh kam përjetuar një histori sa të vërtetë, aq edhe të pabesueshme. Edhe sot e kësaj dite e përjetoj në të njëjtën mënyrë si atëherë, nuk kam mundur ta kaloj dot, edhe pse kanë kaluar thuajse 10 vjet. Kisha një kushërirë, vajza e xhaxhait dhe e doja tamam si të ishte motra ime. Ishte pak e madhe në moshë dhe për shkak të moshës së saj, nuk po martohej dot që të krijonte familjen që aq shumë e dëshironte. Kështu, unë dhe familja ime, meqë e kishim shumë për zemër dhe na vinte keq për të, vendosëm të bënim mblesëri dhe ta martonim. Ajo kishte shumë dëshirë të kishte një familje të sajën dhe të jetonte si gjithë të tjerët. Pyetëm në disa vende dhe gjetëm dikë që ne menduam se do të ishte i përshtatshëm për të. I prezantuam dhe të dy e pëlqyen shumë njëri-tjetrin. Ishim shumë të gëzuar sepse menduam se për të kishte ardhur lumturia. Shpejt bëmë fejesën dhe pas gjashtë muajsh, martesën. Vajza kishte shtëpinë e prindërve të saj, kështu që nuk kishin nevojë të blinin një shtëpi tjetër. Të gjithë ishim të lumtur kur i shihnim bashkë. Kaluan tre vjet dhe ata nuk mundën të kishin fëmijë, por me aq sa kishim dëgjuar, e dinim që ata shkonin për mrekulli.

Një ditë vendosa t’i bëja një vizitë pasi kisha ca kohë që nuk shkoja. I rashë derës dhe askush nuk e hapi. Tentova disa herë, por asnjë sinjal. Ndërsa prisja, pashë komshien që hapi derën e saj dhe më tha se deri para një ore ata kishin qenë në shtëpi, sepse i kishte dëgjuar tek bërtisnin, por kishte menduar se kishin qenë duke bërë debat si gjithë familjet që kanë ndonjëherë probleme. E prita një orë dhe i rashë përsëri derës, kur papritur dëgjova një si rënkim, si të qarë. Vendosa të shpërtheja derën, meqë askush nuk ma hapte. Kur hyra, ç’të shihja?! Ju nuk do ta besoni sepse do t’ju duket sikur po ju tregoj historinë e ndonjë filmi horror të trilluar, por kjo është ngjarja më e vërtetë dhe që tek unë ka lënë shumë pasoja, që sot e kësaj dite. Kur hyra brenda, e gjithë shtëpia ishte gjakosur. Ai ishte strukur në një cep dhe mbante në dorë një thikë të gjakosur, nuk bënte zë vetëm rënkonte dhe tundej si i çmedur, pa pushim. M’u drodh trupi kur pashë atë skenë. Aty kuptova se ai e kishte vrarë kushërirën time. Dola menjëherë jashtë dhe kërkova ndihmë. Të gjithë komshinjtë u mblodhën menjëherë aty dhe u shokuan nga ajo që shihnin. Është për t’u çuditur dhe mbi të gjitha, shumë e pabesueshme, por unë e gjeta forcën të rregulloja disi trupin e masakruar të kushërirës sime. Nuk e di as vetë se nga më erdhi gjithë ajo forcë, sepse jam i bindur që askush nuk do ta bënte. Nuk kam fjalë t’jua shpjegoj se si ndihesha. Ajo ishte katandisur në atë mënyrë që nuk njihej se ishte njeri. Vetëm unë e di se çfarë kam parë me sy. Lajmërova policinë dhe pas disa minutash, ata ishin aty. E morën atë, që nuk gjej as emër si ta quaj, sepse as kafsha nuk e bën një veprim të tillë. E kishin ekzaminuar dhe kishin dalë në përfundimin se ishte skizofren. Gjithashtu, kishin hetuar dhe kishin zbuluar se ai kishte qenë për disa vjet në spitalin psikiatrik. Gjendja e tij ishte përmirësuar disi, prandaj familja e kishte nxjerrë. Pra, kushërira ime kishte jetuar me një çmendur. Shpeshherë, ajo i thoshte sime shoqeje se kishte probleme me të, por mendonim se të gjitha çiftet kanë probleme dhe kurrë nuk ma kishte marrë mendja se gjërat do ishin kaq keq. Më pas, trupin ia çuam familjes së saj; të ëmës dhe të vëllait që jetonin bashkë. Mendoja gjithë rrugës… Si do ta bëja këtë gjë? Kur për mua ishte kaq e vështirë ta shihja, po për ata? Gjithë rrugës, po mendoja si t’ua bëja sa më të lehtë këtë moment, por ishte e pamundur se nuk kishte gjë më të vështirë sesa kjo. I rashë derës dhe doli e ëma. Unë nuk po i mbaja dot më lotët dhe shpërtheva. Të tjerët që më shoqëronin, arritën t’i tregonin të vërtetën, sepse unë nuk munda.

Advertisement

Arrita vetëm t’i kërkoja të mos e shihte trupin e vajzës së saj, por ajo humbi menjëherë ndjenjat. Më pas erdhi i vëllai dhe i tregova se çfarë kishte ndodhur. Nisi të qajë me të madhe dhe nuk e besonte dot atë që kishte ndodhur. Pas disa momentesh, u përmend edhe nëna. U mundova ta qetësoja, por qe e pamundur. Doja ta ndaloja ta shihte trupin, por ajo donte ta shihte për herë të fundit vajzën e saj, edhe pse ajo nuk kishte fare formën e një njeriu. Nuk kam fjalë t’jua shpjegoj dhimbjen e asaj nëne! Nuk donte të jetonte më. Do të bënim ceremoninë e varrimit, por njerëzit donin ta shihnin për herë të fundit. Nuk ishte aspak e hijshme të shihje atë moment, por me këmbënguljen më të madhe nga të afërmit, vendosëm ta linim disa momente hapur arkivolin, por të gjithë u bënë shumë keq, kështu që vendosëm ta mbyllnim. Atë ditë, ajo u varros dhe si gjithë të vdekurit do mbetet një kujtim, por vdekja e saj për ne, do të jetë një histori e paharrueshme dhe drithëruese. Do të pyesni se çfarë u bë me burrin e saj? Që sot e kësaj dite, vazhdon te jetë i mbyllur në spitalin psikatrik, por a është e drejtë që një njeri i tillë të jetojë? Ai meriton vdekjen në mënyrën më të keqe, por Zoti e di vetë se si vepron dhe mbase kjo është mënyra më e mirë për ta bërë që të vuajë. Mbase si kjo histori nuk keni dëgjuar kurrë, por unë që e kam përjetuar, edhe pas kaq vjetësh, më duket sikur kam parë një ëndërr të keqe dhe më pas jam zgjuar. Ende më dridhet trupi. Nuk ka gjë më të keqe për një njeri të largohet nga kjo botë në atë mënyrë. Ndonjëherë, kur e mendoj, më duket sikur isha unë shkaku i gjithë kësaj tragjedie, duke qenë se isha shkuesi i tyre, por atëhere askush nuk më kishte thënë se ai kishte qenë i sëmurë dhe mbi të gjitha, i shtruar në spital, sepse unë kurrrë nuk do ta lejoja që të bëhej ajo martesë.

Megjithatë, tani është shumë vonë për t’i menduar të gjitha këto, sepse gjëma është bërë dhe asgjë s’kthehet mbrapa. Mbase mund të ishte parandaluar, por tani është e kotë t’i mendosh. Do të dëshiroja që këtë tragjedi që kam përjetuar unë, të mos e përjetonte askush. Është një nga historitë më shokuese që mund të ketë dëgjuar ndokush, por është një histori shumë e vërtetë. Jeta është shumë e bukur, por unë nuk do t’ia uroja askujt jetën që pati kushërira ime…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Devis Muka: Ia kam zili politikës...!

Next Post

Alida duka: Si u bë kënga ime hit në Rusi?

Advertisement